Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, takoi disa banorë të Bubqit, të cilët i shfaqën shqetësimin për gjendjen e tyre pas tërmetit shkatërrimtar.
Familja e Indrit Prenit jeton në kontenier që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij thotë se deri më tani nuk ka shkuar asnjë për t’u thënë se çfarë do të bëhet më shtëpinë e tyre. Por megjithë hallin e shtëpisë, ajo thotë se hapësira që ka kontenieri është shumë e vogël për 5 anëtarë të familjes, për të bërë kujdes edhe nga pandemia.
Biseda
Indrit Preni: Jam Indrit Preni. Siç e shihni vetë, mbrapa tërmetit ç’kanë ardhë në fillim të tërmetit, kanë 9 muaj gati 1 vit, s’është t’u pa kush më as nga Bashkia as nga Komuna. Bashkia ma ka nxjerrë DS4.
Desilda Preni: Që ditën e tërmetit, domethënë që kur ka rënë tërmeti, ne jetojmë në atë kontenier, që na e kanë sjellë por me kushte të vështira. Deri tani s’kemi parë gjë, për shëmbull me ardhë me na thënë do bëhet këtu apo do bëhet atje, po qef prej vendit tim nuk kam me lëviz prej këtu.
Orjola Pampuri: Po ndërkohë kërkohen të merren masa për higjenën, ndërkohë në atë vend ku ju jetoni ishte aq i vogël sa vetëm masa higjene…
Desilda Preni: Me atë po përpiqemi t’i mbajmë sa më pastër.
Orjola Pampuri: Po ndërkohë që 5 veta në një çadër është e vështirë…
Desilda Preni: E vështirë është po ça të bëjmë.
Martin Jaku, kryefamiljar, ka qysh prej tërmetit të parë në 21 shtator, së bashku me familjen e tij prej 7 pjesëtarësh që jetojnë në çadra. Përpos mungesës së ndihmës nga shteti, ai thotë se institucionet shtetërore kanë qenë pengesë për ndërtimin e shtëpisë së tij, që do t’ia bënin disa fondacione fetare, pasi tek bashkia i kanë kërkuar 5 mijë euro për lejen e ndërtimit.
Martin Jaku: Jam Martin Jaku, banues i fshtait Mallkuç, lagjja Tarin. Në muajin shtator ra tërmeti dhe më shkatërroi shtëpinë, edhe më erdh komuna. Do të marrësh inxhinierin. I shkrujta inxhinierit, inxhinieri nuk më erdhi. Ditën e fundit vjen inxhinieri te një shtëpi këtu me një fjalë, se ka shtëpiat në Mazhe ai, ka 3 shtëpia, i ka bërë vetë, dhe më tha mua nuk marr urdhër nga ty, marr nga kryetari i komunës. Ore kam shkrujt emrin. Ore nuk vij, tha. Tani mu më tahnë ca të fesë, me një fjalë, që mund të më ndihmojnë për shtëpinë, e kështu, se shkoi vonë. Edhe shko, duam leje ndërtimi tha. Duam një leje ndërtimi tha, se inxhinierët dhe ustallarët i biem nga jashtë shtetit. Edhe unë atë ditë çova gruan me vajzën, se isha i angazhuar me punë. Shko atje në bashki e tha ne nuk na e kanë pru zyrtare. Leja e ndërtimit bënë 5 mijë euro. Edhe unë fola me këta. Unë tha të jap paret ty o Martin, të bëj shtëpinë ty, e nuk mund t’i jap 5 mijë euro shtetit!
Orjola Pampuri: Domethënë kushtet janë këto që janë, këto që shohim ne?!
Martin Jaku: Këto që janë…
Orjola Pampuri: Këtu ti jeton me fëmijët, me bashkëshorten, tani vjen dimri…
Martin Jaku: Jam vetë i 7-ti. Unë vetë i 5-ti, 2 motrat 7. Jemi katandisur kështu dhe nuk kemi asnjë shpresë, e themë publikisht këtu. Të më kishte dhënë paret, e kisha bërë shtëpinë unë, edhe më fundërrina në fshat e kishte bërë shtëpinë!