• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Baret, restorantet, hotelet, fabrikat shkurtuan stafet me 13-32%

23:43 : 16/09/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Baret, restorantet, hotelet, fabrikat ishin linjat që shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të vitit. Kufizimet e lëvizjeve u shtrinë përgjatë 50 ditëve në prill-qershor, kohë në të cilën pjesa më e madhe e aktiviteteve sidomos në sektorin e shërbimeve u mbyllen plotësisht. Por edhe pas rihapjes, këto aktivitete kanë rinisur me staf të reduktuar me qëllim mbajtjen e kostove nën kontroll.

Sipas të dhënave të INSTAT shkurtimet më të mëdha nga puna janë aplikuar nga sektori i bareve dhe restoranteve ku raportohet rënie e indeksit të punësimit me 31.8%, e pasuar nga hotelet me -20.2% dhe fabrikat me -12.8%.

Rënie të punësimit shënuan edhe disa linja të tjera shërbimesh të tilla si aktivitetet inxhinierike, me -2.5%, informacioni dhe komunikimi me -2.3%, tregtia dhe riparimi i automjeteve me -2.2% dhe agjencitë e udhëtimit me -2.1%.

Në disa linja të sektorit të prodhimit tregu i punës nuk është ndikuar nga pandemia. Furnizimi më ujë dhe përpunimi i mbetjeve shënoi rritje të punësimit me 4.6 për qind në raport me tremujorin e dytë të vitit. Kjo rritje duket se është nxitur nga punësimi në ndërmarrjet shtetërore të ujësjellësit, pasi pjesa dërrmuese e tyre janë në pronësi publike.

Sektori i ndërtimi gjithashtu shënoi rritje vjetore me 1.9 për qind gjatë pandemisë në tremujorin e dytë. Sektori nuk e ndaloi aktivitetin as gjatë masave kufizuese teksa nisja e procesit të rindërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 duket se ka nxitur punësimin në ndërtim.

Lexo edhe:

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

OBSH: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në çdo moment

Rritje të punësimit ka pasur edhe sektori i energjisë elektrike me rreth 1.2 për qind. Prodhimi i energjisë elektrike nuk është prekur nga kriza teksa rritja e punësimit është nxitur nga investimet gjithnjë e në rritje në ndërtimin e HEC-ve.

Kriza që krijoi pandemia në ekonomi ishte e paprecedentë, pasi mbyllja e menjëhershme e ekonomisë njëherazi në të gjithë botën krijoi rënie të menjëhershme në punësimin dhe të ardhurat e ekonomive familjare edhe pse shtetet në të gjithë botën ofruan paketa ndihme,

Qeveria e Shqipërisë ka ofruar rreth 30 miliardë lekë pagesa dhe garanci sovrane në dy paketa ndihme kundrejt individëve dhe bizneseve të prekura nga masat kufizuese. Por aplikimi i ndihmës nuk ka mundur të frenojë të gjithë goditjen e në sektorët e shërbimeve nga të cilat ekonomia e vendit tonë ka varësi më të madhe.

Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se në 6 muajt e parë të vitit dolën rreth 49-50 mijë persona nga tregu i punës, ose rreth 6% e totalit të të punësuarve në vend.

Kjo është tkurrja më e madhe e numrit të të punësuarve në 6-mujorin e parë, të paktën që prej pjesës së parë në 2017-n, kur raportohen të dhënat e Anketës së Forcave të Punës. Në të njëjtën periudhë të 2019-s, kur ishte një kohë normale, tregut të punës iu shtuan 33 mijë persona. Ndërsa këtë vit, pandemia e Covid-19 ka reduktuar ndjeshëm numrin e të punësuarve. /Monitor/

Etiketa: pandemiashkurtimestafe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

08:04 : 16/09/2025
BOTA

OBSH: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në çdo moment

19:37 : 11/09/2025
AKTUALITET

Vendi po zbrazet! 10% e shqiptarëve duan të ikin që këtë vit, 33% brenda dekadës

08:20 : 28/08/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

09:55 : 05/03/2025
AKTUALITET

Shifrat konfirmojnë rënien e turizmit, më pak të huaj vizituan Shqipërinë

08:17 : 20/08/2024
Para

Horoskopi 17 shtator 2020/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 30 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 29/09/2025

“Takimi i Arubës nisi për një kullë”, Alba Kepi: Shqetësuese fakti që Artur Shehu vijon të ketë biznese

22:55 : 29/09/2025

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

22:44 : 29/09/2025

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025

Shpërthim në Fushë Krujë, i vendoset tritoli “Range Rover-it” të administratorit Ilir Loci

22:36 : 29/09/2025

“U përplas me Zani Çaushin dhe u largua në SHBA”/ Gazetari: Artur Shehu kishte shumë skafe për dorgë

22:27 : 29/09/2025

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com