Bota vuan nga Covid, në Wuhan festojnë /PAMJET

Wuhani shihet si vendi i origjinës së virusit COVID-19, i cili ka vendosur në panik gjithë botë dhe ka marrë deri tani mbi 965 mijë jetë njerëzish.

Por, duket se virusi i tmerrshëm është harruar shpejt në qytetin kinez. Së fundmi, në media janë duke qarkulluar pamje nga Wuhan-i, ku qindra të rinj festojnë ngjitur me njëri-tjetrin.

Jeta e natës zhvillohet pa problem nga të rinjtë në qytetin kinez, pa maska, pa distancë, madje nuk mungojnë as puthjet me njëri-tjetrin.