• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e tarifave/ Ujësjellësi Tiranë, 8.6 milionë euro fitime në 2019-n

08:37 : 09/09/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Ndërmarrja e Ujësjellës kanalizime Tiranë ka raportuar 4.3 miliardë lekë (rreth 35 mln euro) të ardhura në vitin 2019, sipas bilancit zyrtar.

Ndryshe nga 2018-a, kur arkëtimet u rritën me 38% me bazë vjetore, si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave më 44%, në 2019-n të ardhurat e raportuara shënuan një rënie të lehtë me 1.9%.

Fitimet para taksave të kompanisë ishin 1.1 miliardë lekë, ose gati 8.6 milionë euro. Norma e fitimit para taksave ishte 25%, më e lartë sesa mesatarja e fitimeve në vend që është rreth 8%, sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen vitit 2018.

Në krahasim me 2018-n, fitimet para taksave ranë me 16%. Një vit më parë (në 2018-n) ujësjellësi arriti fitime rekord prej 1.2 miliardë lekësh, në dyfishim nga 2017-a, si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave. Me janar të vitit 2018 çmimi i ujit të pijshëm u rrit 65 lekë/m3 nga 45 lekë për m3, që ishte më parë, ose 44% më i shtrenjtë.

Përgjithësisht, ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime utilitare nuk kanë qëllim fitimet, për ofrimin e shërbimeve cilësore. Në vendet e tjera ndërmarrje të tilla rezultojnë me fitime afër zeros, pasi shteti i mban në pronësi këto shërbime për të mos rënduar qytetarët.

Lexo edhe:

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Në raportin vjetor të veprimtarisë, Ujësjellësi pohon se arkëtimet ishin rreth 12% më të ulëta se planifikimi fillestar prej 4.8 miliardë lekësh, si pasojë mos realizimit të mesatares së planifikuar të faturimit për kategoritë e caktuara. Gjithashtu një faktor tjetër që ka ndikuar është edhe rritja e ndërgjegjësimit të abonentëve për të kursyer ujin.

Fitimet ishin planifikuar në 1.5 miliardë lekë, por u realizuan vetëm 70%, si rrjedhojë e arkëtimeve më të ulëta se plani dhe shpenzimeve më të larta sesa planifikohej.

Humbjet e ujit ishin 60.3%. Sipas raportit humbja në rrjet vjen nga mos faturimi i ujit të prodhuar për arsyet si më poshtë vijon:

– Lidhjeve të paligjshme në linjat e transmetimit.

– Rrjedhjeve në rrjetin shpërndarës.

– Riparimeve të kryera në linjat e transmetimit ose në rrjetin shpërndarës.

– 42% e të ardhurave mblidhen nga konsumatorët familjarë.

Sipas raportit, investimet në vitin 2019 ishin 2.4 miliardë lekë, ose 90% e planit, pjesa më e madhe e të cilave janë realizra përmes kredisë së dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Investimi më i madh ishte asistence dhe rehabilitim i rrjetit hidrik prej 790 milionë lekësh, i realizuar nga kompania Vuthaj.

Shpenzimet e personelit ishin rreth 1 miliardë lekë, pothuajse njësoj sa viti i mëparshëm, duke përbërë rreth 30% të shpenzimeve totale.

Shpenzimet për vitin 2019, janë realizuar 103.86 % nga fondi prej 3.28 miliardë lekë që ishte planifikuar për 2019-n.

Për vitin 2019 prodhimi i ujit është 91,159 mijë m3, duke u ulur me 1,864 mijë m3 për arsye të sasisë së ulët të reshjeve krahasuar me një vit më përpara.

Nw 2019-n Ujësjellwsi ka hartuar dhe projektin “Furnizimi me ujë 24 h për sot dhe për një perspektive 25vjeçare të qytetit të Tiranës nëpërmjet Unazës së presionit mbështetur në studimin e masterplanit të zhvillimit teknik dhe strategjik nga Budapest WaterWorks “.

Projekti synon ndër të tjera eliminimin e përdorimit të elektropompave në hyrje të ndërtesave duke sjellë kursimin e një sasie të madhe energjie. Realizimin e unazës së presionit krijon mundësinë e implementimit të sistemit SCADA, i cili bën të mundur dhënien e informacionit të sasisë së ujit që hyn në zonë , cilësinë e tij dhe informacion mbi presionet e nevojshme.

Eliminimin e të gjitha lidhjeve të paligjshme në rrjetin shpërndarës. Eliminimin e sistemit të rezervuarëve të ndërtuar në tarracat e ndërtesave me objektiv edhe eliminimin e rezervuarëve të ndërtuar nën godinat e reja shumëkatëshe./Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026
AKTUALITET

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026
AKTUALITET

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026
AKTUALITET

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026
Para

OBSH bllokon shpërndarjen e vaksinave anti-Covid/ "Duhet të kalojnë në rrjetën e rregullatorëve"

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetbetciograndpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet