‘U tremba shumë …’/ Këngëtarja shqiptare flet për tërmetin e fortë që goditi SHBA-në (Foto)

Në dy ditët e fundit Greqia dhe Shqipëria janë prekur nga një valë tërmetesh, ndonëse intensiteti i tyre nuk përbënte rrezik, por krijoi panik.

Paralelisht edhe në SHBA ka rënë një tërmet 4.6, i shkallës Rihter, duke krijuar jo pak panik te njerëzit.

Jameela Jamil, Skai Jackson dhe Bebe Rexha, ishin ndër artistët e famshëm, të cilat kanë reaguar ndaj tërmetit që ra në Los Angelos.

Aktorja me orgjinë shqiptare, Bebe Rexha, ishte njëra prej yjeve që postoi në Twitter, në lidhje me tërmetin, që goditi Los Angeles.

Tërmeti me madhësi 4.6 goditi Kaliforninë Jugore, rreth orës 11:38 të pasdites së djeshme.

Asnjë dëm nuk është raportuar, por paniku ishte i madh. Jameela Jamil hapi reagimin e saj, duke shkruar: U frikësua më tepër qeni im”.

“Unë megjithatë isha i guximshme, e freskët dhe e qetë dhe patjetër që nuk bërtita “oh m*t, ne do të vdesim” dhe nuk jam në stres, madje po ha ushqim meksikan tani.

Këngëtarja Bebe Rexha shtoi: U zgjova nga tërmeti. Isha duke pritur, nga dridhjet dhe u frikësova se mund të ishte edhe më keq. Shpresoj se të gjithë jeni të sigurt. Ju dua”, tha ajo.’

Edhe Skai Jackson foli mbi tmerrin që përjetoi nga dridhjet e tërmetit.