• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Konflikti në Nagorno-Karabakh dhe dronët e prodhuar në Turqi

20:19 : 14/10/2020
në BOTA

Dronët e Turqisë po luajnë një rol të madh në mbështetjen e ofensivës së Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh. Turqia i ka përdorur dronët më parë në Siri dhe Libi.Këto pajisje të sofistikuara janë bërë tani pjesë integrale e përpjekjeve të Ankarasë për të treguar fuqinë përtej kufijve të saj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, industria turke e dronëve po përballet me kundërshtime nga komuniteti ndërkombëtar.

Dronët e prodhuar në Turqi dhe që po pëdoren nga forcat e Azerbajxhanit janë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të rimarrë enklavën e debatueshme të Nagorno-Karabakhut që është nën kontrollin armen.

Analistët thonë se konflikti në fjalë nënvizon aftësitë e Turqisë si një prodhues kryesor i dronëve, duke e vënë atë mes fuqive të tjera të mëdha, dronët e të cilëve përdoren në luftë. Arda Mevlutoglu është analistë për mbrojtjen ajrore.

“Turqia ka grumbulluar një eksperiencë të madhe për të prodhuar dronë të tillë të avancuar. Pra do të thoja se teknologjia e saj është diku mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.”

Turqia ka konfirmuar përdorimin e dronëve në Siri në mbështetje të rebelëve, si dhe në Irak kundër kryengritësve kurdë.

Lexo edhe:

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

Gjatë luftës civile në Libi, dronët e prodhuar në Turqi ndihmuan për të kthyer situatën në favor të qeverisë së mbështetur nga Ankaraja.

Dronët tani janë pjesë integrale e asaj që analistët e quajnë diplomacia e fortë e Ankarasë. Sina Ulgen është me Qendrën për Ekonomi dhe Studime të Politikës së Jashtëme.

“Dronët luftarakë, sistemet elektronike të luftës e kanë ndihmuar Turqinë që të kryejë një politikë të jashtme dhe të sigurisë më të fuqishme, sepse në thelb Turqia u mbështet tek avatazhi i saj teknologjik.”

Por numri i viktimave civile në Nagorno-Karabakh, të shkaktuara pjesërisht nga dronët turq, po nxit një reagim ndërkombëtar. Kandaja ka pezulluar shitjen e disa pjesëve kritike, duke ekspozuar dobësitë e Turqisë.

Atilla Yesilada është konsulent politik me firmën “Global Source Partners”.

“Turqia ende nuk mund të prodhojë motorin, dhe nuk ka fabrikë për prodhimin e mikropocesorëve. Pra të gjitha pjesët inteligjente, apo programet, për dronët që përdoren si armë, duhet të importohet nga Perëndimi ose nga Kina.”

Kohët e fundit Turqia prezantoi dronin më të fuqishëm deri më tani. Kjo tregon se dronët do të mbeten një pjesë kyçe e ambicjeve në rritje të Turqisë për të projektuar veten si një fuqi rajonale.

Lajme të lidhura

BOTA

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

20:31 : 10/10/2025
BOTA

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ekstradimi i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

20:06 : 10/10/2025
AKTUALITET

Del VIDEO, momenti kur Enis Vrapi shfaqet me kallash lodër në derën e Prokurorisë së Tiranës

19:57 : 10/10/2025
RAJONI

U lirua nga burgu në Serbi, Nezir Mehmetaj del nga qelia pas 6 vitesh

19:41 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025
Para

Pensionisti Reja dhe shpërfytyrimi i kombëtares kuq e zi/ Shqipëria merr ‘fytyrën’ e trajnerit

TË GJITHA

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

20:31 : 10/10/2025

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025

Ekstradimi i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

20:06 : 10/10/2025

Del VIDEO, momenti kur Enis Vrapi shfaqet me kallash lodër në derën e Prokurorisë së Tiranës

19:57 : 10/10/2025

U lirua nga burgu në Serbi, Nezir Mehmetaj del nga qelia pas 6 vitesh

19:41 : 10/10/2025

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025

Angelina Jolie rrëfen dhimbjen pas divorcit me Brad Pitt: Ngjarje të vështira për mua dhe fëmijët

19:26 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com