• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta shkresë Kuvendit dhe institucioneve të drejtësisë: Jo më vonesa për ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses

10:35 : 16/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta njoftoi të mërkurën se përmes një shkrese i ka përcjellë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Kuvendit dhe Avokatit të Popullit, qëndrimin e tij mbi vonesat dhe problematikat në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Në këtë letër Meta ka vënë në dukje problematikat, anomalitë dhe vonesat që sipas tij kanë qenë të pajustifikuara, duke kërkuar marrjen e masave emergjente për bërjen sa më shpejt funksionale të këtyre gjykatave, ku fati i njërës varet nga tjetra.

Sipas Metës, këshillat e emërimeve në drejtësi të viteve 2017, 2018 dhe 2019 kanë shfaqur problematika. Për KED-në e vitit 2019 Meta citon edhe opinionin e Komisionit të Venecias ndërsa shpreh shqetësim se “problematikat e KED-së mbartin me vete rrezikun që të vonojë apo cenojë produktin e saj”.

KED katër muajt e fundit është drejtuar nga zëvendëskryetarja Vitore Tusha, kjo pasi KLGJ vendosi t’i ndërprejë detyrën e si gjyqtar në Gjykatën e Lartë dhe si kryetar në KED, Ardian Dvoranit.

Mirëpo Meta thotë se nuk ka marrë asnjëherë shpjegime nga KED-ja se çfarë e ka penguar atë të kryejë punën e saj gjatë kësaj kohe.

Lexo edhe:

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

Në mënyrë që të plotësohet Gjykata Kushtetuese, duhet që më parë të ngrihet Gjykata e Lartë. Nëse kjo e fundit nuk është funksionale, bllokohet edhe emërimi i tre anëtarëve të tjerë në Kushtetuese duke sjellë sërish pengesa në funksionimin e saj. Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej së paku tre vitesh.

Mirëpo për Metën as KLGJ-ja nuk ka bërë mirë punën e saj. Ai thotë se dy vite pas konstituimit të Këshillit, deri më sot rezulton të ketë propozuar për emërim në Gjykatën e Lartë vetëm 3 kandidatë, të cilët janë emëruar pa vonesa nga Presidenti.

“KLGJ ende nuk ka përfunduar procedurat e verifikimit dhe vlerësimit për plotësimin e 15 anëtarëve të tjerë të kësaj gjykate ku përfshihet dhe pozicioni i katërt në Gjykatën e Lartë, që duhet të plotësohej nga radhët e juristëve të spikatur,” – shkruan Meta teksa më poshtë citon se në muajin mars ky proces thuhej se do të përmbyllej brenda pak javësh.

Presidenti citon disa pjesë të letërkëmbimeve me KLGJ-në ku aty Këshilli zotohet për të tjera afate për përfundimin e procesit të verifikimit të kandidatëve.

“Kanë kaluar katër muaj nga ky qëndrim i KLGJ-së, në mënyrë të pashpjegueshme dhe të pamotivuar ligjërisht ende nuk ka mundur të përmbyllë shqyrtimin e vetëm një kandidature të ngelur në garë për këtë vend vakant (vendi i katërt). Kjo situatë është e papranueshme,” – thotë Presidenti teksa kujton se procedurat për emërimin e 14 anëtarëve të tjerë “nuk dihet kur do të përfundojnë”.

“KLGJ në mënyrë të pashpjegueshme dhe të pamotivuar ligjërisht nuk ka kryer shpalljen njëkohësisht të të gjitha vakancave përballë nevojës imediate të funksionimit të plotë të Gjykatës së Lartë, dhe po në mënyrë të pashpjegueshme nuk duket se është angazhuar me të gjitha burimet për shqyrtimin me përparësi të kandidaturave për këto vende vakante të shpallura për aplikim,” – vijon më tej Meta.

Në shkresën e tij Presidenti tregon se KED-ja javën e shkuar e ka njoftuar për një mbledhje tjetër që do të zhvillohej sot, më 16 shtator, në të cilën thuhet se do të shqyrtohen gjetjet e verifikimeve për katër kandidatë të një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese: Altin Binaj, Artan Spahiu, Dedë Kasneci dhe Gentian Mete.

Meta ngre shqetësimin se 6 kandidatë të tjerë, – Shaqir Hasanaj, Eugen Papandile, Sonila Bejtja, Zhaklina Peto, Sergjio Mazniku, Sinan Tafaj, – për të cilët nuk ka pasur relacione apo vendime të mëparshme do të shqyrtohen në mbledhje të veçuara.

“Një gjë e tillë, përveçse do të sjellë implikime të forta ligjore për veprimtarinë e KED-së, krijon dyshime për një proces selektiv të paramenduar dhe vonesë të qëllimshme në këtë proces,” – thotë Meta, i cili kujton se Avokati i Popullit ka të drejtë të marrë pjesë si vëzhgues në procedurat e verifikimit dhe zgjedhjes së kandidatëve nga KED-ja.

Meta i kërkon KED-së që të vijojë me angazhim më të plotë punën duke respektuar Kushtetutën me qëllim përfundimin  pa u ndikuar nga aktorë të ndryshëm brenda muajit shtator të procedurave për tre vendet vakante për t’u zgjedhur për në Gjykatën Kushtetuese që i përkasin Presidentit dhe Kuvendit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025
BOTA

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025
AKTUALITET

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025
BOTA

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ I “rrezikshmi” i Bilishtit i arratiset Policisë drejt Greqisë, çfarë ndodhi dhe akuzat ndaj tij

21:26 : 15/06/2025
Para

Tetë raste të reja me koronavirus në Elbasan

TË GJITHA

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025

EMRI/ I “rrezikshmi” i Bilishtit i arratiset Policisë drejt Greqisë, çfarë ndodhi dhe akuzat ndaj tij

21:26 : 15/06/2025

Bayern fiton 10-0 përballë skuadrës nga Zelana e Re, një shqiptar debuton në Botërorin e Klubeve

21:06 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com