• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimet me të miturit, socialogu Tushi: Mëkatarët e parë dhe më të mëdhenj janë prindërit

09:17 : 14/09/2020
në AKTUALITET

Sociologu Gëzim Tushi, në një interviste për “Abc-në e Mëngjesit” këtë të hënë, ka komentuar rritjen e rasteve të abuzimeve seksuale në vendin tonë kohët e fundit.

Tushi në fjalën e tij ka theksuar se në vendin tonë në ndryshim nga vitet e mëparshme tashmë kemi një rritje të pedofilëve dhe për këtë është e rëndësishme që të rritet ligjërimi seksual te fëmijët dhe adoleshentët në mënyrë që ato të kuptojnë dhe të mos lejojnë abuzime të tilla.

Sipas Tushit prindërit janë mëkatarët më të mëdhenj, pasi ato janë kujdestarët e parë të fëmijëve dhe duhet të kujdesen në mënyrë që fëmijët të jenë të informuar dhe të kenë frymën e denoncimit të abuzimeve.

“Unë mendoj se përtej rastit individual dhe analizës psikologjike, masat fillestare janë shumë të mira, por ne duhet të shikojmë dhe më tej te pikëpamja sociale,shoqëria jonë ka filluar një shthurje e përgjithshme e jetës seksuale të shoqërisë, tashmë kemi një përhapje të madhe të fenomeneve të incestit dhe të pedofilisë. Ne duhet të shikojmë përtej rastit, se pse janë shënuar këto maniakë të rastit dhe ka disa kontradikta që ne duhet ti shikojmë përtej. Familja shqiptare ka nevojë dhe të përgatisë fëmijën që të denoncojnë, kultura e denoncimit duhet të jetë më e theksuar te fëmijët në mënyrë që ato të dinë dhe të kuptojnë dhe të mos lënë hapësirat dhe ti dorëzohet kriminelit seksual. Përgjegjësia e familjes, mëkatarët e parë janë prindërit, janë kujdestarët e parë dhe së dyti duhet të veçoritë e zhvillimit fizik”, ka thënë Tushi.  

Ndër të tjera profesor Tushi në fjalën e tij ka theksuar se institucionet publike dhe ato të edukimit kanë përgjegjësinë e tyre në lidhje me informimin e fëmijëve.

Lexo edhe:

Fenomeni i tradhtisë, sociologu Gëzim Tushi tregon arsyet pse ndodh

Krimi në vend/ Sociologu: Në Shqipëri mungon komunikimi

Sipas Tushit, ligjërimi për seksualitetin te fëmijëve duhet të jetë si në familje ashtu edhe në shkollë, është një mënyrë për të evidentuar të gjithë këto ngjarje.

“Institucionet publike për informimin e fëmijëve, duhet të flasim me to në varësi të rrezikut të tyre sipas moshës.  Shkolla mëkatarja më e madhe, pasi flitet pak ose aspak, mësuesit duhet të ligjërojnë mbi seksin pasi kanë paragjykime, janë ato që kanë ndikimin e tyre në lidhje me këto rreziqe. Ligjërimi për seksualitetin duhet të bëhet që në shkollë. A e dini se ka filluar që përgatitja seksuale e fëmijëve është ulur, tashmë është që në moshën 9 vjeçare, ku përgatiten nga pikëpamja. Nëse do i mbrojmë do të ndihmojë dhe në uljen e këtyre fenomeneve.  Ne nuk kemi struktura gjurmuese për pedofilinë, përveç policisë, por janë prindërit ato që duhet të jenë të kujdesshëm. Nëse do të bëhet adoleshente dhe ajo s’ka asnjë informacion përballet me një terren shthurës. Rënia e tabuve të virgjërisë dhe se seksi është një gjë normale është një gjë normale mes adoleshentëve që ndikon për raste të tilla.

Incesti dhe pedofilia janë dy fenomene, pedofilët kanë qenë më të paktë por tani kanë dalë më shumë në pah dhe janë dy rreziqe të mëdha për fëmijët, fëmijët janë të rrezikuar nga farefise si daja, xhaxhai etj, kufiri midis të lejuarës dhe të palejuarës. Ngjarje të tilla ka dhe në perëndim por në vendin tonë janë në forma më banale”, është shprehur ndër të tjera Tushi.

Etiketa: Gëzim Tushi

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Fenomeni i tradhtisë, sociologu Gëzim Tushi tregon arsyet pse ndodh

09:01 : 29/10/2024
AKTUALITET

Krimi në vend/ Sociologu: Në Shqipëri mungon komunikimi

15:40 : 20/08/2024
AKTUALITET

Sociologu: Revolucioni seksual po “godet” rëndë familjet shqiptare

22:07 : 15/07/2024
AKTUALITET

Skandali te Onkologjiku/ Tushi: Po humbet besimi tek spitalet, mjekët janë bërë aleat me të keqen

16:47 : 28/06/2024
AKTUALITET

Interneti, të rinjtë dhe “diktatura dixhitale”

09:27 : 25/05/2024
AKTUALITET

Vrasja e 18-vjeçarit/ Sociologu: Çmimi i jetës ka rënë…

15:07 : 01/04/2024
Para

Pas akuzave për blerjen e një automjeti të shtrenjtë, Sandër Lleshaj: Unë s'kam mundësi për makinë të re, e bleu shteti

TË GJITHA

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

08:30 : 06/06/2025

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com