Orgjia e Parlamentit dhe djersa e naftëtarit

Nga Boldnews.al

Ishte një ditë ndryshe e enjtja, pak metra larg ndaheshin dy botë. Naftëtarët e Uzinës së Ballshit protestuan para Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës, duke kërkuar 20 pagat e prapambetura dhe nisjen e punës në uzinë, sipas kontratës së nënshkruar me punëdhënësit. Vetëm një copë letër në duart e naftëtarëve është tallja e radhës, pasi në llogaritë e tyre bankare nuk është hedhur asnjë pagë, asnjë qindarkë. Revolta nisi njëkohësisht kur në Parlament shpërtheu parada e luksit.

Naftëtarët me thirrjet: “Jo politikë, duam bukë për fëmitë” qëndruam pak më shumë se gjysëm ore, më pas skifterët e poliicisë i shpërndanë, duke i rrëmbyer një e nga një dhe shoqëruar në komisariat, disa prej tyre fort dhunshëm. Protestuesit kërkonin takim me një përfaqësues të Ministrisë, por gjetën vetëm strukturat e rendit që nuk kursyen as shoqërimet e dhunshme. Naftëtarët e papunë e të papaguar ikën jo vetëm me “barkun bosh”, por edhe me cimbisje në trup dhe vraga në qafë ndërsa tërhiqeshin me forcë
Është e njëta kohë, diku britet për bukën e gojës dhe në një tjetër vend nuk llogaritet ushqimi i përditshëm, por milionat e aurove të marra ng ai ëmbli pushtet. Aty bëhet paradë luksi. Shfaqja është jo më shumë se 300 metra nga vendi ku naftëtarët kërkojnë djersën e tyre të derdhur e të papaguar. Jemi në Parlament. Vijnë të gjithë me radhë, kush e kush të duket më bukur me veshjet e shtrenjta dhe makinat që të vërbojnë sytë nga shkëlqimi dhe komoditeti.

LEXO EDHE  Denoncimi/ 3 mësues të infektuar në një shkollë në Korçë, institucionet nuk marrin asnjë masë

Buzët vesh më vesh nga qeshjet, hargalisjet dhe ngacmimet që i bëjnë njëri-tjetrës, duke u kredhur bashkë, pozitë e opozitë (e ashtëquajtuar e tillë). Ministrat e ministreshat dallojnë edhe më shumë në këtë paradë që ndodh çdo të enjte, në Parlamentin e “popullit”. Arrogancë, mirëqenie, babtuta të rëndomta. Janë përfaqësuesit tanë, edhe të atyre naftëtarëve të përvuajtur që klithnin për të marrë pagat që u takojnë dhe morën shuplakat e policëve dhe tërheqjen zvarrë duke i përlasur në furgonët e rinj, edhe ata të blerë fort shtrenjt me pikën e djersës së naftëtarit, fermerit, mësuesit, të policit të thjesht, të papunit apo pensionistit.

Protesta zgjati 30 minuta, ndërsa “punimet parlamentare” afër dy orë. Është vaft drake, ministra, ministresha, deputetë e deputete mendojnë restorantin më të shtrenjtë dhe nga çantat nga portofolët që janë blerë sa 20 pagat e munguara të një naftëtari, nxjerrin shukun e të hollave për drekën e përditshme. Lundrojnë në botën imagjinare të Rilindjes nga telefonët e shtrenjtë dhe në fund presin të enjten e radhës, për të dalë sërish në paradë, sigurisht jo me veshjen e javës së shkuar. Halli i tyre është garderoba, luksi në aksesorë dhe u del “tym në kokë” kur nuk dinë se nga të depozitojnë shumat e mëdha të parave që nuk ua siguron rroga, por aleshverishi, ndërhyrjet në tendera dhe lidhjet me elitë politikën dhe oligarkinë.