Agjenti i Bale zbulon të ardhmen e futbollistit: Në mendjen e tij është vetëm një klub!

Gareth Bale është lidhur me një kthim te Tottenham disa herë në të kaluarën, por tashmë duket se ka bisedime konkrete rreth një kthimi të tij në Londër.

Jonathan Barnett, agjenti i lojtarit, e ka konfirmuar këtë gjë të martën.

“Ne po flasim,” i tha ai BBC Radio Wales, duke iu referuar Tottenham , Real Madrid dhe Bale

Në mendjen e tij tashmë është vetëm Tottenham. Ai i do ende Spurs. Është vendi ku ai dëshiron të jetë”.

Pavarësisht fjalëve të agjentit të Bale, një operacion i tillë do të ishte i vështirë, pasi Real Madrid do të duhej të bënte një përpjekje ekonomike pasi Tottenham nuk do të ishte në gjendje të përballonte pagat e tij të plota.

LEXO EDHE  Benevento-Inter, publikohen formacionet zyrtare

Barnett ka qenë gjithmonë kundër formës së huazimit, por ky është një opsion që nuk mund të përjashtohet këtë verë.

Manchester United gjithashtu ka qenë i lidhur me lojtarin ditët e fundit, kështu që duket se ditët e Bale te Real Madrid janë të numëruara dhe se ai së shpejti do të kthehet në Premier League.