• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

5 arsyet pse Bayern Munchen do të mundë Sevillan në Superkupën e Evropës

17:09 : 22/09/2020
në SPORT

Të enjten më 24 shtator luhet Superkupa e Evropës ndërmjet Bayern Munich dhe Sevillas. Ndërkohë në prag të kësaj përballje Bundesliga.com jep pesë arsye pse kampionët e Ligës së Kampionëve do të dalin triumfues edhe në këtë finale të radhës.

1. Seria e gjatë e ndeshjeve pa humbje

Viti 2020 deri më tani ka qenë i karakterizuar nga një pasiguri e madhe, por nëse ka një gjë që ka mbetur konstante, është forma e shkëlqyeshëm e Bayern Munich si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

Hera e fundit që bavarezët kanë njohur humbjen është më 7 dhjetor, teksa u mposhtën 2-1 ndaj Borussia Monchegladbach. Që nga ajo kohë kanë kaluar një nëntë muaj,  ku Bayerni ka realizuar 31 ndeshje, 30 ndër të cilat i ka fituar duke realizuar 106 gola ndërsa një takim është mbyllur në barazim

Kjo formë mahnitëse bëri që skuadra e Hansi Flick të fitonte tripletën dhe duke siguruar edhe finalen ndaj Sevillas për Superkupën e Evropës.

Lexo edhe:

Bayern në kërkim të një sulmuesi anësor, 3 kandidatët kryesorë në listën e Kompany

Presidenti i Bayern Munich dorëzohet për Wirtz: Ka marrë rrugën drejt Premier League!

2. Fenomeni Lewandowski

Arsyeja kryesore e suksesit të jashtëzakonshëm të Bayernit vitin e kaluar – dhe gjashtë sezonet e kaluara, në të vërtetë ka qenë Robert Lewandowski, i cili nuk ka arritur të shënojë në vetëm katër nga 31 ndeshjet e fundit të Bayern.

32-vjeçari është i pangopur përpara portës dhe ai nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi në planin afatshkurtër

3) Blerja e goditur e Leroy Sane

Aftësia e Bayern për të ruajtur dhe për të përmirësuar standardet jashtëzakonisht të larta të klubit u theksuan nga afrimi i Leroy Sane dhe përfaqësuesi gjerman pati një ndikim të menjëhershëm në debutim – duke shënuar një dhe duke asistuar dy nga tetë golat e Bayern kundër ish-klubit të tij, Schalke 04.

Këto asistime bënë që Serge Gnabry  të shënonte një “hat trick” dhe dyshja menjëherë duket se ka  arritur një partneritet shkatërrues që do ta bëjë Bayernin edhe më të fuqishëm këtë sezon.

Gnabry, lojtari i vetëm i Bayern-it që arriti shifra të dyfishta në asistime dhe gola vitin e kaluar, u gëzua së bashku me anësorin e tij të ri, ndërsa Sane përmblodhi në mënyrë të përsosur ndjesinë se mbretërimi i Bayern Munich duket se sapo ka filluar.

“Ekipi edhe vitin e kaluar ishte në maja me lojtarë shumë të mirë dhe kohezion shumë të mirë,” tha Sane. “Djemtë janë ende të uritur, edhe pse kanë fituar tripletën. Ne nuk do ta lëshojmë këmbën nga gazi”- përfundoi Sane pas fitores ndaj Schalke 04.

4) Boshti i mesfushës

Për disa, vendimi i Bayern Munich për të lejuar Thiago Alcantaran të largohet nga klubi do të ishte tronditëse, por bavarezët kishin gjithçka nën kontroll pasi në qendër të mesfushës ata mburren me Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich dy lojtarë që vitet e fundit janë kthyer në yje të vërtetë.

Paraqitjet e Goretzka sezonin e kaluar bënë që pikërisht Thiago të humbiste vendin e titullarit ndaj tij në ristartin e sezonit pas pandemisë së coronavirusit.

Kimmich gjithashtu zhvilloi një sezon të madh ndërsa ishte lojtari që vrapoi më shumë se çdo lojtar tjetër i Bundesligës vitin e kaluar.

5. Alternativat e shumta në çdo repart

Alphonso Davies rikthehet përsëri në skuadër pasi që prej ditës së premte ai nuk stërvitej me skuadrën për shkak të një dëmtimi të lehtë muskulor.

Ndeshja ndaj Schalke 04 i dha Davies një pushim disa ditor shtesë pas një sezoni ku ai “çimentoi” veten si një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Gjithsesi në këtë pozicion, në mungesë të kanadezit, mund të luajë një kampion bote siç është Lucas Hernandez

Këtu theksohet fakti se sa e ngjeshur me talente është skuadra gjermane me Hernandez gjithashtu një mundësi për të luajtur në qendër të mbrojtjes në mungesë të David Alaba – edhe pse Niklas Sule dhe Jerome Boateng janë sigurisht më se të aftë të vazhdojnë ta mbulojnë këtë rol.

Nuk është vetëm në mbrojtje aty ku Bayern ka alternativa të shumta; një tjetër kampion bote me Francën siç është Corentin Tolisso është mëse i aftë për të zëvendësuar bashkatdhetarin e tij Kingsley Coman paraqitjet e të cilit  muajin e kaluar vulosën suksesin në Ligën e Kampioneve.

Etiketa: BayernLewnadowski

Lajme të lidhura

SPORT

Bayern në kërkim të një sulmuesi anësor, 3 kandidatët kryesorë në listën e Kompany

20:24 : 27/05/2025
SPORT

Presidenti i Bayern Munich dorëzohet për Wirtz: Ka marrë rrugën drejt Premier League!

15:11 : 25/05/2025
SPORT

Interi eliminon Bayernin nga Championsi, përballet me Barcelonën në gjysmëfinale

22:59 : 16/04/2025
SPORT

Interi në “qiellin e shtatë”, italianët përmbysin Bayernin për tre minuta (Video)

22:25 : 16/04/2025
SPORT

Preferon Interin apo Bayern në gjysmëfinale? Ja si përgjigjet trajneri i Barcelonës

20:41 : 16/04/2025
SPORT

Inzaghi: Ta harrojmë avantazhin e Mynihut, e njohim vlerën e Bayernit

18:56 : 15/04/2025
Para

E kishin lënë për tu sqaruar/ Dalin detaje të reja nga plagosja e 16-vjeçarit në Durrës

TË GJITHA

Partizani me sytë nga sfida e “playoff-it” në Spanjë, në lojë janë qindra mijëra euro

12:45 : 08/06/2025

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025

Vodhi para në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

12:33 : 08/06/2025

Test për qeverinë Vuçiç, mbahen zgjedhje lokale në dy komuna të Serbisë

12:23 : 08/06/2025

Heqja e flamurit nga stadiumi, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai simbol, preket gjaku i dëshmorëve

12:21 : 08/06/2025

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

12:05 : 08/06/2025

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com