• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si mendon ta parandalojë Bashkimi Evropian kaosin në kufi/ Çfarë është harta e koronës që do të ndryshojë çdo javë

11:05 : 14/10/2020
në AKTUALITET, BOTA, SHENDETI

Në pranverë shumë vende në Evropë i mbyllën kufijtë e tyre pa u koordinuar. Një hartë e përbashkët evropiane e Coronas, e bazuar në sistemin e semaforit ka për qëllim të parandalojë kaosin e ri.

Qëllimi është i qartë: BE dëshiron të koordinojë më mirë masat ndaj Covid-19 – dhe të parandalojë kështu kaosin e ri në udhëtimet brenda Evropës.

Në pranverë, shumë vende i mbyllën kufijtë e tyre pa u koordinuar me fqinjët e tyre ose në nivelin e BE. Rezultati ishte bllokime të gjata të trafikut dhe për shkak se kamionëve ndonjëherë u duhej të prisnin me ditë për faturim, furnizimet për supermarketet qenë në rrezik të bllokoheshin.

Ndërkohë, shumë vende kanë futur kufizime të reja përballë valës së dytë të Coronas: zonat e rrezikut, karantina, detyrime për teste – kudo zbatohen rregulla të ndryshme. Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen flet për një jorgan me arna që zor se e kupton dikush. Kjo do të ndryshojë tani.

“Kufizimi i aktiviteteve të udhëtimit është sigurisht ndërhyrja më e vështirë”, thotë Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth. “Dhe për ne është e rëndësishme që t’i zbatojmë parimet e Shengenit, por edhe të tregut të brendshëm, për aq sa të jetë e mundur.

Lexo edhe:

Gjermania synon të kthehet në epiqendrën e prodhimit të çipeve në Evropë

Italia do të lirojë 10,000 persona nga burgjet për të lehtësuar mbipopullimin

Vendet vendosin për kufizimet

Një hartë e përbashkët evropiane e Coronas, bazuar në sistemin e semaforit tani do të ndihmojë për këtë. Në varësi të shkallës së infektimeve, rajonet e veçanta klasifikohen si zona të gjelbra, të verdha ose të kuqe. Kur nuk ka informacion të besueshëm, zona në fjalë mbetet gri.

Kur brenda dy javësh infektohen mesatarisht, më pak se 25 vetë në 100.000 banorë me virusin corona, semafori është i gjelbër. Kjo do të thotë: nuk ka kufizime të udhëtimit. Kur ka më shumë se 25 raste, semafori kalon në të verdhë, kur ka 50 ose më shumë raste të reja, ngjyra është e kuqe. Në vlerësimin e rajoneve, luan një rol edhe shkalla e testeve pozitive.

Harta përditësohet çdo javë

Për udhëtarët nga zonat e verdha dhe të kuqe, duhet të vendosë vetë secili vend nëse dhe, nëse po, cilat kufizime do të zbatohen. Sidoqoftë, shtetet në fjalë dhe Komisioni i BE duhet të informohen për këtë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Harta e Coronas është krijuar nga Agjencia Evropiane e Shëndetit (ECDC, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) dhe përditësohet çdo javë. Por a mund ta parandalojë ajo vërtet kaosin e frikësuar? Disa ministra evropianë kanë dyshimet e tyre. Jean Asselborn nga Luksemburgu, për shembull – ose Karoline Edtstadler nga Austria

“Tani ka diçka në tryezë që për fat të keq është kapërcyer nga realiteti”, thotë Edtstadler. “Këto janë kritere që nuk janë mjaft të sakta. Sepse kur e mendon mirë, shumica e rajoneve të Evropës janë me ngjyrë të kuqe në këtë hartë – dhe nuk ka rritje mbi të kuqen.”

Nga ana tjetër, Presidenca Gjermane e Këshillit të BE-së, e konsideron hartën e Coronas si një hap të parë, të rëndësishëm, i cili duhet të ndiqet nga të tjerë. Mbi të gjitha, Ministri i Shtetit Roth thotë se koordinimi i masave për Coronan është një test dramatik për të gjithë Bashkimin Evropian./DW

Etiketa: Evropekorona

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania synon të kthehet në epiqendrën e prodhimit të çipeve në Evropë

10:39 : 17/07/2025
BOTA

Italia do të lirojë 10,000 persona nga burgjet për të lehtësuar mbipopullimin

15:19 : 16/07/2025
BOTA

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

12:27 : 16/07/2025
BOTA

Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit njerëzor: 158 arrestime, mbi 1,000 viktima

18:27 : 11/07/2025
AKTUALITET

Stina e verës në Evropë po zgjatet, Tirana dhe Athina nën valën e 143 ditëve të nxehta

14:23 : 06/07/2025
BOTA

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

09:31 : 02/07/2025
Para

Po planifikoni të aplikoni lotarinë amerikane, ambasada e SHBA: Udhëzimi që duhet të respektoni

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com