• Kontakt
Friday, September 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetvendosje për Masakrën e Hormovës/ Bashkia Tepelenë fsheh të vërtetën e rikonstruksionit të memorialit

22:06 : 11/10/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

217 burra dhe djem të fshatit Hormov në Tepelenë u masakruan dhe vranë nga grekët në vitin 1914. Në nder të tyre vite më vonë u ngrit një memorial i cili në ditët e sotme gjendet në kushte jo të mira. Banorët e zonës i janë drejtuar Këshillit Bashkiak Tepelenë për të rikontruktuar këtë memorial në nder të viktimave të luftës.

Në një postim në faqen e saj zyrtare Vetvendosje në Tiranë shprehet se ka qenë në këtë fshat dhe është njohur më nga afër me historinë dhe përpjekjet që janë duke bërë banorët për ta rikthyer memorialin në gjendje të mirë. Sipas Vetëvendosjes banorët janë shprehur se Këshilli Bashkiak e ka miratuar kërkesën e tyre për rikonstruksion, por e kundërta thonë ata pretendohet nga Bashkia. Kjo e fundit është shprehur së në këshill nuk është marrë asnjë vendim për memorialin.

‘Kujtesa kolektive është e domosdoshme për një popull dhe për brezat që vijnë, për të bërë çmos që historia të mos harrohet e të mos përsëritet. Secili komb e ka për detyrë t’i tregojë botës dhe vetes plagët e shkaktuara prej politikave pushtuese e shfarosëse. Mohimi i plagëve të së shkuarës është hapje plagësh të reja në të ardhmen. Përse duhet të ketë pengesa e vonesa restaurimi e rehabilitimi i një memoriali të tillë, i cili vetëdijëson gjithkënd kundër gjenocidit?’,-shkruan Vetëvendosje.

Deklarata e plotë

Në vitet 1913-1914, kur Greqia pushtoi pjesën jugore të Shqipërisë, ushtarakët dhe paraushtarakët e Greqisë kryen qindra masakra, një krim gjenocidial ndaj popullit shqiptar me qëllimin e qartë për spastrim etnik. Një prej masakrave, të dokumentuara mirë edhe në nivel ndërkombëtar, është ajo e fshatit Hormovë. Në pranverën e vitit 1914, shovinistët grekë, andartët, masakruan 217 burra e djem në fshatin Hormovë, të cilët u varrosën me shpejtësi, por u gjetën më vonë e u identifikuan nga komisioni ndërkombëtar që e vërtetoi këtë masakër.

Lexo edhe:

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, e kisha personale

VIDEO/ Zjarri po shkrumbon gjithçka edhe në Tepelenë, flakët përhapen në fshatin Hormovë

Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri vizituan këtë fundjavë zonën për të mësuar nga afër mbi zhvillimet për këtë rast. Banorët e zonës kanë ndërmarrë një nismë për rehabilitimin e memorialit të “Masakrës së Hormovës”, duke paraqitur publikisht edhe projektin e rikonstruktimit. Banorët kanë bërë publik pretendimin se në datën 4 shtator 2020, Këshilli Bashkiak i Tepelenës e ka miratuar në mënyrë unanime rikonstruktimin e memorialit, si dhe që leja është dorëzuar me kohë në Bashki. Sakaq, zyrtarë të Bashkisë së Tepelenës e mohojnë pretendimin e votimit në Këshill Bashkiak, por sot e kësaj dite nuk bëjnë transparencë, duke mos bërë publik procesverbalin e asaj mbledhjeje.

Zyrtarët e Bashkisë Tepelenë kanë pranuar publikisht se banorët e zonës kanë kërkuar leje në Bashki për rehabilitimin e memorialit, mirëpo kjo leje po vonohet. Banorët janë për t’u përgëzuar e mbështetur pasi kanë bërë edhe një fushatë për ngritje fondesh për rikonstruktimin e memorialit, duke siguruar financimin e nevojshëm për këtë nismë. Punimet për rehabilitimin e memorialit kishin nisur, por më tej Bashkia i ka ndalur.

Kujtesa kolektive është e domosdoshme për një popull dhe për brezat që vijnë, për të bërë çmos që historia të mos harrohet e të mos përsëritet. Secili komb e ka për detyrë t’i tregojë botës dhe vetes plagët e shkaktuara prej politikave pushtuese e shfarosëse. Mohimi i plagëve të së shkuarës është hapje plagësh të reja në të ardhmen. Përse duhet të ketë pengesa e vonesa restaurimi e rehabilitimi i një memoriali të tillë, i cili vetëdijëson gjithkënd kundër gjenocidit?

Kujtojmë se gjatë viteve 1990 në Shqipëri, ka patur edhe kontestime të tjera ndaj këtij memoriali, prandaj është e rëndësishme që autoritetet të bëjnë transparencë të plotë për rastin në fjalë. Për të sqaruar opinionin publik duhet bërë zbardhja e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të datës 4 shtator 2020, si dhe të shpjegohet publikisht se cilat janë arsyet pse nuk është miratuar ende leja e kërkuar nga banorët e zonës për rehabilitimin e memorialit.

Hormovë, 11 tetor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Etiketa: hormovemasaker

Lajme të lidhura

Autori i masakrës, Ragip Gila
AKTUALITET

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, e kisha personale

17:48 : 08/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri po shkrumbon gjithçka edhe në Tepelenë, flakët përhapen në fshatin Hormovë

19:20 : 12/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Policia “masakër” ndaj shoferëve, mbi 3 mijë gjoba në një javë

17:30 : 14/07/2025
BOTA

Lirohet autori i masakrës ku u vra kryeprokurori Giovanni Falcone, familjarët e viktimave: E dhimbshme

15:39 : 05/06/2025
AKTUALITET

Masakër mjedisore në Elbasan/ Ngordhje masive e peshqve nga shkarkimi i mbetjeve të fabrikës së ullirit

21:07 : 18/03/2025
AKTUALITET

Klodjana Lala “shpërthen” ndaj Ilir Prodës: Kutia e Pandorës në Shkodër është hapur!

19:25 : 13/11/2024
Para

Video/ Hamilton barazoi rekordin e Schumacher, shikoni gjestin e djalit të gjermanit

TË GJITHA

Gazetari: Mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

22:54 : 26/09/2025

Trump: I hapur për furnizimin e Ukrainës me “Tomahawk” për të goditur objektiva në Rusi

22:53 : 26/09/2025

Policia blindon Vlorën, detajet e para

22:38 : 26/09/2025

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet para kohe gjenerali serb

22:31 : 26/09/2025

Emri i Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein

22:27 : 26/09/2025

Këlliçi: Veliaj nuk do ankimojë shkarkimin, ja marrëveshja që ka me Ramën

22:18 : 26/09/2025

Manjaku 26-vjeçar i etur për fëmijë, ja si i joshte vajzat/ DETAJE tronditëse – EMRI

22:11 : 26/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com