• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sëmundjet gjatë detyrës, 4 presidentë amerikanë humbën jetën për shkaqe natyrale, 4 u vranë

23:23 : 09/10/2020
në BOTA

Një goditje në tru. Një atak në zemër, që për publikun u njoftua si një problem i thjeshtë mos-tretjeje, kolera apo pneumonia. Gripi spanjoll apo tentativë për vrasje.

Lajmi se Presidenti Donald Trump rezultoi pozitiv me Covid-19 ktheu edhe një herë shikimin nga e shkuara, me listën e gjatë të presidentëve që kanë patur beteja të forta me sëmundje të rënda gjatë viteve të presidencës. Disa prej tyre, këto beteja i humbën. Sipas “The New York Times”, gjatë ditëve të para, Trump ka patur temperaturë dhe kollë, ndaj iu nënshtrua testeve të tjera për shëndetin e tij në qendrën mjekësore ushtarake “Walter Reed”.

Por, le të kthehemi pas ndër vite. 4 presidentë amerikanë kanë humbur jetën për shkaqe natyrale gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa 4 janë vrarë. Ka patur presidentë që kanë humbur jetën nga goditje cerebrale, atak në zemër apo sëmundje të tjera të rënda. Disa jetuan për muaj me radhë, të tjerë humbën jetën krejt papritur. Vite më parë, Kushtetuta amerikane ishte e paqartë në pikën se çfarë ndodh nëse Presidenti sëmuret rëndë dhe kush merrte përsipër detyrat e tij, deri në mes të shekullit XX, kur presidenti Eisenhouer u sëmur në vitet ‘50 apo kur John F. Kennedy u vra në 1963. Në vitin 1967, Shtetet e Bashkuara ratifikuan amendamentin e 25, sipas të cilit, zv.presidenti emërohej zyrtarisht president nëse presidenti vdes dhe merr menjëherë rolin e presidentit nëse ky i fundit është i paaftë të ushtrojë fuqinë dhe detyrat e tij.

Në vitin 1841, William Henry Harrison, presidenti i nëntë amerikan, humbi jetën nga pneumonia, pas vetëm 32 ditësh në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Vetëm 16 muaj pasi ishte betuar si Presidenti i 12 i Shteteve të Bashkuara, Zachary Taylor humbi jetën nga kolera, në moshën 66-vjeçare. Taylor kishte festuar 4 korrikun në Uashington DC dhe me t’u kthyer në shtëpi u ndje keq, ndërsa mjekët thanë se presidenti ishte sëmure me kolerë.

Lexo edhe:

No Content Available

Woodrow Wilson ishte në Paris për të negociuar një marrëveshje që do t’i jepte fund Luftës së Parë Botërore, kur u sëmur nga gripi spanjoll më 3 prill 1919. Ai arriti t’i mbijetojë gripit, por pas 6 muajsh u sëmur sërish dhe pësoi goditje cerebrale, që e la pjesërisht të paralizuar. Bashkëshortja e tij bëri të pamundurën që presidenti Wilson ta çonte mandatin deri në fund.

Në vitin 1923 skandali pushtoi Shtëpinë e Bardhë pasi presidenti Warren G. Harding u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në San Francisko. Bashkëshortja e tij Florence kërkoi menjëherë autopsinë, prej së cilës rezultoi se Harding kishte pësuar goditje në tru në gjumë, por gati një shekull më vonë mjekët thonë se ai vdiq nga zemra.

Franklin Roosvelt humbi jetën për shkak të një goditje cerebrale, ndërsa shëndeti i tij ishte përkeqësuar ndër vite, teksa vetë Presidenti, familja dhe stafi i tij e kishin fshehur gjatë faktin se Presidenti kishte probleme në të ecur. Pas tij, President u emërua Truman.

“Një problem me stomakun”. Ky ishte termi që përdori Shtëpia e Bardhë për median dhe publikun, për të mbuluar atakun në zemrën e Presidentit Eisenhower në shtator të 1955, pas një serie të gjatë problemesh shëndetësore, që kur mori detyrën. Një kardiolog i rekomandoi Presidentit të mos garonte për një mandat të dytë një vit më vonë, këshillë të cilën ai e injoroi. 9 muaj më pas, pësoi një tjetër infarkt. Gjithësesi, ai arriti ta çojë deri në fund mandatin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Lajmi për Presidentin Trump u cilësua si kërcënimi më serioz për një president që i shërben Shteteve të Bashkuara, që pas atentatit për vrasje të Presidentit Ronald Reagan në vitin 1981. Ai i ishte nënshtruar më herët 3 operacioneve për tumor dhe para fundit të mandatit, mjekët thonë se kishte nisur të shfaqte shenjat e para të Alzhaimerit.

Etiketa: 4 u vranepresidentet amerikaneSëmundjet gjatë detyrës

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Nga Trump tek Berluksoni/ Ja pse avancon kura monoklonale kundër Covid-19

TË GJITHA

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com