Pandemia ‘Covid-19’ nuk i ka ndaluar aktivitete e ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Njerëzit janë përpjekur t’i përshtaten një normaliteti të ri, duke sjellë një sërë eventesh të rëndësishme ashtu siç ishte dhe ‘Miss Arbëresha’ që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Itali. Dhe fituesja e këtij kompeticioni të bukurisë është Francesca Ferrara e cila përfaqësoi Komunën e Piana degli Albanesi.
Francesca është vetëm 23 vjeç dhe i pëlqejnë udhëtimet dhe përvojat e reja , ka punuar në Londër dhe Barcelonë.