• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi i informatorit, 5 vite brenda mafias/ Si u tradhëtua “Kasketa” nga zyrtarët e policisë

19:31 : 14/10/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gazetari Basir Çollaku ka mundur të sigurojë dëshmitë e një informatori të policisë, me pseudonimin “Kasketa”, i cili pritet të hedhë dritë mbi mënyrën e funksionit të grupeve kriminale në trafikun e drograve të forta.

“Kasketa” prej 5 vitesh infiltrohet mes grupeve kriminale, ndërsa sipas gazetarit, ai sot është tradhëtuar nga zyrtarët e policisë.

Çollaku shkruan se si fillim janë dhënë 25 mijë euro për kokën e “Kasketës”, agjentit informal.

“Në disa raste delikate, për emra të pushtetshëm. Në telefonin e tij mbërrin porosia:

Tërhiqu, është vonë. Nuk e bëjmë dot. Do ndërhyjmë në një moment tjetër. Dikush ka folur”, shkruan gazetari.

Lexo edhe:

“E kam fiksim”/ U kap me uniformë policie, zbardhet dëshmia e 20-vjeçarit që hiqej si efektiv

Shpërthim me tritol në Kuçovë

Nga Basir Çollaku

Rrëfimi i informatorit do të publikohet në Shijak Televizion, nga nesër.

Çfarë ka në dëshminë e njeriut që tashmë është shenjestër e krimit dhe policisë?

Qyteti kontrollohet nga mafia. Policia thuajse është kthyer në vartëse të saj. Në një farë mënyre, fatkeqësisht kanë ndarë territoret, duke mos “mërzitur” njëra-tjetrën. Në mes është shpërblimi financiar marramendës. Qendra e Policisë në Tiranë, seleksionon ngjarjet. Në jo pak raste ajo përcjell porosi të mos ndërhyhet. Dikush ka ujdisur dhe vajisur ingranazhet me para.

Financat bëjnë gjënë e duhur, lënë policinë dorëjashtë dhe bandat kanë nëpër duar bizneset e paligjshme, trafikun e drogave të shtrenjta dhe çdo lloj narkotiku tjetër. Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e policisë, kanë qenë në dijeni e janë informuar në kohë për shumë ngjarje të rënda kriminale. Për vrasje e pengmarrje, për trafik kombëtar dhe ndërkombëtar të heroinës e kokainës. Por, një dorë e shkujdesur, e zënë nga pagesat e majme, e ka bërë mirë punën, duke ndaluar prishjen e ekuilibrave mafioz. Halli i vetëm, paraja kriminale në duar bandash dhe të ligjzbatuesve.

Një Agjent informal, një informator e dëshmitar, punon pesë vite me policinë, duke hyrë në jo pak raste brenda grupeve kriminale. Brenda bandave, brenda Mafias. Blen drogë për llogari të Policisë dhe Prokurorisë. Infiltrohet në grupe të rrezikshme kriminale. Zbulon dhe informon në Shkodër dhe Tiranë për ngjarje të rënda në vend.

Në disa raste delikate, për emra të pushtetshëm. Në telefonin e tij mbërrin porosia.

Tërhiqu

Është vonë

Nuk e bëjmë dot.

Do ndërhyjmë në një moment tjetër.

Dikush ka folur.

Porosia është dhënë dhe pronari i plantacioneve, magazinave, rrjetit të shpërndarjes së kokainës, ka një mekanizëm mbrojtës, edhe ndaj institucioneve. Lehtësisht mundet t’u marrë fjalën të urdhërojë të tërheqë Specialet dhe banda, grupi i tij dhe kokaina, të vijojnë punën të patrazuar. Drejtues policie në borderotë e Mafias, funksionarë të lartë policie, gjobvënës të trafikantëve, para në këmbim të lirisë së ngarkesave të drogës. Biznesmenë dhe njerëz të politikës, kanë gjithnjë një mundësi për të shpëtuar. Në pranga ka kush të shkojë. Dëshmitari braktiset në qytetin e tij dhe në Tiranë nga autoritetet.

Shefa komisariatesh, nëndrejtorë dhe drejtorë police të përfshirë. Politikanë e biznesmenë. Tashmë janë një. Vështirë të dallosh ku nis njëra e mbaron tjetra. Janë së bashku në Bordin e së Keqes.

Gjermanët dhe zviceranët kërkojnë dijeni për ngjarjet. Përgjigja është shitje. Informatori thotë të vërtetën, por ne e mbrojmë, thotë Tirana, ndërkohë për 18 muaj, mezi e kanë strehuar dhe e kanë ekzpozuar në prag të atentateve, atë dhe familjen e tij.

Mafia është e sigurt. Arrin të marrë dosjen e tij, marrëveshjet e tij nga policia, prokuroria dhe gjykata. Ata nuk ngurojnë. Ofrojnë një çmim.

Si fillim, 25 mijë euro për kokën e “Kasketës”, agjentit informal, që u prishi punë, ndonëse ata e rregulluan më lart me eprorët, me drejtuesit, me ata që enden borderove të tyre.

Mafia kontrollon qytetin dhe kryeqyteti bindet.

Rrëfimi do të publikohet në Shijak Televizion, nga nesër 15 tetor.

Etiketa: kasketapoliciazyrtaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E kam fiksim”/ U kap me uniformë policie, zbardhet dëshmia e 20-vjeçarit që hiqej si efektiv

11:21 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shpërthim me tritol në Kuçovë

09:22 : 04/11/2025
AKTUALITET

I sëmuri mendor sulmon me levë në mes të ditës, institucionet: S’ka qendra trajtimi

22:17 : 03/11/2025
SPORT

Dhunë pas sfidës Flamurtari-Elbasani, tifozët vlonjatë përplasen me policinë (Video)

21:19 : 03/11/2025
AKTUALITET

E kishte fshehur kokainën në tigan, 22-vjeçari shqiptar kapet me drogë në Angli

19:51 : 03/11/2025
RAJONI

Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës, plagos dhe rrëmben një shtetas

16:19 : 03/11/2025
Para

‘The New York Times’/ Erdogan urdhëroi vrasjen e politikanit të njohur në Vjenë

TË GJITHA

Evazioni fiskal i ‘Bankers’/ GJKKO liron nga qelia ish administratorin, Leonidha Çobo

16:26 : 04/11/2025

VIDEO/ Ndotja e lumenjve në Shqipëri, mediat italiane ngrenë alarmin: Po na dëmton të gjithëve

16:19 : 04/11/2025

‘Palloshi i gjatë’/ Në dosjen ‘Balluku’ biseda me sharje dhe fyrje për kryeministrin Rama

16:19 : 04/11/2025

Shisnin drogë në qytet, arrestohen katër persona në Elbasan, dy në kërkim

16:09 : 04/11/2025

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

15:46 : 04/11/2025

Thellohet bilanci/ Shtatë alpinistë të vdekur pas një orteku në Nepal

15:35 : 04/11/2025

Rikthimi në detyrë i Veliajt, Bardhi: Rama cirk me shqiptarët! Turp i pushtetit

15:30 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com