• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sa të rrezikuar janë nga riinfektimi ata që kanë kaluar Covid? Ja çfarë thotë epidemologu Alimehmeti

22:17 : 04/10/2020
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Çështja se sa zgjat imuniteti pas infektimit me Covid-19 është ende një fushë e panjohur. E ndërkohë, dhjetëra raste të reja me riinfektim janë shfaqur në botë.

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti thotë se deri tani në botë janë raportuar shumë pak raste riinfektimesh që janë të dokumentuara. Në një intervistë ai shprehet se, risku është ende minimal, pra më pak se 1 ndër 3.5 milionë raste.

“Aktualisht në botë janë raportuar shumë pak raste riinfektimesh të dokumentuara, të cilat mund të numërohen në gishtat e dy duarve. Ndërkohë që deri më sot ka 34,6 milionë të infektuar të dokumentuar. Pra, deri më sot risku është krejtësisht minimal, më pak se 1 ndër 3,5 milionë raste.”- shprehet Alimehmeti

Po antitrupat e formuar çfarë roli kanë konkretisht në këtë pandemi?

“Antitrupat janë kundërshtues të virusit, pjesë e imunitetit humoral. Formohen në të gjithë personat e ekspozuar ndaj SARS-CoV-2 brenda 3 javësh, duke arritur nivele më të larta te personat që e kanë kaluar më rëndë sëmundjen, dhe bien në mënyrë krejtësisht natyrore dhe të parashikuar pas disa muajsh. Mesatarisht pas 3-6 muajsh ata bëhen të pamatshëm nga metodat tona laboratorike aktuale. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë që antitrupat nuk janë i vetmi mekanizëm mbrojtës i trupit, edhe pse janë më të lehtë për t’u shpjeguar dhe kuptuar. Në fakt, mekanizmi i imunitetit qelizor është po aq i rëndësishëm, jo vetëm për përgjigjen direkte kundër qelizave të infektuara nga virusi, por edhe për prodhimin dhe mbajtjen në qarkullim të limfociteve T të kujtesës. Këto limfocite do të qëndrojnë në qarkullim për periudha shumë të gjata (shumë vite dhe ndoshta tërë jetën), në mënyrë që, nëse trupi ynë bie në kontakt të dytë me SARS-CoV-2, imuniteti fillon menjëherë t’i kundërvihet në një kohë shumë më të shpejtë sesa herën e parë. Ky fakt është demonstruar më së miri nga ato pak raste të riinfektuarish, të cilët janë të gjithë pa shenja klinike deri më sot. Nuk duhet të harrojmë që imunitet nuk do të thotë që viruset apo bakteret nuk hyjnë dot përsëri në trupin tonë, por do të thotë që imuniteti nuk i lejon të na shkaktojnë sëmundje.”- thotë epidemiologu.

Lexo edhe:

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

Ndërsa sa i përket situatës në Shqipëri, Alimehmeti shprehet se tani është e qëndrueshme.

“Gjendja aktuale në Shqipëri është relativisht e qëndrueshme me sinjale të fillimit të një rënieje të lehtë, nëse lexojmë me kujdes dhe analizojmë të dhënat zyrtare të botuara nga Ministria e Shëndetësisë. Më në detaj:

Në gjysmën e dytë të shtatorit, incidenca e rasteve të reja ka qenë 65 raste për 100000 banorë, ndërkohë që në gjysmën e parë të shtatorit kjo incidencë ishte 77 raste për 100000 banorë. Pra, vërehet një rënie prej 15,6%.

Mesatarja ditore e rasteve të reja ishte 125 gjatë javës që kaloi, ndërkohë që ishte 147 një javë më parë, pra gjithashtu një rënie 15,0%.

Java e kaluar gjithashtu fatkeqësisht u shoqërua me 15 vdekje, ndërsa javën më parë u pësuan 28 fatalitete, në rënie me 46,4%.

Gjithashtu, përqindja e testeve që rezultojnë pozitive ka rënë shumë, në krahasim me korrik-gushtin. Ndërkohë që në korrik rreth 24% e testeve rezultonin pozitive, tashmë shifra e pozitivitetit të testit luhatet ndërmjet 14% dhe 15%, pra një ulje rreth 37,5%.

Shifrat më të larta të rasteve të vëna re në datat 1 dhe 2 tetor mund t’i atribuohen direkt rritjes së testimeve, i cili është një fakt për t’u përgëzuar. Pozitiviteti i testeve është 15,7% më 1 tetor dhe 14,7% më 2 tetor 2020 (burimi: Ministria e Shëndetësisë). Kujdes: rastësia luan rol të rëndësishëm kur analizohen shifra të ulëta dhe, gjithashtu, situata është në zhvillim dinamik dhe si e tillë duhet konsideruar.”, shkruan ai në facebook.

Etiketa: koronavirusi boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:14 : 22/02/2022
SHENDETI

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

21:35 : 18/01/2022
AKTUALITET

Dy humbje jete dhe mbi 1 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:54 : 17/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Mjekja Dedja: Të infektuarit duhet të presin 72 orë para se të marrin antibiotikë

19:51 : 16/01/2022
AKTUALITET

Rekord i zi/ 7 humbje jete dhe 2179 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:19 : 14/01/2022
AKTUALITET

Omicron/ Alimehmeti: Rritja e infektimeve s’do ndikojë te shtrimi në spitale dhe vdekjet

17:12 : 06/01/2022
Para

Katastrofë për Liverpoolin, Aston Villa e mposht 7-2

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com