• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema e mashtrimit/ Infermieri merr 1.5 milionë lekë për kurën e Covid-it

22:10 : 30/09/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Fiks Fare solli mbrëmjen e së mërkurës se si një infermier shfrytëzon situatën e krijuar nga Covid-19 për të patur përfitime personale. Edhe pse kjo në dëm të pacientit, asgjë nuk e pengon këtë infermier që të luaj edhe rolin e mjekut dhe të përcaktoj vetëm me një grafi diagnozën, po a shtu të lëshojë edhe recetë. Kjo e fundit nuk përmban as emër mjeku as emër pacienti dhe ekzekutohet në një farmaci , po në qytetin e Korçës në prezencë të infermierit.

Në emisionin Fiks Fare është ankuar një qytetare nga Korça se infermieri Nikolin Ciko i ka injektuar mamasë së saj medikamente kundra Covid 19 .Zonja rrëfen se ishin disa miq të saj që i rekomanduan infermierin. Familja nuk donte që të sëmurën ta dërgonin në spital për arsye se urgjenca ishte e tejmbushur me njerëz që kishin nevojë për mjekim. Prandaj infermieri i shërbente pacientes në shtëpi kundrejt pagesës prej 5000 lekësh në ditë.

Mirëpo në recetën e ilaçeve të plotësuar nga infermieri përveç antibiotikëve, kortizon dhe disa medikamente të tjera nuk rezulton te ketë të shënuar asnjë emër mjeku apo pacienti. Zonja thotë se e gjithë kura për mamanë e saj me gjithë shërbimin e infermierit kushtoi 4000 lekë në ditë dhe në përfundim totali i parave të paguara ishte 100.000 lekë, por gjëndja shëndetsore e nënës të saj nuk kishte përmirësim. Familjarët filluan të dyshonin për infermierin edhe nga fakti që ai i shërbente të sëmurës pa veshjen përkatëse kundra infektimit nga virusi Covid 19, dhe në këto kushte i bënë të sëmurës një skaner. Rezultati që doli nga skaneri tregon se pacienti nuk është infektuar nga virusi Covid-19, por nga një bakter tjetër dhe se mjekimi që deri më tani zonja kishte marrë nuk kishte qenë i rregullt. Fatmirësisht nuk i ka sjellë pasoja pacientes, por nuk përjashtohet mundësia që mund të kishte pasoja të mëdha keqmjekimi. Në këto kushte e bija e saj kërkon nga Fiksi që të demaskohet ky infermier që mos ta pësojnë edhe familjarë të tjerë si ajo.

Në këto kushte Fiksi kërkoi takim me infermierin duke ju prezantuar si familjarë të një të sëmuri. Ai ju thotë se ofron shërbim në shtëpi dhe i njeh shumë mirë skemat e mjekimit. Ai u thotë se nuk ësbtë e nevojshme që pacientit t’i bëhet skaner, por vetëm analiza. Në bazë të tyre nëse një bakter del në përqindje të lartë duhet të fillojnë menjëherë mjekimin . Infermieri i thotë Fiksit se pagesa është 50 mijë lekë të vjetra në ditë dhe mjekimi është i shtrenjtë. Përsa i përket shërbimit në shtëpi infermieri thotë se mund ta kryejë në çdo kohë duke u shkëputur nga puna e tij në spital, madje ai shkon edhe më tej kur pohon se mund t’i cojë pacientit në shtëpi sanitaret e spitalit që t’i shërbejnë nëse ai do të ishte me banim në Korçë.

Ndërkohë për veshjen thotë se vjen me tuta si çun shtëpie.

Lexo edhe:

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

FOTO/ E martuar dhe me dy fëmijë, kjo është infermierja 28-vjeçare që u hodh nga pallati në Elbasan

Gazetarët e Fiksit shkojnë takojnë infermierin të cilin e pyesin për recetën e të sëmurit. Ai e mohon ta ketë lëshuar recetën duke ju thënë që nuk është shkrimi i tij në atë recetë. Ai të sëmurit vetëm i ka injektuar ilaçet dhe se ka parë një grafi të të sëmurit që rezulton i infektuar me Covid-19.Për ilaçet infermieri u thotë gazetarëve se të sëmurit ja ka dhënë doktoreshë Diana që është pneumologe . Gazetarët në prezencë të infermierit telefonojnë doktoreshë Dianën e cila mohon ta ketë vizituar ajo pacientin e jo më t’i ketë dhënë mjekimin. Ndërkohë doktoreshë Diana thotë se pacientit në fjalë i ka bërë skanerin, por mjekimin e kishte marrë përpara se të kryente skanerin. Pas mbylljes së telefonatës me doktoreshë Dianën, infermieri u thotë gazetarëve të Fiksit se nuk i ka marrë pagesë të sëmurit, por gjithçka e ka bërë për ta ndihmuar. Më pas ai kundërshton veten e tij duke pranuar se ka marrë pagesë sepse edhe ai ka familjarët e tij për të mbajtur. Gazetarët e pyesin nëse ai ka lënë punën në spital për t’i shërbyer në shtëpi të sëmurit infermieri e mohon ta ketë bërë. Ndërkohë ai tregon se ka qëndruar në makinë kur qytetari ka hyrë në farmaci për të marrë ilaçet dhe recetën nuk e ka parë fare.
Fiksi u interesua edhe tek farmacisti i cili pranon që i ka dhënë ato ilaçe, por recetën nuk e ka. Pët ta ndihmuar gazetarët i japin datën dhe emrin e pacientes, por a me këtë ndihmë ai nuk e gjen duke u shprehur “recetat i ka ekonomistja”.

Për këtë problem Fiksi pyeti edhe Skënder Bratajn , shef i Urgjencës Kombëtare. Brataj shpjegoi se qytetarët mund t’i drejtohen në tre mënyra sistemit shëndetësor, por gjithmonë duhet që pacienti të oriëntohet në sistem. Ai mohoi kategorigisht se Covid-19 mund të dallohej me grafi , po ashtu nuk mundet që një infermier të përcaktojë mjekimin.”Gjithmonë mjekimin e përcakton mjeku, infermieri ekzekuton atë që mjeku shkruan” thekson Brataj. /TCH

Etiketa: infermiereskem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025
AKTUALITET

FOTO/ E martuar dhe me dy fëmijë, kjo është infermierja 28-vjeçare që u hodh nga pallati në Elbasan

13:34 : 04/02/2025
AKTUALITET

Tragjike në Elbasan! Infermierja hidhet nga pallati dhe gjen vdekjen, la pas fëmijën 2 vjeç

12:28 : 04/02/2025
SHOW BIZ

Dy infermiere shqiptare takojnë Parashqevi Simakun në psikiatri/ Elton Ilirjani: Mos shkoni më, shkelët privatësinë!

09:25 : 23/01/2025
AKTUALITET

Vetëm në një vit ikën 465 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria

08:11 : 23/01/2025
AKTUALITET

Mungesa për mjekë dhe infermierë/ Shqipëria nën mesataren europiane për punonjës shëndetësie

20:00 : 14/09/2024
Para

Kodi Zgjedhor, Duka: Të vegjlit masakrohen, deputetët do nominohen nga kryetarët

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025

Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

22:23 : 07/06/2025

Penalltia e humbur e Manajt, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë gabonin një 11-metërsh

22:19 : 07/06/2025

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com