Carabao Cup/ Havertz bën tripletë në kualifikimin e Chelsea, Arsenali eliminon Leicester

Mbrëmjen e djeshme u luajt raundi i parë me eliminim, i Carabao Cup ose siç njihet ndryshe Kupa e Ligës në Angli.

Chelsea kaloi në fazën e 1/8-ve falë suksesit 6-0 ndaj modestëve të Barnsley në Stamford Bridge. Shkëlqeu në këtë duel blerja e re, gjermani Kai Havertz me një tripletë teksa shënoi 3 golat e tij të parë me fanellën e Chelsea-t, rrugën e rrjetës e gjetën edhe Abraham që zhbllokoi shifrat, Barkley dhe Giroud që e çoi rezultatin në 6-0.

Avancoi më tej edhe Arsenali që triumfoi 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Leicester City. Autogoli i Fuchs dhe goli i Nketiah i dhanë fitoren skuadrës së Mikel Artetës.

Fitore të lehta edhe për Everton me shifrat 2-5 në transfertën ndaj Fleetwood dhe Newcastle me rezultatin e thellë 0-7 në sfidën ndaj Morecambe të kategorisë së 4-t.