• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Plani i shpërndarjes për vaksinën Covid-19/ Mbi 60 vende të pasura i bashkohen OBSH-së

10:37 : 22/09/2020
në BOTA, SHENDETI

Më shumë se 60 shtete të pasura i janë bashkuar një programi të mbështetur nga OBSH-ja për të lehtësuar qasjen e vendeve të varfra në vaksinat e koronavirusit, por SHBA dhe Kina nuk janë në listën e botuar të hënën, raporton France24.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në koordinim me grupin global të aleancës së vaksinave Gavi dhe Koalicionin për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) kanë krijuar një mekanizëm që synon të sigurojë një shpërndarje më të drejtë të çdo vaksine të ardhshme për Covid-19.

OBSH-ja ka inkurajuar kombet më të pasura t’i bashkohen nismës, 38 vende të tjera priten t’i bashkohen nismës në ditët e ardhshme, thanë të tre organizatat në një deklaratë të përbashkët, raporton abcnews.al

Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump kanë kritikuar vazhdimisht menaxhimin e pandemisë nga ana e OBSH-së. Edhe Kina, vendi ku u shfaq koronavirusi për herë të parë në fund të vitit të kaluar, gjithashtu nuk është pjesë e listës.

“Qëllimi i Covax është të përpiqet të punojë me çdo shtet në botë”, tha shefi i Gavi, Seth Berkley në një konferencë virtuale kur u pyet për mungesën e Kinës në listë.

Lexo edhe:

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

“Unë mund t’ju siguroj se ne kemi biseduar dhe do të vazhdojmë të bisedojmë me të gjitha vendet”, ka deklaruar ai.

Qëllimi i Covax është të sigurojë mbi dy miliardë doza vaksinash të sigurta dhe efektive deri në fund të vitit 2021. OBSH-ja ka deklaruar se nevojiten rreth 38 miliardë dollarë për programin e përgjithshëm ACT-Accelerator, i cili përfshin Covax, por edhe bashkëpunimin global drejt zhvillimit dhe sigurimit të qasjes së barabartë në teste dhe trajtime për Covid-19, dhe forcimin e sistemeve shëndetësore, raporton abcnews.al

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh optimist pasi gati dy të tretat e popullsisë globale kanë rënë dakord të marrin pjesë në programin e OBSH-së.

“Covid-19 është një krizë e madhe globale që kërkon një përgjigje të madhe globale,” tha ai në deklaratë.

“Kjo nuk është bamirësi, është në interesin e çdo vendi. Ne fundosemi ose notojmë së bashku.”

Etiketa: OBSHshperndarjevaksina

Lajme të lidhura

BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
BOTA

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025
BOTA

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

11:57 : 15/10/2025
BOTA

OBSH ngre alarmin: Dhjetëra fëmijë të vdekur nga disa shurupe toksike

15:35 : 14/10/2025
BOTA

OBSH paralajmëron: Miliona jetë rrezikohen nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

19:51 : 13/10/2025
BOTA

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

10:11 : 13/10/2025
Para

"Opozita të mos harxhojë kohën në Këshillin e leshit"/ Manjani: Ambasadorët s´patën b*thë të ndalojnë marrëzitë e Ramës

TË GJITHA

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com