Në Vlorë apo Durrës? Ja zona ku do të kandidojë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama konfirmon se do të jetë kryesuesi i Listës së PS në Vlorë edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Zërave se ai do të jetë i pari i kandidatëve në Durrës iu përgjigj vetë Rama, i cili u shpreh se ka qenë, është dhe do të jetë në Vlorë.

“Unë në Vlorë kam qenë edhe para se të bëhesha deputet, në Vlorë kam qenë edhe i para se të bëhesha kryetar PS, në Vlorë kam qenë edhe para se të bëhesha kryeministër, në Vlorë do të jem edhe pasi të mos jem kryeministër”, tha ndër të tjera Rama.

LEXO EDHE  Situata me Covid-19, Basha: Situata alarmante, rastet shumë më tepër seç raportohen

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një takimi në qytetin e Vlorës, gjatë së cilës prezantoi disa prej projekteve të qeverisë për këtë qytet në të ardhmen.

Më herët, ishte përfolur në media por edhe brenda strukturave të PS se, kryeministri Edi Rama do të ishte i pari i listës së PS në Durrës pas largimit të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.