Marash Kumbulla pritet të debutojë me Romën ndaj Juventusit në “Olimpico”

esclusiva AS Roma Foto Luciano Rossi/AS Roma/ LaPresse 17/09/2020 Roma ( Italia) Sport Calcio Allenamento Trigoria Roma Nella foto: Riccardo Calafiori, Marash Kumbulla AS Roma exclusive Photo Luciano Rossi/ AS Roma/ LaPresse 17/09/2020 Rome Italy Sport Soccer Training Trigoria Rome In the pic: Riccardo Calafiori, Marash Kumbulla

Pas ndeshjes së parë ku qëndroi në pankinë ndaj ish-ekipit të tij, Verona (sfidë e humbur në tavolinë 0-3 nga Roma, sidoqoftë), për shqiptarin Marash Kumbulla duket se ka ardhur momenti i debutimit të madh në Serie A me fanelën verdhekuq.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, të dielën në mbrëmje ndaj Juventusit, mbrojtësi kuqezi pritet të zbresë në fushë në treshen e formuar edhe nga Mancini dhe Ibanez ose në dyshe me italianin.

LEXO EDHE  Video/ Gafë në mbrojtje, Real Madrid i fal golin Shakhtarit

Kumbulla në përgjithësi ndaj Juventusit ka zhvilluar ndeshje tepër positive ndërsa trajneri portugez  Paulo Fonseca shpreson se e njëjta gjë do të ndodhë të dielën.