• Kontakt
Wednesday, June 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërngulja e vendbanimeve, Kaso: Gafë e pafalshme e Lleshajt, po shkelin ligjin

22:27 : 30/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Reagim fatkeq dhe gafë të pafalshme për një Ministër të Brendshmëm e konsideron Ivi Kaso deklaratën e Sandër Lleshaj lidhur me skandalin e denoncuar për shpërnguljen e vendbanimeve të qytetarëve pa i njoftuar.

Në një intervistë për Ora News, sekretari për Çështjet Ligjore në PD i referohet kodit zgjedhor kur thotë se qëndra e votimit të zgjedhësit përcaktohet nga vendbanimi dhe me ndryshimin e tij ndryshon edhe vendvotimi.

Ai apelon mazhorancën të kthejë mbrapsht vendimet e paligjshme në mënyrë që të shpëtojnë çfarë munden nga faqja e tyre si garant që duhet të ishin të përgatitjes së një procesi zgjedhor normal, që sipas tij vetëm i tillë nuk është.

“U njoha përt fat të keq me atë reagim fatkeq të Ministrit. Ministri do të bënte mirë të qëndronte larg punëve të cilat nuk i njeh. Zgjedhësi voton aty ku ka vendbanimin, në momentin që zgjedhësit i ke ndryshuar vendbanimin, i ke ndryshuar dhe vendin e votimit. Çdo qytetar ka vetëm një vendbanim pavarësisht se mund të ketë shumë prona. Me ligj është i detyruar të zgjedhë një vendbanim të vetëm dhe voton aty ku ka vendbanimin

Nuk ka asnjë zgjedhës në Republikën e Shqipërisë që për vendbanim të ketë një qark të tërë.Tirana është qark, është qytet.Asnjë vendbanim nuk përcaktohet as me qarkun, as me qytetin por ka një numër unik të cilin MInistri e di mirë se është një numër unik që me urdhër të tij në zgjedhjet e fundit u ndërhy manualisht në sistemin e gjendjes civile dhe u fshinë 200 mijë rekorde që nuk kishin një vendbanim të paracaktuar me shifra siç e përcakton ligji. Ua ka ndryshuar dhe u ka dhënë një vendbanim fiktiv. Të njëjtin operacion që e bëri me dhunë duke futur në duart në sistemin e gjendjes civile tani po e bën me sistemin e gjendjes civile duke e bërë një çorbë dhe reagimi i tij i sotëm tregon se nuk e di çfarë bën”, tha Kaso.

Lexo edhe:

“Nuk kishim si objektiv mandatin e 14”, Kaso: Ja pse e kërkuam rinumërimin e votave

Para, miell, legalizim, presion dhe shantazh, Ivi Kaso denoncon krimet zgjedhore

Sipas tij, çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë ka vetëm një vendbanim dhe është gafë e pafalshme e nëpunësit më të thjeshtë të gjendjes civile dhe jo më Ministrit të Brendshëm që në teori duhet të jetë ai që garanton dhe vigjilon jo vetëm mbi rendin e qytetarëve shqiptarë por edhe mbi integritetin e sistemit të gjendjes civile dhe pacënueshmërinë e tij që të thotë gafa të tilla që nuk i ngre kandari kur thotë se nuk ka problem se ndryshojmë vendbanimin se nuk ndryshon vendi i votimit.

Komisioni i Ligjeve kishte përcaktuar 30 shtatorin si afatin e fundit për ndryshimet në kodin zgjedhor, por Kaso thotë se kjo datë ashtu siç lindi jashtë Këshillit Politik ishte e destinuar edhe të “vdesë” jashtë tij.

“Dita e fundit e shtatorit ishte përcaktuar nga Komisioni i Ligjeve për të paraqitur produktin për ndryshimet e kodit zgjedhor.Është një datë që ka lindur jashtë Këshillit Politik dhe vdes jashtë Këshillit Politik pasi nuk ka të bëjë me funksionimin normal të Këshillit.

Këshilli Politik ka një mbledhje ditën e nesërme e cila nuk do të ketë axhendën e paracaktuar nga Gjiknuri në shkresën e tij që i mbyll rrugën dialogut por duhet të ketë në radhë të parë adresimin e shqetësimeve që opozita ka ngritur në dy mbledhjet e pafrytshme të fundit të Këshillit Politik si dhe propozimet konkrete që i shtyjnë palët në konsensus që janë materializuar në draftin tonë që ja kemi bërë me dije të dielën Këshillit Politik.Është urgjencë në këtë vend që zgjedhjet jo vetëm të jenë me standarde, por edhe legjitime. Zgjedhjet bëhen për zgjedhësit”, tha ai.

Partia Demokratike ka paralajmëruar padi penale për ministrin Sandër Lleshaj dhe zyrtarë të tjerë.

Etiketa: Kasolleshajzgjedhes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk kishim si objektiv mandatin e 14”, Kaso: Ja pse e kërkuam rinumërimin e votave

08:25 : 20/06/2025
AKTUALITET

Para, miell, legalizim, presion dhe shantazh, Ivi Kaso denoncon krimet zgjedhore

19:24 : 30/05/2025
POLITIKE

Udhëzimi i KQZ: Ja ku mund të kontrollojnë emrin shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit

22:51 : 12/03/2025
AKTUALITET

Ish-ministri Sandër Lleshaj njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortes në moshën 58-vjeçare

09:02 : 03/02/2025
AKTUALITET

Kaso për votën e emigrantëve: KQZ të zgjidhë problemin me postat, ne e suportojmë

22:13 : 20/11/2024
AKTUALITET

Kaso: U shoqëruan disa protestues në Komisariat. Policia i provokoi dhe i dhunoi

22:08 : 29/10/2024
Para

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mposht në finale Dortmundin

TË GJITHA

Si po rimëkëmbet Princesha Kate pas kimioterapisë

18:06 : 25/06/2025

Leverkusen mohon kontaktet me Milanin, drejtori sportiv: Xhaka nuk është në shitje!

18:04 : 25/06/2025

Këlliçi: Krimi i organizuar, me grup parlamentar brenda PS

17:51 : 25/06/2025

Chelsea e kërkoi me ngulm para Botërorit, Igli Tare zyrtarizon të ardhmen e Maignan

17:50 : 25/06/2025

Përfshihet nga flakët autobusi në aksin Belsh-Elbasan

17:48 : 25/06/2025

Sanchez këmbëngul: 2% e PBB-së për mbrojtje është e mjaftueshme për Spanjën

17:39 : 25/06/2025

Kallas: E dëgjuam Trumpin dhe iu përgjigjëm pozitivisht për shpenzimet e mbrojtjes

17:33 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com