• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Projektligji i diskutueshëm për Brexitin u votua

17:43 : 15/09/2020
në BOTA

Qeveria Britanike e miratoi projektligjin, megjithë kundërshtimin e fortë nga ish-kryeministrat dhe anëtarët e partisë konservatore. Kritikët e kanë quajtur aktin një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Dhoma e Komunave e miratoi projektligjin e kryeministrit Boris Johnson në një votim të hënën në mbrëmje me 340 vota pro dhe 263 kundër, rezultatet u publikuan rreth orës 10:30 të mëngjesit.

Projektligji i Tregut të Brendshëm, i cili u debatua në dhomën e ulët të parlamentit, Dhoma e Komunave, gjatë të hënës në mbrëmje, është një shkelje e marrëveshjes së tërheqjes të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian dhe ka shkaktuar shumë kritika nga partnerët e BE, por edhe nga ligjvënësit konservatorë.

Në votë u hodh një ligj i ri i tregut të brendshëm, i cili pritet të ndryshojë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e Brexit-it të nënshkruar me BE në janar.

Duke miratuar projektligjin, deputetët hapën rrugën për katër ditë diskutime intensive parlamentare këtë javë dhe tjetrën.

Lexo edhe:

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin të shpenzimeve të Trump

Sot seancë plenare në Kuvend, çfarë do të diskutohet

Në debatin para votimit të parë, Johnsoni e akuzoi BE për rrezikimin e integritetit territorial të Britanisë së Madhe. Prandaj, qeveria e tij është e detyruar të veprojë në këtë mënyrë ndaj ligjit të ri.

Shumë gjëra nuk do të ishin më të vlefshme

Planet e reja, të cilat qeveria britanike shpalli papritur disa ditë më parë, pritet të shkelin në mënyrë të njëanshme disa dispozita kryesore në marrëveshjen e Brexit-it për Irlandën e Veriut. Bëhet fjalë për pezullimin e rregulloreve doganore në tregtinë e mallrave për provincën britanike dhe për kushtet për ndihmat shtetërore për kompanitë britanike.

BE e sheh këtë si shkelje të qartë të marrëveshjes së Brexitit dhe reagoi me indinjatë. Edhe qeveria britanike e pranoi se kemi një shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por e përshkroi këtë shkelje të marrëveshjeve ekzistuese si vetëm “shumë specifike dhe të kufizuar”.

Johnsoni gjithashtu theksoi se është thjesht e nevojshme depërtimi në marrëveshjen e Brexitit. Kjo sepse sipas tij nevojitet një “rrjet sigurie” për të mbrojtur marrëdhëniet midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë.

England | House of Commons | Brexit Debatte | Boris Johnson (picture-alliance/empics/House of Commons)

Rezultati i pasigurt

Me këtë argument, Johnsoni hasi në një rezistencë masive nga brenda partisë së tij konservatore: Shumë Tories, përfshirë mbështetësit e Brexitit, nuk duan të mbështesin shkeljen e planifikuar të ligjit. Para se të fillonin diskutimet parlamentare, ata kërkuan që projektligji të tërhiqej.

Midis kundërshtarëve të Johnsonit janë ish-kryeministrat konservatorë si David Cameron dhe John Major. Ata druhen se përçarja mund të lëkundë besimin ndërkombëtar ndaj Britanisë së Madhe dhe të rrezikojë paqen tashmë të brishtë në Irlandën e Veriut. Rezultati i diskutimeve të ardhshme parlamentare për Brexitin konsiderohet i pasigurt.

David Cameron, kryeministër i Britanisë së Madhe në kohën e referendumit për Brexit, ishte ish-kryeministri britanik i fundit i gjallë që shprehu shqetësimet e tij në lidhje me projektligjin, duke paralajmëruar orë para debatit se “kalimi i një projektligji në Parlamentit dhe pastaj vazhdimi i shkeljes së një detyrimi të traktatit ndërkombëtar është gjëja më, më e fundit që duhet të mendoni.”

Theresa May, John Major dhe ish kryeministrat laburistë, Tony Blair dhe Gordon Brown kishin folur para tij./DW/

Etiketa: brexitProjektligj

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin të shpenzimeve të Trump

08:45 : 29/06/2025
AKTUALITET

Sot seancë plenare në Kuvend, çfarë do të diskutohet

08:14 : 16/06/2025
AKTUALITET

Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës

18:29 : 03/06/2025
BOTA

Më shumë se 120,000 britanikë janë natyralizuar në vendet evropiane që nga votimi i Brexit

19:44 : 07/03/2025
BOTA

Aleatët republikanë të Trump hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës

21:29 : 13/01/2025
BOTA

A do lehtësojë qeveria rregullat e Brexit? Starmer përmirëson marrëdhëniet me BE

21:32 : 05/07/2024
Para

Listat e hapura në zgjedhje, debati përfshin edhe Maqedoninë e Veriut

TË GJITHA

Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak, eskorta e shoqëron drejt vilës qeveritare

13:32 : 16/07/2025

LDK dorëzon vendimin e Supremes në Prokurori, kërkon hetim penal për qeverinë

13:21 : 16/07/2025

Irani përjashton bisedimet bërthamore me SHBA-në

13:04 : 16/07/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

13:03 : 16/07/2025

Gjendet një trup i pajetë në Elbasan, zona përreth e djegur

12:54 : 16/07/2025

FOTO/ Arjola Demiri po shijon pushimet, pozon me bikini

12:45 : 16/07/2025

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

12:27 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com