• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pezullimi i shefit të OFL dhe arrestimi i pedagogut/ SPAK, i fortë me të dobtit, i dobët me të fortët

17:18 : 29/09/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga BoldNews.al

SPAK-u, një prej strukturave me pritshmërinë më të lartë të Reformës në Drejtësi, nuk po arrin t’i shkëputet qasjes së vjetër të prokurorisë shqiptare: “E fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortët”.

Kjo aksiomë, aspak e mbështetur nga opinioni publik, pati konfirmimin e radhës në dy zhvillime të ditëve të fundit.

Në fundjavën e kaluar, Prokuroria Speciale (SPAK) njoftoi arrestimin e një pedagogu në Universitetin e Korçës, nën dyshimet për korrupsion (mitmarrje) për provime të studentëve.

Ndaj këtij personi, të dobët dhe pa mbështetje politike apo institucionale, prokurorët e SPAK-ut treguan forcën e ligjit, duke urdhëruar arrestimin e tij.

Lexo edhe:

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

Një sjellje tërësisht të ndryshme prezantoi SPAK në rastin e hetimeve ndaj një funksionari shumë të lartë policor, Artan Shkëmbit, me mbështetje të fuqishme institucionale.

Në fillim të kësaj jave, SPAK-u njoftoi se, me kërkesë të saj, Shkëmbi, i cili është edhe drejtues i Operacionit “Forca e Ligjit” (OFL), ishte pezulluar nga detyra, nën dyshimet për korrupsion dhe nxjerrje sekreti hetimor.

Natyrisht, masa e sigurisë ndaj personave nën hetim caktohet mbi bazën e disa kritereve, përfshirë nivelin e provave, moshën, gjininë dhe situatën familjare të personit të dyshuar.

Por, natyrisht, në caktimin e masës së sigurisë ndikon edhe pozita e personit nën hetim dhe sidomos dëmi i madh që i sjell shoqërisë veprimi i tij i dyshuar kriminal.

Dhe, në krahasimin mes pedagogut të Korçës dhe shefit të madh policor, natyrisht veprimet e dyshuara korruptive të këtij të fundit janë shumë herë më të rënda.

Në ato pak të dhëna të publikuara nga media, janë ngritur dyshime se Artan Shkëmbi ka marrë para në formë korrupsioni nga grupe kriminale, si edhe ka nxjerrë të dhëna që i kanë ndihmuar eksponentë të krimit.

Nëse këto dyshime janë të vërteta dhe, sidomos nëse ato konfirmohen, veprimet e funksionarit të lartë të policisë janë të një peshe shumë të rëndë.

Kjo, për faktin se pozicioni i tij e ka lejuar që të ketë informacione të klasifikuara, nga ato që konsiderohen “të dorës së parë”.

Për më tepër, veprimet e dyshuara të drejtuesit të OFL-së rëndojnë edhe më shumë të gjithë strukturën speciale policore, e cila edhe pa këtë rast, është vënë nën pikëpyetje për selektivitet në goditjen e personave të përfshirë në krimin e organizuar.

Pavarësisht peshës dhe sidomos dëmit që i shkaktohet shoqërisë nga veprimet e dyshuara korruptive të zyrtarit policor, prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Doloreza Musabelliu, janë treguar shumë “të butë” karshi tij, duke i kërkuar Gjykatës së Posaçme vetëm pezullimin e tij nga detyra.

Ndërkohë, një tjetër prokuror i kësaj strukture speciale, u tregua tërësisht “rigoroz” me ligjin, duke kërkuar arrestimin e pedagogut të Korçës, pas hetimit një-mujor dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit.

Vepra penale e korrupsionit parashikon një dënim nga 2 deri në 7 vjet burgim.

Praktika shumë-vjeçare e Prokurorisë ka vendosur si standart që, për personat që dyshohet se kanë kryer vepra penale me maksimum dënimi të paktën 4 vjet, të kërkohet masë sigurimi “arrest me burg”.

Këtë standart ka aplikuar SPAK-u në rastin e pedagogut të Korçës, të arrestuar disa ditë më parë, i cili dyshohet se ka marrë lekë nga studentë për të kaluar provime apo për ndonjë notë më të mirë.

Por, shumë më ndryshe është sjellë me funksionarin e lartë policor, për të cilin ekzistojnë dyshime nga agjenci partnere se ka bashkëpunuar me elementë kriminalë.

Etiketa: spak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

13:00 : 09/11/2025
AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë

21:04 : 08/11/2025
AKTUALITET

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025
AKTUALITET

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasurie ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025
Para

Berisha postoi foto me Neymar, braziliani e riposton dhe ka këto fjalë për mesfushorin Kosovar

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme, ja sa % e qytetarëve votuan deri në orën 15:00

15:43 : 09/11/2025

Përmbytjet në bastionin e PS-së/ Uji në Vlorë hyn në qendrat e votimit

15:33 : 09/11/2025

Moti i keq në vend, përmbyten rrugët e Vlorës

15:26 : 09/11/2025

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

15:19 : 09/11/2025

Aksident në Fier–Patos, makina e policisë i pret rrugën një mjeti tjetër

15:11 : 09/11/2025

“Shyqyr Zotit nuk ndodhi përplasje fizike”, Stresi flet për momentin viral me Jozin

14:54 : 09/11/2025

Zgjedhjet/ Deri në 14:00 votuan 13.76% e qytetarëve

14:46 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com