• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Udhëzimet e reja të OBSH për përdorimin e mjekimeve kundër koronavirusin

21:22 : 03/09/2020
në SHENDETI

Organizata Botërore e Shëndetësisë nxorri të mërkurën udhëzime të reja për përdorimin e mjekimeve që shpëtojnë jetë, disa orë pasi një studim tregoi se steroide jo të shtrenjta, pakësojnë rrezikun e vdekjes tek pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19.

Komisioni i udhëzimeve i OBSH-së bëri një rekomandim “të fortë” për përdorimin e terapisë me kortikosteroide për rastet serioze me koronavirus, por jo tek ata me raste më të buta. Udhëzimet bazohen tek rezultatet e tetë provave klinike me 7,184 pjesëmarrës, raporton VOA.

Një nga këto studime u publikua të mërkurën.

Studimi i publikuar të mërkurën, përfshinte shkencëtarë nga Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Spanja, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

I koordinuar nga Instituti Kombëtar britanik për Studime Shëndetësore, ai është pjesë e përpjekjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të bërë me shpejtësi prova me ilaçe të ndryshme.

Lexo edhe:

Ky është organi që paralajmëron sulmin në zemër

Keni ftohtë edhe kur për të tjerët është një ditë normale? Sëmundjet që fshihen nga pas

Studiuesit analizuan tre steroide të ndryshme: deksametazonin, hidrokortizonin dhe metilprednizolonin, megjithëse nga ky i fundit u hoq dorë, sepse numri i pacientëve mbi të cilin u testua, ishte shumë i vogël për një rezultat të besueshëm.

Profesori i Universitetit të Bristolit, epidemiologjisti Jonathan Sterne është pjesë e ekipit që analizoi rezultatet.

“40 për qind e pacientëve që morën kurën e zakonshme ose placebon, vdiqën nëse sheh të dhënat tek të gjitha këto prova. Tek pacientët që morën kortikosteroid, vdekja dhe rreziku nga vdekja pas 28 ditësh, u reduktua me 32 për qind. Pra tetë ndër 100 pacientëve iu shpëtua jeta nga trajtimi me kortikosteroid, ose 20 për qind reduktim i rresikshmërisë për jetën”, thotë ai.

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit, kishin arritur në një përfundim të ngjashëm në qershor dhe rezulatet e provës klinike, ishin botuar të mërkurën në një studim në revistën mjekësore, JAMA.

Prof. Sterne thotë se ilaçet përdoren kundër pezmatimit dhe janë të përshtatshme vetëm për pacientë të sëmurë rëndë, megjithëse kortikosteroidet patën efekt pavarësisht nëse pacientët po përdorin respiratorë kur filluan trajtimin.

“Një nga arsyet që pacientët sëmuren kaq rëndë me COVID-19 është se sistemi i tyre imunitar detyrohet të punojë në maksimum. Kështu që ideja është që trajtimi me steroide e qetëson reagimin e forte imunitar dhe kjo i bën njerëzit që të mbijetojnë kur trajtohen me to”, thotë profesori Sterne.

Ai shton se po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur trajtime të tjera sepse niveli prej 33 për qind rrezikshmëri për vdekje është gjithsesi shumë e lartë.

Pacientët u ndoqën për një periudhë prej 28 ditësh dhe profesori Sterne e pranon që është kohë e shkurtër, por thotë se mjekët do të duan të dinë se çfarë do të ndodhë për një periudhë afatgjatë dhe se me kalimin e kohës do të dihet më shumë.

“Shumica e vdekjeve, nëse ndodhin, ndodhin në 28 ditët e para por të gjithë ata që bënë provat klinike do të duan të ndjekin pacientët për një kohë më të gjatë, për të parë nëse këto rezultate vazhdojnë të jenë efektive”, thotë Prof. Sterne.

Britania dhe qeveri të tjera në gjithë botën, kanë miratuar përdorimin e kortikosteroideve për pacientët e sëmurë rëndë nga COVID-19. Tani përdorimi i tyre rekomandohet edhe nga OBSH-ja.

Etiketa: shendet boldnews host domain

Lajme të lidhura

SHENDETI

Ky është organi që paralajmëron sulmin në zemër

21:58 : 28/01/2022
SHENDETI

Keni ftohtë edhe kur për të tjerët është një ditë normale? Sëmundjet që fshihen nga pas

22:42 : 23/01/2022
SHENDETI

Vuani nga hipertensioni? Këto janë perimet që duhet të konsumoni për të ulur presionin e gjakut

22:55 : 25/12/2021
SHENDETI

Zbulohet misteri/ Pse disa njerëz vdesin nga Covid dhe të tjerët jo

20:13 : 11/12/2021
SHENDETI

Nga dhëmbët, deri tek këmbët/ Të gjitha dëmet që i shkakton koronavirusi trupit tonë

17:36 : 08/12/2021
AKTUALITET

Simptomat dhe rrezikshmëria/ Nga ndryshon Omicron nga Delta?

21:41 : 06/12/2021
Para

Rrëfimi i mjekut spanjoll: Pash tmerr me sytë e mi, njerëz që vdisnin dhe mjekë që prekeshin

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com