“Asnjë klient me temperaturë 37.5, nuk lejohen as kokoshkat”/ Ja rregullat për kinematë

Ka hyrë në fuqi sot, urdhri i qeverisë për hapjen e kinemave në vend, që kanë qenduar mbyllur për disa muaj për shkak të pandemisë.

Në të përcaktohen rregullat e qarta për spektatorët dhe bie në sy përcaktimi i qartë i temperaturës së trupit.

“Asnjë klient me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në kinema”, thuhet në protokollin e publikuar.

Protokolli për kinematë

-Administratori i kinemasë vendos grafikun përkatës për organizimin e orëve të aktiviteteve të tij

-Administratori është i familjarizuar me mënyrën e njoftimit apo të lajmërimit në rast të dyshuar Covid19, gjatë aktivitetit të kinemasë.

-Punonjësit e kinemasë nëse kanë shenja të infeksionit Covid-19 ose janë kontakt i ngushtë i një rasti pozitiv, nuk duhet të paraqiten në punë dhe të njoftojnë administratorin.

-Në rast se konstatohet nga stafi rast i dyshimtë me shenja të ngjashme me Covid19, klienti, personeli detyrohet të kthehet në shtëpi dhe komunikon me mjekun e familjes si dhe stafi njofton administratorin i cili më pas njofton strukturat përkatëse të njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor

-Nëse identifikohet një rast pozitiv në sallën e kinemasë operatori do të ndjekë të gjitha udhëzimet për pastrimin, larjen dhe dezinfektimin e të gjithë zpnës së sallës së kinemasë

-Asnjë klient me temperaturë mbi 37.5 nuk duhet të lejohet në kinema

-Operatori duhet të afishojë në hyrje dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit, listën e simptomave të Covid-19 dhe posterin informues mbi uljen e rriskut të Covid-19 sipas checklistës së miratuar.

-Të vendosen shenja dalluese në lidhje me distancimin fizik jo më pak se 1.5m rreth zonës së subjektit të kinemasë.

-Të afishohen oraret e shfaqjeve me periudha të shkurtra pushimi nga një shfaqje në tjetrën për të parandaluar grumbullimin në zonat e pritjes.

-Të kryhen shfaqjet me një interval pushimi jo më pak se 15 minuta nga njëra shfaqje tek tjetra për të lejuar pastrimin e duhur për të kryer ventilimin dhe për të parandaluar përplasjen e klientëve që hyjnë dhe dalin nga kinemaja

-Të kryhen vetëm rezervime online dhe të kufizohen grumbullimet në zonën e pritjes për të ruajtur distancimin fizik.

-Të kufizohet dhënia e biletave për anëtarë të një familje në ulëse në rreshta alternative.

-Të mbahet maskë nga klientët dhe nga personeli gjatë gjithë kohës që janë në mjediset e brendshme të kinemasë

-Të vendoset staf mbështetës për të monitoruar zonat e pritjes ku klientët mund të grumbullohen në mënyrë që të zbatohet distancimi fizik

-Të shënohen qartë shenja dalluese karriget/ndenjëset që nuk përdoren për efekt të ruajtjes së distancës jo më pak se 1.5 metra.

-Të merren masat e duhura për dezinfektimin e duarve duke përdorur pastrues me bazë alkooli që përmbajnë të paktën 60% alkool.

-Të favorizohet qarkullimi i ajrit të jashtëm sa më shumë që të jetë e mundur duke hapur dritare dhe dyer

-Të kryhet higjienizimi i karrigeve, mbështetëseve e krahëve të karrigeve në raport me numrin dhe oraret e shfaqjeve

-Të sigurohet higjienë maksimale në tualet dhe pajisja me të gjithë elementët bazë higjienikë dhe menaxhohen në kohë mbetjet

-Të mos kryhet konsumim i ushqimeve në ambientet e brendshme dhe sallën e kinemasë.