• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti: Banka të rëndësishme, kanë pastruar 2 trilionë dollarë të grupeve kriminale

17:41 : 21/09/2020
në AKTUALITET

Shuma të mëdha parash, që dyshohen të jenë të pista, kanë qarkulluar për vite me radhë nëpër disa nga institucionet më të mëdha bankare në botë, sipas një hetim ndërkombëtar të disa gazetarëve investigativë botuar të dielën, bazuar në raporte të rrjedhura nga Departamenti amerikan i Thesarit.

“Përfitimet nga luftërat vdekjeprurëse të drogës, pasuritë e përvetësuara nga vendet në zhvillim e kursimet e vjedhura për shkak të skemave piramidale, u lejuan të gjitha të rrjedhin brenda dhe jashtë këtyre institucioneve financiare, megjithë paralajmërimet nga vetë punonjësit e bankave”, sipas hetimit të kryer nga Buzzfeed News dhe nga shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Investigativë (ICIJ).

Hetimi, i cili u drejtua nga 108 media ndërkombëtare nga 88 vende të ndryshme të botës, bazohet në mijëra raporte për aktivitete të dyshimta të depozituara në agjencinë e zbatimit të ligjit financiar pranë Departamentit amerikan të Thesarit. E njohur me akronimin FinCEN, agjencia është një njësi inteligjence në zemër të sistemit global për të luftuar pastrimin e parave.

“Këto dokumente, të përpiluara nga bankat, të ndara me qeverinë, por të mbajtura jashtë vëmendjes së publikut, ekspozojnë boshllëqet në masat mbrojtëse bankare dhe lehtësinë me të cilën kriminelët i kanë shfrytëzuar ato”, shkruante agjencia amerikane e lajmeve “Buzzfeed News”, në hyrje të artikullit të saj.

Dokumentet i referohen një shume prej 2 trilionë dollarësh në transaksione që kanë qarkulluar mes viteve 1999 dhe 2017. Hetimi pëqëndrohet në veçanti tek pesë banka të mëdha, JPMorgan Chase, HSBC, Standard Chartered, Deutsche Bank dhe Bank of New York Mellon, të akuzuara për se kanë vazhduar të lëvizin pasurië e kriminelëve të dyshuar, edhe pasi janë ndjekur penalisht ose dënuar për shkelje financiare.

Lexo edhe:

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

“Rrjetet përmes të cilave qarkullojnë paratë e pista përshkojnë botën dhe janë bërë arterie jetike e ekonomisë globale”, raportoi Buzzfeed News.

Në një deklaratë, Deutsche Bank tha se gjetjet e ICIJ-së “diheshin” nga institucionet rregullatore. Banka tha gjithashtu se ajo i “kishte kushtuar burime të konsiderueshme forcimit të kontrolleve”, si dhe ishte përqëndruar në “përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve të saj”.

Hetimi theksonte gjithashtu mungesën e fuqisë së autoriteteve amerikane për të kontrolluar transaksionet e pista financiare. Në një deklaratë të lëshuar para botimit të këtij hetimi, FinCEN tha se “publikimi i paautorizuar i raporteve përbën një krim që mund të ndikojë në sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”./VOA/

Etiketa: para te dyshimtaraporti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

20:45 : 23/10/2025
Para

Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të ulni dhimbjet

TË GJITHA

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025

“Mos kini frikë nga ndryshimet”, horoskopi për muajin Nëntor nga Paolo Fox

14:28 : 31/10/2025

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

14:15 : 31/10/2025

Trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, kapen babë e bir në Kamëz (EMRAT)

14:15 : 31/10/2025

‘Ushtarja’ e Ramës në Kushtetuese: Shkarkimi i Veliajt është ligjor (LIVE)

13:48 : 31/10/2025

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh

13:46 : 31/10/2025

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ EMRAT e drejtuesve të rinj, kush ikën dhe kush vjen

13:42 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com