• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Lila letër Dukës: Po veproni si Rama, miratoni kontratën kolektive!

15:25 : 20/09/2020
në SPORT

Sindikata e Futbollistë Profesionistë Shqiptarë, përmes një letre të hapur, i dërgon një mesazh kreut të FSHF, Armand Duka, në lidhje me Kontratën Kolektive që sindikata ka propozuar dhe deri më tani nuk është nënshkruar.

Kreu i SFPSH, Andi Lila, tashmë ka vendosur të dërgojë një letër të hapur dhe i kërkon Dukës të mos bjerë pre e këshilltarëve mediokër.

Letra e Andi Lilës drejtuar kreut të FSHF-së Armand Duka

I nderuar miku im, Presidenti i FSHF, z.Armando Duka. E lexova me shumë vëmendje letrën tuaj drejtuar Kryeministrit të vendit z.Edi Rama. Prej disa orësh isha në dilemë nëse duhej ta shkruaja këtë letër të hapur, pasi nuk do të dëshiroja që të keqkuptohem nga askush.

Për këtë arsye më duhet ta bëj këtë sqarim se: Nuk kam asnjë qëllim të bëj polemikë me ju, më besoni për këtë. Jo unë, por asnjë dashamirës i sportit në tërësi dhe futbollit në veçanti nuk mund t’i heqë asnjë presje letrës që ju i drejtoni Kryeministrit z.Edi Rama.

Lexo edhe:

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

Duka la jashtë tifozët e vërtetë, FIFA dënon FSHF-në për ndeshjen me Serbinë

I nderuar z. President, në këtë debat publik, unë personalisht por edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, është shprehur qartë se është në krahun e sportit. Në vazhdim të këtij qëndrimi, sot po ju drejtoj një pyetje të cilën ua drejtova edhe publikisht në një televizion.

Kur do të nënshkruajmë Kontratën Kolektive mes Sindikatës dhe FSHF? Nëse ju i kërkoni qeverisë të ulet me ju në tryezën e diskutimeve, përse ju shmangeni dhe refuzoni të uleni në diskutime me Sindikatën. Në këtë situatë Sindikata është futbolli dhe FSHF është qeveria!

Kontrata kolektive është një domosdoshmëri e futbollit tonë. Kjo kontratë është një nga dokumentet ligjorë që i mungon reformës ligjore në futboll. Është shumë e drejtë që bota e futbollit kërkon të drejtat e saj tek politika, por të njëjtin standard vlerësimi duhet të ketë edhe bota e futbollit brenda saj.

Por nuk është “fair” të kërkosh nga të tjerët të bëjnë diçka që ti vetë nuk pranon ta bësh. I nderuar miku im, Presidenti i FSHF Armando Duka. Në vlerësimin tim modest, ju do të kujtoheni si Presidenti i FSHF që e modernizoi këtë institucion dhe që futbollin Shqiptar e futi në rrugën e zhvillimit ekonomik.

Si njeri vizionar, ju lutem ta shikoni me qetësi kontratën kolektive dhe të mos bini pre e këshilltarëve mediokër. Nënshkrimi i saj i bën nder jo vetëm botës së futbollit, por edhe juve personalisht. Jam besimplotë se së shpejti do ulemi së bashku për të diskutuar kontratën kolektive. Duke ju uruar punë të mbarë, me respekt, Andi Lila. 

Etiketa: Andi LilaDuka

Lajme të lidhura

SPORT

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

14:53 : 23/07/2025
SPORT

Duka la jashtë tifozët e vërtetë, FIFA dënon FSHF-në për ndeshjen me Serbinë

10:38 : 23/07/2025
KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
AKTUALITET

Youtuberi i famshëm nxjerr “zbuluar” Edi Ramën, e gjen në Mynih për finalen e Champions Leagues

18:48 : 30/05/2025
AKTUALITET

Thumb për Ramën dhe Dukën? Igli Tare drejtor i Milanit, Auron Tare: Na i kurseni urimet hipokrite

11:11 : 27/05/2025
AKTUALITET

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim për Blendi Tetën

16:17 : 22/05/2025
Para

Ja kush është 39-vjeçarja që humbi jetën në klinikën private në Korçë

TË GJITHA

Shpërthen bombola e gatimit në Leskovik, plagoset 67-vjeçari

13:56 : 05/08/2025

Zjarr në Gryksh të Peqinit, flakët përfshijnë sipërfaqen me ullinj e shkurre

13:56 : 05/08/2025

Berisha: Turizmi ka dështuar, shkak eurot e drogës

13:40 : 05/08/2025

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025

Opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë

13:24 : 05/08/2025

Të akuzuar për prishje të rendit publik, Irani arreston 3 persona të lidhur me MEK-un

13:08 : 05/08/2025

Përfshihet nga flakët makina në ecje në Vlorë

13:03 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com