• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzohet se shpërdoroi detyrën, dërgohet për gjykim dosja e ish-kryebashkiakut të PS

10:41 : 07/09/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Bardhyl Gjyzeli, kryetari socialist nën drejtimin e bashkisë së Kuçovës në vitet 2011-2015, është dërguar për gjykim për “Shpërdorim Detyre” në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Berat, së bashku me Drejtorin e Urbanistikës, Gentjan Islami, dhe inxhinierin urbanistik, Gjergji Çërra, edhe këta në detyrë gjatë atyre viteve dhe të akuzuar për të njëjtën vepër penale.

Bashkë me ta në këtë dosje penale është edhe një qytetar nga Kuçova, Arben Bilbili, i cili akuzohet për “Falsifikim Dokumentesh” dhe “Deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore”. Proçedimi penal me nr.806, në ngarkim të këtyre të pandehurve, ndodhet prej disa ditësh në Gjykatën e Beratit, ku pritet tashmë hedhja e shortit dhe fillimi i gjykimit ndaj tyre. Kallëzimi penal ndaj ish-zyrtarëve të bashkisë Kuçovë dhe ndaj shtetasit Arben Bilbili ka filluar në datë 17 Shtator 2019, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë e Rrethit të Beratit nga dy qytetarët e Kuçovës, nënë e bir, Merjeme dhe Ervin Bilbili.

Ata akuzohen për dhënien e lejes së ndërtimit të një objekti dy katësh rreth 5 vite pasi ndërtimi kishte përfunduar. Sipas hetimeve të kryera nga prokurori Tasim Puci, rezulton se leja e ndërtimit është nxjerrë nga bashkia e Kuçovës, pasi kishte përfunduar ndërtimi i objektit dhe se i gjithë dokumentacioni ku janë bazuar për të nxjerrë këtë leje është fallso.

Në dosjen penale thuhet se në vitet 1992-1993 Merjeme Bilbili dhe bashkëshorti i saj Myfiti, që vdiq disa vite më vonë, kur të gjithë filluan të ndërtonin pa leje, kanë ndërtuar familjarisht një objekt në lagjen “Tafil Skëndo”, me funksion shërbimi “bar-kafe”. Më pas, ata kanë ngritur edhe katin e dytë të ndërtesës që ka përfunduar në vitet 1995-1996, duke menduar se do të fillonin proceset që të pajiseshin me dokumentacion të rregullt ligjor.

Në vitin 2004, ata janë njoftuar nga Drejtoria e Urbanistikës në bashkinë e Kuçovës në lidhje me mbledhjen që do të zhvillohej, ku do të diskutohej pajisja me dokumente e ndërtimeve që kishin bërë. Pas këtij njoftimi, ata ishin në pritje për të bërë dokumentacionet e duhura por në vitin 2005 lajmërohen nga bashkia Kuçovë se shtetasi Arben Bilbili kishte aplikuar për “regjistrim prone”, ku pjesë e dosjes është edhe leja e ndërtimit nr.34, Dt.16.04.2008 dhe leja e përdorimit nr.312. Dt 27.02.2015.

Lexo edhe:

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

Pas rreth 9-muajsh hetime, prokurori Tasim Puci ka konkluduar se ekzistojnë prova të mjaftueshme që vërtetojnë se të akuzuarit Bardhyl Gjyzeli, Gentjan Islami, Gjergji Çërra dhe Arben Bilbili kanë konsumuar elementet e veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndërsa Arben Bilbili ka konsumuar elemente të veprave penale: “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Deklarimi i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga nenet 186/1 dhe 305/b të Kodit Penal.

/News 24/

Lajme të lidhura

NDRYSHE

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

19:12 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

18:59 : 06/07/2025
AKTUALITET

20 mijë € për letra false/ Dera e laboratorit “sekret” ishte brenda garderobës, hapej me çelës dritash

18:43 : 06/07/2025
BOTA

Tragjedia në Teksas/ 59 viktima nga përmbytjet, ende të zhdukur 27 fëmijë 

18:24 : 06/07/2025
AKTUALITET

Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë

18:18 : 06/07/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

18:10 : 06/07/2025
Para

Ikën Ardit Roshi, vjen Klea Huta/ Moderatorja rikthehet në ekran 3 muaj pas lindjes së djalit

TË GJITHA

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

19:12 : 06/07/2025

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

18:59 : 06/07/2025

20 mijë € për letra false/ Dera e laboratorit “sekret” ishte brenda garderobës, hapej me çelës dritash

18:43 : 06/07/2025

Tragjedia në Teksas/ 59 viktima nga përmbytjet, ende të zhdukur 27 fëmijë 

18:24 : 06/07/2025

Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë

18:18 : 06/07/2025

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

18:10 : 06/07/2025

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

18:09 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com