• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rihapja e lojërave të fatit, PD flet për marrëveshje me të burgosur: Kush e detyroi Edi Ramën të shkelë ligjin?

12:07 : 12/09/2020
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se vendimi për rihapjen e kazinove është në kundërshtim me ligjin që ka miratuar vetë. Sipas PD, me hapjen e kazinove mund të përfitojnë persona të botës së krimit, me të cilët Rama mund të ketë bërë marrëveshje.

PD i bëri apel SPAK-ut të hetojë për çështjen.

“Edhe pse ligji e ndalon shprehimisht hapjen e kazinove në zonat që nuk janë shpallur si me rëndësi kombëtare për turizmin, Edi Rama ka vendosur që ta injorojë këtë gjë. Rikthimi tek projekti kriminal i kazinove dhe bixhozit është një nga tradhëtitë më të mëdha që Edi Rama u ka bërë qytetarëve për llogari të krimit të organizuar.  Pasi flaku në rrugë mbi 10 mijë persona të punësuar në bizneset e lojrave të fatit, Edi Rama ka vendosur t’i përqendrojë ato në pak duar”, tha Enkelejd Aliberaj, në një deklaratë nga selia blu.

“Vetë Edi Rama, i cili deklaroi dy vjet më parë se deputetët e tij ishin kërcënuar nga burgu 313 për të mos ndaluar lojrat e fatit, duhet t’u përgjigjet pyetjeve pa u fshehur pas heshtjes fajtore. Për llogari të cilëve të burgosur tek 313-ta po mbush qendrën e Tiranës dhe ish bllokun me kazino? A përfitojnë nga ky vendim i marrë në fshehtësi ndonjë nga personat që ka takuar 2 netë më pare apo gjatë javëve të fundit? A është lejimi i kazinove pjesë e pazarit të mbyllur me shokët e përgjimeve të Vangjush Dakos”, shtoi ai.

Deklarata e plotë e PD

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

Me një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin, që ka miratuar vetë, qeveria ka lejuar hapjen e kazinove në një zonë në qendër të Tiranës ku, së fundi, janë dhënë disa leje ndërtimi për kulla dhe ku ndodhet aktualisht një kazino, të cilës i ka mbaruar liçensa.

Edhe pse ligji e ndalon shprehimisht hapjen e kazinove në zonat që nuk janë shpallur si me rëndësi kombëtare për turizmin, Edi Rama ka vendosur që ta injorojë këtë gjë.

Rikthimi tek projekti kriminal i kazinove dhe bixhozit është një nga tradhëtitë më të mëdha që Edi Rama u ka bërë qytetarëve për llogari të krimit të organizuar.

Pasi flaku në rrugë mbi 10 mijë persona të punësuar në bizneset e lojrave të fatit, Edi Rama ka vendosur t’i përqendrojë ato në pak duar.

Edi Rama ka shkelur premtimin që ju bëri shqiptarëve se nuk do të lejonte që lojërat e fatit të shkatërronin mijëra familje dhe jetë njerëzish.

Lotët e krokodilit për familjet që mbeteshin pa bukë se kryefamiljari luante bixhoz, janë tharë tani, pak muaj para zgjedhjeve, kur në ortakëri me krimin ka marrë vendim qeverie në cilat kulla dhe në cilat rrugë në Tiranë lejohet hapja e kazinove.

Zonat janë:

•Sheshi Skënderbej, i rrethuar i gjithi me kulla gjigande në ndërtim.
•Sheshi pas pallatit të Kulturës, edhe aty është bërë pazari për një kullë.
•Parku Rinia, me kazinonë e Tajvanit
•Zona pranë Sahatit, ku po ndërtohet një kullë
•Zona pas ish Teatrit Kombëtar, që provon edhe një herë se Edi Rama e shembi dhunshëm Teatrin për të ndërtuar edhe aty kulla për pastrimin e parave të pista jo vetëm në ndërtim, por tani edhe me kazino.
•Zona prapa Presidencës. Aty po ndërton ish pronari i kompanisë më të madhe të bixhozit dhe që media e ka lidhur biznesin e tij me familjen e Edi Ramës.

Raportet dhe të dhënat në Shqipëri tregojnë se biznesin e kazinove dhe të bixhozit e ka drejtuar krimi i organizuar. Pas kësaj shkelje të premtimit të Edi Ramës dhe vendimit për të hapur kazino në Tiranë, janë ortakëria me krimin e organizuar, me të cilin Edi Rama bashkëqeveris prej gati 20 vjetësh, në Bashkinë e Tiranës dhe në zyrën e kryeministrit të vendit.

Takimet e javëve të fundit me eksponentë të krimit të organizuar janë një indicie e mjaftueshme që SPAK të zbulojë dhe hetojë një nga skemat më të zeza të Edi Ramës me botën e krimit.

Vetë Edi Rama, i cili deklaroi dy vjet më parë se deputetët e tij ishin kërcënuar nga burgu 313 për të mos ndaluar lojrat e fatit, duhet t’u përgjigjet pyetjeve pa u fshehur pas heshtjes fajtore.

1.Për llogari të cilëve të burgosur tek 313-ta po mbush qendrën e Tiranës dhe ish bllokun me kazino?
2.A përfitojnë nga ky vendim i marrë në fshehtësi ndonjë nga personat që ka takuar 2 netë më pare apo gjatë javëve të fundit?
3.A është lejimi i kazinove pjesë e pazarit të mbyllur me shokët e përgjimeve të Vangjush Dakos?

Sa më shumë të heshtë Edi Rama për këto pyetje, aq më i kapur është nga krimi.

Në Shqipëri ka ardhur koha të mos ketë vend për një kryeministër ortak dhe peng të krimit. Vendi i vetëm i këtyre politikanëve bashkëpunëtorë të krimit kundër interesave të qytetarëve është para drejtësisë dhe prapa hekurave!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025
AKTUALITET

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025
BOTA

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025
BOTA

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025
BOTA

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025
Para

Si është Stefi Prifti si vjehërr? Ja çfarë thotë dhëndri i tij

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com