Çifti më i përfolur kohëve të fundit kanë qenë këngëtarja Genta Ismajli dhe biznesmeni turk i quajtur Usta.
Së fundmi dyshja kanë dhënë një intervistë për revistën “Who”, duke zbuluar shumë për historinë e tyre që nga njohja e deri te planet për martesë. Gjatë intervistës Usta foli edhe shqip duke i shprehur dashurinë Gentës.
“Genta zemra jem, çika jem, shpirti jem, të dua shumë”, shprehet Usta.
Genta ka treguar se ata janë njohur në një darkë mes miqsh dhe janë marrë vesh duke përdorur Google Translate sepse Genta nuk kuptonte turqisht ndërsa ai nuk kuptonte anglisht.
“Ishim për një darkë me miq të përbashkët në një restorant në Kosovë. Aty u pamë dhe komunikuam për herë të parë. Duhet të jemi parë me njëri-tjetrin për 10-15 minuta, më pas ai nisi të bëjë një trëndafil me letër, me pecetë. U çua në këmbë dhe ma dhuroi në mes të një tavoline mbushur plot me miq të njohur dhe të panjohur dhe unë e pranova. Po atë natë Usta kishte ditëlindjen dhe në momentin kur erdhi torta më kërkoi të ulesha pranë tij, ‘dua të të jap një copë tortë’ ma bëri me shenja. Aty nisëm të bisedonim, më dha numrin e telefonit dhe filluam të komunikonim me mesazhe.
Mua më pëlqeu energjia atë mbrëmje kështu që vendosa që të njëjtët njerëz t’i ftoja për darkë sërish të nesërmen. Kur hyra në restorant ditën tjetër, Usta më kishte blerë lule natyrale dhe m’i kishte lënë në pjatë. Të gjithë më thonin këto lule janë për ty, ky është vendi yt dhe unë e kuptova që ato lule ishin prej tij. Pastaj kemi nisur sërish të flasim, pyetja e parë që më bëri atë ditë ishte nëse kisha apo jo të dashur. Edhe pse nuk kuptoheshim mirë, pasi as ai s’dinte anglisht dhe as unë turqisht, i thashë jo. Ai e keqkuptoi, mendoi se kisha dhe ia sqarova pastaj me gjeste. Prej asaj dite kemi nisur të komunikojmë me google translate. Asnjëherë nuk na kishte ndodhur, as mua, as atij, të flisnim me dikë me google translate. Tani kemi mësuar pak nga gjuhët e njëri-tjetrit dhe komunikimi është bërë më i thjeshtë. I kam mësuar dhe pak shqip”, ka treguar Genta gjatë intervistës.