• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Suksesi” i Lleshajt e Veliut/ 11 persona u vranë gjatë kohës së izolimit nga pandemia

18:20 : 02/10/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Nëntë muajt e parë të këtij viti u mbyllen me 41 krime që shkaktuan 37 viktima. Disa prej tyre për hakmarrje dhe përplasje mes bandash. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifrat janë thuajse të njëjta. Nga janari deri në shtator 2019 kanë ndodhur 43 vrasje, 2 më shumë se këtë vit.

Por në një kohë që prej 3 muajsh, vendi ynë ka qenë në izolim nga pandemia Covid-19. Statistikat tregojnë se nga 9 Marsi kur edhe nisi izolimi total e deri në fund të Majit, janë shënuar 8 krime me 11 viktima.

Atentatet për larje hesapesh apo gjakmarrje, nisën vetëm një javë pas ndërrimit të viteve. Mëngjesin e 7 janarit, në qendër të Rrëshenit ekzekutohet me një plumb në zemër Kastriot Reçi në sy të një fëmije të mitur. Për muaj me radhë, kjo ngjarje vijon të mbetet e pazbardhur. Dyshimet e policisë janë se vrasja ndodhi për shkak të hakmarrjes me fisin Gjini po në Rrëshen.

Vrasja e Reçit, pasoi me një tjetër atentat, tashmë të zhvendosur në Tiranë. Mbrëmjen e 15 Shtatorit, kryeqyteti u trondit nga një shpërthim i fuqishëm tritoli. Presona ende të paidentifikuar kishin vendosur lëndë plasëse në mjetin me të cilën udhëtonte Preng Gjini. Për pasojë ai mori plagë të rënda në trup, ndërsa dy kalimtarë të rastit mbetën të dëmtuar. Hetuesit kanë dyshime se këto vrasje kanë lidhje me njëra-tjetrën, ngjarje që në 5 vitet e fundit kanë shkaktuar 5 viktima mes dy fiseve.

Për atentatin ndaj Preng Gjinit, ministri Sandër Lleshaj tha se policia mund ta kishte menaxhuar më mirë këtë situatë. Përgjatë këtyre muajve, Tirana shënoi jo pak atentate e vrasje të tipit mafioz. Më 17 Janar, në Kamëz rrëmbehet Jan Prenga. Pas disa javësh hetimesh, policia tha zyrtarisht se ai ishte vrarë. Në kërkim, ai autori kryesor vijon të mbetet Altin Hajri, që sipas policisë ai ishte porositur nga një tjetër grup kriminal që merrej me trafikun e drogërave të forta. Jan Prenga u fsheh fillimisht në kompleksin “Golden” në Shijak, ndërsa trupi i pa jetë i tij nuk është gjetur ende. Hetimet zbuluan se Prenga u mor peng dhe u vra për shkak të një sasie kokaine të të vëllait të tij, Antonio.

Lexo edhe:

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

SPAK për krimet elektorale: Janë administruar 123 materiale kallëzuese, 35 kanë kaluar për hetim

Mbrëmja e 11 qershorit ngriti në këmbë policinë e Tiranës. Në zonën e “Komunës së Parisit”, ekzekutohet brenda makinës së tij Hekuran Billa. Nuk kaluan shumë ditë, kur policia zyrtarizoi arrestimin e autorëve të dyshuar. Viktor Marku, bashkë me nipin Sebastian Malin mori hakun e të vëllait, Prel Markut. Ky i fundit ishte vrarë në Angli në 2006-ën nga Hekuran Billa. Për krimin, Billa ishte dënuar përjetë, por më pas përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Rendi dhe siguria ishte jo pak e qetë edhe në qytetin e Elbasanit. Në 22 dhe 29 Korrik vriten Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj. Ngjarjet kishin lidhje me njëra-tjetër. Policia arrestoi dy autorët e dyshuar si vrasës me pagesë. Ndërsa si porositës së tyre, prangosën Erion Alibejn, për të cilin dyshojnë se është edhe organizator në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, mëngjesin e 17 Shtatorit. Edhe kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje mes grupeve.

Në Durrës, në 9 muaj u regjistruan 6 krime që lanë të vrarë 8 persona, mes të cilëve edhe atentati ndaj dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Pikërisht në këtë vrasje të dyfishtë, një nga dy autorët e arrestuar bashkëpunoi me drejtësinë. Ai i tha hetuesve emrat e personave që kishin porositur krimin apo kush kishte dijeni për të. Mes tyre ishte edhe emri i Talo Çelës, për të cilin policia e kishte në kërkim si një nga autorët e grabitjes së miliona eurove brenda pistët së aeroportit të Rinasit më 9 Prill të 2019-ës.

Por pavarësisht shifrave të larta të kriminalitetit në vendin tonë, qofshin ato të krimeve në familje, për motive të dobëta ato atentate të tipi mafioz, ministri Lleshaj e cilëson këtë situatë në nivelet më të mira historike. “Ngjarjet janë ngjarje, por ngjarjet nuk janë të atij niveli sa të përmbysin situatën. Pra duhet të bëjmë një dallim midis tablosë së përgjithshme të situatës së rendit dhe të sigurisë publike, e cila është duam apo nuk duam në nivelet më të mira historike.

Se këtë e provojnë shifrat, të cilat janë publike tashmë, jo vetëm shifrat e publikuara nga ne, por edhe shifrat e publikuara në nivel ndërkombëtar. Ju këshilloj si gazetarë, sepse ju e dini që jeni hulumtues të mirë mund të konsultoni “Eurostatin” dhe të shihni se në cilat nivele është siguria dhe rendi publik në Shqipëri” tha ai.

VRSASJET NE 9 MUAJ

Janar-Shtator 2020 41 krime

Janar-Shtator 2019 43 krime

VRASJET GJATE PANDEMISE

14 MARS, vritet Julian Halili

23 PRILL, vritet Petrika Treska

27 PRILL, vriten Kolë Murrani dhe Preng Simoni

27 PRILL, vriten Besmir dhe Viktor Haxhia

12 MAJ, vritet Ramadan Çela

28 MAJ, vritet Kristian Breshanaj

30 MAJ, vriten Bujar Lika dhe Paulin Gjergji

31 MAJ, vritet Ylli Luçaj /abcnews/

Etiketa: krimepandemivrasjet

Lajme të lidhura

BOTA

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025
AKTUALITET

SPAK për krimet elektorale: Janë administruar 123 materiale kallëzuese, 35 kanë kaluar për hetim

09:06 : 08/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ SPAK bën bilancin: Deri tani janë bërë 115 kallëzime, nis hetimi për 35 raste

13:22 : 06/05/2025
AKTUALITET

Statistikat e krimeve 2024, autorët e dyshuar rriten me 1.4%, në burgje dominon mosha 21-29 vjeç

15:25 : 30/04/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, SPAK i kthen përgjigje PD: Nga janari deri tani janë regjistruar 18 raste

14:02 : 22/04/2025
AKTUALITET

Angli/ Shqiptarëve të dënuar për krime, do t’u hiqet nënshtetësia pa paralajmërim

13:40 : 20/04/2025
Para

‘Çmendet’ moti/ Të shtunë dhe të diel temperatura verore, por të hënën ...

TË GJITHA

Shpërndante droga të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

11:30 : 06/06/2025

Konflikt me armë mes fqinjëve në Rrogozhinë, plagoset çifti i bashkëshortëve/ EMRAT

11:14 : 06/06/2025

Plagosje në Sarandë! Ja kush është i lënduari që u godit me thikë/ EMRI

11:13 : 06/06/2025

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

11:09 : 06/06/2025

Trafik kilometrik në Rrugën e Kombit

10:55 : 06/06/2025

Furnizonte me kokainë lokalet në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari nga Tirana

10:42 : 06/06/2025

Falja e namazit të Kurban Bajramit, kreu i KMSH: Festë e dyfishtë, përkon me ditën e xhumasë!

10:38 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com