Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën, monedhat e huaja fituan terren në raport me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 124,08 lekë, ose 0,03 lekë më shumë se të hënën.
Ndërsa monedha e gjelbër amerikane fitoi 0,15 pikë dhe këmbehet me 105,24 lekë.
Paundi britanik dhe franga zvicerane, këmbehen sot respektivisht në vlerat 137,28 lekë dhe 115,55 lekë.
Monedha britanike, por edhe franga zvicerane fituan terren kundrejt lekut, përkatësisht me 0,57 lekë dhe 0,28 lekë.