• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Turqia nis presionin ndaj Kosovës: Tërhiqu nga hapja e ambasadës në Jerusalem

22:33 : 06/09/2020
në BOTA, RAJONI

Ministria e Jashtme e Turqisë, lidhur me lajmet se Kosova do të hapë ambasadë në Kuds (Jerusalem) njoftoi se një hap i tillë do të dëmtojë statusin historik dhe ligjor të Kudsit dhe se mund të jetë pengesë për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se “Nga postimet në median sociale të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministres së Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, kuptohet se krahas njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit, Kosova ka premtuar edhe hapjen e ambasadës në Kuds. Krijon zhgënjim, madje edhe mendimi i një hapi të tillë nga zyrtarët kosovarë i cili do të përbëjë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar”.

Në deklaratë tërhiqet vëmendja se Turqia ndodhet në mesin e vendeve të para që ka njohur Kosovën dhe që prej kohësh ka treguar përpjekje për njohjen e këtij vendi në arenën ndërkombëtare.

“Nuk e shohim të drejtë ndërtimin e këtij procesi mbi ligjin ndërkombëtar dhe vaçanërisht ndërtimin mbi dhimbjet e popullit të Palestinës, territoret e të cilit ndodhen nën okupim”, thuhet në deklaratë.

Çështja e Palestinës, ashtu sikurse për shumë herë është theksuar edhe në rezolutat e ndryshme të OKB-së, mund të zgjidhet vetëm se me mishërimin e një shteti të pavarur, sovran dhe të vazhdueshëm gjeografikisht me kryeqytet Kudsin lindor në bazë të kufijve të vitit 1967, theksohet në deklaratë.

Lexo edhe:

No Content Available

“Udhëheqjes së Kosovës i bëjmë thirrje që t’i përmbahen vendimeve në fjalë dhe të distancohen nga hapa të këtij lloji që mund të dëmtojnë statusin historik dhe ligjor të Kudsit dhe të cilët mund të jenë pengues në të ardhmen për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi se liderët e Kosovës dhe Serbisë pas takimit javën që shkoi në Shtëpinë e Bardhë arritën marrëveshje për normalizimin ekonomik dhe se Kosova u dakordua për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, ndërkohë që edhe Serbia do të transferojë në Kuds ambasadën e saj në Izrael.

Gjithashtu edhe në një postim në Twitter, Trump ka thënë se “Një ditë tjetër e rëndësishme për paqen në Lindjen e Mesme: Kosova me popullsi me shumicë muslimane u dakordua me Izraelin për normalizimin e marrëdhënieve dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Shumë mirë. Së shpejti më shumë vende islame dhe arabe do ta ndjekin këtë nga afër”. /AA

Etiketa: turqia presin kosova

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Këto janë dy shenjat më nevrike të Horoskopit

TË GJITHA

Raporti i KE për Shqipërinë/ Për Marta Kos “u bë deti kos”…

15:22 : 04/11/2025

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025

Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

15:02 : 04/11/2025

“Shpirt njofto ambulancën”/ Si ndodhi vrasja në Kalanë e Beratit? Rrëfimi i gruas së Keli Hoxhës

14:45 : 04/11/2025

SHEIN përballet me hetime pas shitjes së produkteve p*rnografike për fëmijë

14:44 : 04/11/2025

“Presion dhe ofendime”, Spahia: Si socialistët kaluan me shpejtësi ligjin e Barazisë Gjinore

14:30 : 04/11/2025

U denoncua për armë, shqiptarit i zbulohet edhe baza e kokainës në banesë. Do dëbohet nga Italia

14:29 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com