• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pence- Harris përplasen për koronavirusin në debatin për postin e nënpresidentit

08:59 : 08/10/2020
në BOTA

Nënpresidenti Mike Pence mbrojti mënyrën e menaxhimit nga ana e administratës së Presidentit Donald Trump të pandemisë së koronavirusit që ka shkaktuar vdekjen e mbi 210,000 amerikanëve, ndërsa rivalja e tij demokrate, Kamala Harris, dënoi atë që e quajti “dështimin më të madh të një administrate presidenciale” gjatë një debati kryesisht civil të mërkurën mbrëma, që u mbizotërua nga tema e COVID-19.

Ndërsa Presidenti Trump vazhdon të jetë i infektuar nga virusi në Uashington, senatorja Harris deklaroi se nuk do të merrte një vaksinë nëse presidenti republikan e miratonte atë pa mbështetjen e profesionistëve të mjekësisë. Nënpresidenti Pence, i cili drejton grupin e posaçëm të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, e pranoi se “vendi ynë ka kaluar një periudhë shumë të vështirë këtë vit”.

Por ai shtoi se “Unë dua që populli amerikan ta dijë, se që nga dita e parë, ka vënë shëndetin e popullit amerikan në plan të parë,” tha zoti Pence, duke premtuar miliona doza të një trajtimi ende të panjohur para fundit të vitit. Ai gjithashtu dënoi mosbesimin e senatores Harris për vaksinat e mundshme për të cilat është mburrur presidenti: “Senatore, ju kërkoj që të mos bëni politikë me jetën e njerëzve”. Që nga fillimi pari shkëmbime të nxehta, por në përgjithësi ishte një atmosferë shumë më e respektueshme sesa debati i parë presidencial para tetë ditësh.

Ndërsa në atë debat me ish-nënpresidentin Biden, presidenti Trump ishte më agresiv, duke ndërprerë dhe pothuajse duke bërtitur, zoti Pence shfaqi më shumë disiplinë. Kandidatët debatuan në një auditor ku çdo të ftuari që refuzonte të mbante maskë do t’i kërkohej të largohej, një sfond i pazakontë për debatin e vetëm për kandidatët për nënpresident në vitin 2020. Në thelb, debati paraqiste një shans për votuesit që të vendosnin nëse nënpresidenti Pence apo Senatorja Harris, do të ishin të përgatitur të merrnin kompetencat e presidencës përpara fundit të mandatit të ardhshëm. Dhe pyetja nuk është edhe aq teorike: Presidenti Donald Trump, 74 vjeç, po merr veten nga koronavirusi dhe 77-vjeçari Joe Biden nuk është infektuar por do të ishte presidenti më i vjetër ndonjëherë nëse zgjidhet.

Për këto arsye dhe të tjera, debati në Universitetin e Jutas në Salt Lake City, ishte ndoshta debati më i rëndësishëm për postin e nënpresidentit, prej dekadash. Dhe vjen në një moment pasigurie në veçanti për republikanët, me shqetësimin në rritje se pozitat e Presidentit Trump po dobësohen pasi pothuajse 20 zyrtarësh të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe brenda fushatës së tij janë infektuar me virusin ose në karantinë. Duke pasur parasysh se sipas sondazheve, presidenti Trump dhe nënpresidenti Pence janë prapa, ata nuk kanë kohë për të humbur; Kanë mbetur më pak se katër javë deri në zgjedhje dhe miliona amerikanë tashmë po i hedhin votat.

Lexo edhe:

“Të të jap 20 euro…”/ Plas keq sherri mes Krisës dhe Xhenetës: Ik në Dubai, shitesh për 500 lekë

Debati Trump-Zelensky dhe bota më pas

Edhe Para se të fillonte të fliste, zonja Harris hyri në histori duke u bërë gruaja e parë afrikano-amerikane në një skenë debati për nënpresidente. Mbrëmja e së mërkurës i ofroi asaj një shans për të mobilizuar votuesit e mundshëm të cilët kanë treguar vetëm entuziazëm modest për Biden, një politikan me përvojë me një histori të përzier qëndrimesh ndaj races mbi dhe drejtësisë penale, veçanërisht në vitet e tij të hershme në Senat. Zonja Harris, 55 vjeç, është vajza e një babai xhamaikian dhe një nëne Indiane. Ajo është gjithashtu një ish-prokurore, e cila është bërë një yll mes demokratëve, pjesërisht falë pyetjeve të mprehta ndaj kandidatëve të emëruar nga presidenti Trump për gjykata dhe poste të tjera.

Zoti Pence është një ish-guvernator 61-vjeçar nga Indiana dhe ish-drejtues radioje, një i krishterë evangjelist, i njohur për natyrën e tij popullore dhe besnikërinë e tij të palëkundur ndaj zotit Trump. Dhe ndërsa ai është mbrojtësi më i fortë publik i presidentit Trump, nënpresidenti nuk ka të njëjtin ton të ashpër apo stilin e e padisiplinuar të presidentit. Kandidatët gjithashtu u përplásën për taksat – më konkretisht, për refuzimin e Presidentit Trump për të bërë publik informacionin për taskat që ai ka paguar, katër vjet pasi kishte premtuar vazhdimisht ta bëjë një gjë të tillë. New York Times raportoi muajin e kaluar se presidenti paguan shumë pak taksa mbi të ardhurat por ka qindra miliona dollarë borxh.

“Do të ishte vërtet mirë të dinim se kujt i detyrohet presidenti para,” tha Harris. “Një gjë që dimë për (ish-nënpresidentin) Joe është se ai i nxjerr të gjitha informacionet hapur. Ai është i sinqertë, është i çiltër,” shtoi ajo. “Donald Trump, nga ana tjetër, mbulon gjithçka”. Zot Pence e mbrojti Presidentin Trump për hapjen e vendeve të punës, i cili ka paguar një sasi të madhe taksash dhe e zhvendosi temën tek zoti Biden: “Që ditën e parë, Joe Biden do të rrisë taksat tuaja”.

Ndërsa debati përfshinte një sërë temash, virusi ishte në plan të parë. Presidenti Trump bëri publike një video vetëm tre orë para debatit duke e quajtur diagnozën e tij “një bekim i fshehur ” sepse sipas tij ajo hodhi dritë mbi një kombinim eksperimental antitrupash të cilit ai i atribuoi meritën për përmirësimin e gjendjes së tij – megjithëse as ai dhe as mjekët e tij nuk mund ta dinë nëse ilaçi pati atë efekt.

Zoti Pence është kreu i grupit të punës së presidentit për koronavirusin, i cili nuk ka arritur të zbatojë një strategji gjithëpërfshirëse kombëtare, në një kohë kur vetë presidenti Trump është infektuar nga virusi dhe numri i të vdekurve në shkallë vendi ka kapërcyer shifrën 210,000 dhe vazhdon të rritet./VOA

Etiketa: debatiHarrispence

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Të të jap 20 euro…”/ Plas keq sherri mes Krisës dhe Xhenetës: Ik në Dubai, shitesh për 500 lekë

13:52 : 31/03/2025
AKTUALITET

Debati Trump-Zelensky dhe bota më pas

08:11 : 04/03/2025
BOTA

Debati Trump-Zelensky bëhet viral në internet, mbi 150 milionë klikime në X

14:48 : 02/03/2025
SHOW BIZ

“Shko ku je mësuar me 500 femra”/ Agravon debati mes Laertit dhe Jozit: S’ke karakter! O pis

17:23 : 02/02/2025
AKTUALITET

Arlind Qori: Debati mbi oligarkinë ishte i pashmangshëm, Fevziu evitonte temën

22:37 : 13/01/2025
SHOW BIZ

“Nuk më bën dot prost*tutë”/ “Plas” debati Valbona-Arsida: Kush më fut mua në krevat?

20:54 : 06/01/2025
Para

"Ramush Haradinaj ka dhunuar bashkëshorten dhe e ka bërë për spital"/ Reagon menjëherë Anita Haradinaj

TË GJITHA

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

09:34 : 31/05/2025

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

09:21 : 31/05/2025

Frederik Ndoci eliminohet nga “Ferma VIP”, ja kë zgjodhi si kryefermer

09:11 : 31/05/2025

Kryenegociatori Besnik Bislimi për DW: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

09:01 : 31/05/2025

Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola!

08:46 : 31/05/2025

TikTok-u shqiptar, kur fama kthehet në dhunë verbale dhe degradim shoqëror

08:33 : 31/05/2025

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

08:22 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com