• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Autogoli” i Dvoranit/ Mbetet jashtë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

20:16 : 16/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga BoldNews.al

Ardian Dvorani, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë dhe tashmë gjyqtar në Apelin Administrativ, mbetet jashtë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Ai është penalizuar nga kërkesa e tij që KED të shprehej me vendim për rikthimin e tij në këtë institucion, si edhe nga precedenti që vendosi vetë më herët, kur një rast i ngjashëm u diskutua për ish-Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e kësaj të Mërkure, konstatoi se kërkesa e Dvoranit për t’u shprehur me vendim të posaçëm nëse ai duhej të merrte pjesë apo jo në mbledhje “nuk hyn në veprimtarinë dhe kompetencën e këtij institucioni”.

Ardian Dvorani u largua nga Gjykata e Lartë dhe njëkohësisht nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në Qershor të këtij viti, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) konstatoi përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar.

Lexo edhe:

No Content Available

Rreth dy muaj më vonë, në fund të Korrikut 2020, KLGJ e emëroi atë në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Administrative të Apelit.

Largimi dhe më tej rikthimi i Dvoranit në sistemin gjyqësor krijoi një paqartësi lidhur me pozicionin e tij si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, funksion që e fitoi në bazë të një shorti të zhvilluar nga institucioni i Presidentit të Republikës, në Dhjetor 2019.

Në këtë situatë konfuze, kryetarja në detyrë e KED, Vitore Tusha, i dërgoi Dvoranit njoftim për t’u paraqitur në mbledhjen e radhës, e cila ishte parashikuar të zhvillohej në 21 Gusht 2020.

Në përgjigje të këtij njoftimi, Dvorani i dërgoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi një letër të gjatë, të cilën e mbyllte me kërkesën që rikthimin e tij do të ndodhte vetëm pas një vendimmarrje të posaçme nga ana e atij institucioni.

“…E konsideroj të papërshtatshme qenien të pranishëm në këtë mbledhje të Këshillit, deri në diskutimin dhe vendimmarrjen e domosdoshme të Këshillit për çështjen e vijueshmërisë ose jo të ushtrimit të detyrës sime si anëtar i KED në mbledhjet dhe veprimtaritë e ardhshme të tij”, shkruante Dvorani në shkresën e tij të mesit të gushtit.

Pikërisht, kjo kërkesë e tij, për një vendim të posaçëm, nuk u mor në konsideratë nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED arriti në konkluzionin se nuk është struktura kompetente për t’u shprehur për këtë aspekt procedurial, pasi anëtarët e tij as nuk emërohen dhe as nuk shkarkohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në fakt, një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe vetë Dvorani, kur drejtonte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, në Janar 2019.

Arta Marku, e cila mbante detyrën e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, u shortua si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në të njëjtën ditë, rreth 2 orë më vonë, Parlamenti votoi emrin e Olsian Çelës si Prokuror të Përgjithshëm me mandat të plotë, duke zëvendësuar në zyrë Arta Markun.

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në janar 2020, Ardian Dvorani dhe pjesa tjetër e KED-së miratuan në heshtje praninë e Arta Markut.

Dvorani, në atë kohë në cilësinë e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, deklaroi se KED nuk ka kompetencë që të emërojë apo shkarkojë/largojë anëtarë nga detyra, pasi nuk është kompetencë e tij.

Etiketa: “Autogoli” i Dvoranit/

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Vera ‘harron’ të ikë/ Ja çfarë ndodh me temperaturat dy javëshin e dytë të shtatorit dhe fillimin e tetorit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025

Axhenda për javën e ardhshme, Tirana programon miqësore me ekip tjetër nga Kategoria e Parë

18:08 : 17/05/2025

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025

Përfundon Bundesliga, Dortmundi rrëmben vendin në Champions në javën e fundit (Verdiktet)

17:49 : 17/05/2025

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

17:42 : 17/05/2025

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

17:39 : 17/05/2025

Sonte finalja e madhe e Eurovizionit, ja kur performon Shqipëria

17:37 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com