• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Politika dhe paratë

13:05 : 13/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Financimi i partive politike, kapja e tyre prej “lobistësh” si në Perëndim apo “të fortësh” si këtu në Shqipëri, kontrollimi i axhendave politike dhe politikave publike, si dhe shërbimi i interesave klientelistë, janë një problem jo vetëm i vendeve me demokraci ta pakonsoliduar dhe shtet të së drejtës jo-funksional si te ne. Për shembull, duke i’u referuar kontekstit amerikan, Burt Neuborne, profesor i së drejtës publike në Universitetin e New Yorkut kritikon ashpër teksa i referohet disa prej vendimeve të shumë-diskutuara të Gjykatës së Lartë në SHBA që heqin tavanin e donacioneve të individëve dhe korporatave për fushatat e partive politike. Ndër të tjera, ai shkruan se: “në këtë demokraci jo-funksionale që gjyqtarët kanë ndërtuar, të paktën gjysma e elektoratit nuk voton, ekstremet e të dyja partive dominojnë procesin, partitë e vogla janë jo-ekzistente, elementë radikalë ideologjikë kanë kapur dhe përgatisin axhendat e partive respektive, lobistët kontrollojnë pltësisht zyrtarët e zgjedhur dhe para që rrjedhin nga burime sekrete i kanë kthyer zgjedhjet tona në ankande të heshtur”. Edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair e pranon hapur në kujtimet e tij që pesha e lobistëve të pasur që kontribuonin në fushatat elektorale arrinin të përcaktonin shpesh dhe linja të caktuara politikash dhe natyrisht të kërkonin favore kur partia e mbështetur të vinte në pushtet.

Donald Trump, presidenti aktual amerikan dhe kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, e pranon këtë fakt si një truizëm që nuk lë vend për t’u diskutuar kur u akuzua dikur që kishte ndihmuar me donacione fushatat e Bill Klintonit president dhe ato të Hillari Klintonit si senatore e New Yorkut, ku u shpreh tekstualisht se: “Unë i jap të gjithëve. Kur ata më telefonojnë, unë u jap. Dhe e dini çfarë? Kur unë i telefonoj dy-tre vjet më vonë, ata janë aty për mua”. Ky sipërmarrës i kthyer në politikan, në gjurrmë të të tjerë figurave të rëndësishme të botës së biznesit që janë kthyer në figura të rëndësishme politike si Bloomberg në SHBA apo Silvio Berluskoni në Itali që për më tepër kanë qenë dhe manjatë mediash, arrijnë që qartazi të përfitojnë favore dhe dominojnë axhenda publike minimalisht, ose të arrijnë dhe të përcaktojnë politika publike, vençarisht kur arrijnë të kapin dhe pushtetin politik. Kjo nuk i kthen domosdoshmërisht në armiq të interesit publik, madje kur arrijnë të kenë pushtetin politik drejtëpërsëdrejti, janë më të kontrollueshëm nga presioni i opinionit publik, apo mekanizmat e tjerë kushtetues që ekzistojnë ndër vendet me demokraci të konsoliduar dhe ndonjëherë kthehen dhe në kampionë të çështjeve me sensitivitet të lartë publik si fushatat që ndërmorri suksesshëm dhe me mbështetje të gjerë popullore, ish-kryebashkiaku njujorkez Bloomberg ndaj industrisë së ushqimeve të shpejta dhe pijeve freskuese dhe vençarisht ndaj përdorimit të lartë të sheqerit dhe kripës në këto industri.

Në rastin e Shqipërisë, ku financimi i partive politike ngelet një pikë e errët, ku personazhe që kanë themeluar apo drejtuar media katapultohen direkt në politikë dhe ku ndarjet mes të dyjave dhe përfitimeve jo rastësore nga tenderat publikë të politikanëve-oligarkë, të bëjnë minimalisht të dyshosh dhe duke qenë se filtrat e një drejtësie të pavarur dhe të ndershme mungojnë, dyshimi shtohet edhe më. Ndërkohë që një pjesë e mirë e përfaqësuesve politikë vijnë drejtëpërsëdrejti nga bota kriminale të maskuar si “biznesmenë”, me të ardhura krejt të dyshimta që shumëfishohen gjatë viteve të qëndrimit në Parlament dhe ku ligji i dekriminalizimit vetëm filtroi disa personazhe të dyshimtë por gjithashtu solli dhe që ata që dolën nga dera të përpiqen të hyjnë përmes kloneve të tyre nga dritarja.

Për mos të folur mandej për qesharakëzimin e parlamentit aktual ku soj e sorrollop gaztorësh jo vetëm kanë deformuar kuptimin e legjitimitetit por sjellin dhe një dëm të padiskutueshëm mbi përfaqësimin demokratik pasi nuk ka ngelur më rondokop dhe sharlatan pa aspirata për t’u bërë ligjvënës në mënyrë që të jenë sadopak atraktivë për kazanët e Tiranës dhe të kapardisen si kokoshi majë plehut kur dalin bulevardit me shpresën se do i njohin dhe respektojnë për së largu. Figura pa identitet politik që natyrisht do të dalin sic hyjnë por që lanë gjurrmë të hidhura në memorien afatshkurtër institucionale dhe kulturën e vaktë politike në këtë anarko-demokraci ku alfa dhe omega duhet të jetë dhe një reformë e mirëfilltë dhe jo thjesht kozmetike e financimit të partive politike, me kuadër të qartë ligjor dhe penalitete të sanksionuara qartësisht dhe të monitoruara dhe audituara në mënyrë konstante dhe të besueshme si nga agjencitë ligjsbatuese brenda vendit, ashtu dhe nga ndërkombëtarët. Në mënyrë që politika të pastrohet pasi nuk mund te ketë “pastrim” Shqipërie pa pastrim nga të inkriminuarit brenda sistemit. Dhe nuk mund të ketë reforma reale pa reformim të sistemit të financimit të partive politike dhe transparencën e plotë të burimeve financiare që ushqejnë karriera politike.

Lexo edhe:

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

*Shkruar enkas për BoldNews.al

Lajme të lidhura

SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025
Para

Ja pse Edi Rama zgjodhi Evis Kushin si ministre

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com