• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjashtë muaj me Covid, përvoja e pazakontë një britanikeje me simptomat që nuk ikin

23:03 : 03/09/2020
në BOTA

Monique Jackson beson se u infektua me Covid-19 në fillim të pandemisë dhe gati gjashtë muaj më vonë ajo nuk ndihet ende mirë.

Ajo është vetëm njëra nga mijëra pacientët që e kanë kaluar virusin dhe ende vuajnë pasojat e asaj që është emërtuar “Covid-i bishtgjatë”, që po studiohet në mënyrë të veçantë nga mjekët në të gjithë botën.

Monique po lufton me koronavirusin për javën e 24-të me radhë. E konfirmuar në mars me këtë infeksion, ajo ende po përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh me trupin e saj.

Ajo praktikon boks dhe jiu-jitsu dhe ecën me biçikletë 12 milje në ditë nga dhe drejt punës së saj në një galeri arti në qendër të Londrës.

Por muajt e fundit e kanë ndryshuar thellësisht jetën e saj. Ajo thotë se ka ditë që nuk ndihet aq e pafuqishme saqë nuk mund të lajë dot as dhëmbët. “Nuk jam dembele”, thotë ajo. Megjithatë, ka ditë kur gjëja më e madhe që mund të bëj është të zbres shkallët.

Lexo edhe:

21-vjeçares britanike i gjenden në valixhe kanabis sintetik me vlerë 1.4 mln euro në Sri Lanka

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

Ndërsa trupi i saj nuk pranon të bashkëpunojë, shqetësimet e saj të përditshme, ajo i pasqyron në Instagram, ku ka nisur të postojë një ditar të ilustruar të simptomave. Monique mendon se në këtë mënyrë mund të lidhet me njerëz që kanë pasur të njëjtën përvojë me Covid-in, që tashmë njihen si “long haulers” (bartës për një kohë të gjatë).

Koronavirusi i ka vënë mjekët para shumë pikëpyetjesh, por Covid “me bisht të gjatë” është një nga tiparet më të çuditshme të pandemisë.

Pse disa njerëz kanë një version të sëmundjes që thjesht nuk po zhduket – shpesh janë ata që preken nga format e buta?

Për dy javët e para, Moniqu ndihej e këputur – ishte aq e lodhur sa mezi ngrihej nga shtrati. Ishte akoma ftohtë në Londër, megjithatë ajo ishte veshur shumë hollë dhe mbajti një qese me akull në kokë për t’u qetësuar. Termometrat ishin shitur, por ajo mendon se duhet të ketë pasur një temperaturë.

Në javën e dytë, ajo pati probleme frymëmarrjeje. Mjekët që mbërritën me ambulancë i thanë se i kishte normale nivelet e oksigjenit dhe gjithçka ishte thjesht panik. Ajo nuk u testua për Covid-19 në atë kohë sepse në mars Britania e Madhe po rezervonte numrin e vogël të tamponëve për rastet më ekstreme.

Ajo u përpoq ta luftonte sëmundjen me mjete natyrale. Të hash hudhër të pagatuar dhe speca të tërë djegës dhe të mos asnjë shije nuk është pak. Dhe të mos kesh fuqi të shkruash më shumë se dy mesazhe.

Pas dy javësh, disa nga simptomat u larguan, por u zëvendësuan me të reja. “Kisha një si pickim në kraharor, që më vonë u kthye në njëfarë zjarri. Më dukej sikur do të pësoja atak”, thotë ajo.

Udhëzimi i mjekëve për të përdorur paracetamolin funksionoi, por vetëm për pak kohë, pasi djegia u zhvendos në stomak dhe fyt. Mjekët menduan se ajo kishte një ulçerë. Vetëm disa kohë më vonë, problemet e stomakut u njohën si simptomë e virusit.

Simptoma të tjera që u shfaqën me kalimin e kohës ishin djegie gjatë urinimit dhe dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës. Ajo u trajtua me tre kura të ndryshme antibiotikësh para se të merrej vesh se nuk bëhej fjalë për një infeksion bakterial.

“Ishte agoni. Dhe pastaj u zhduk krejt papritur”, thotë ajo.

Ndërsa javët kalonin, disa simptoma u zëvendësuan nga të tjera, duke u bërë gjithnjë e më të çuditshme. Një dhimbje në qafë shoqërohej nga një ndjesi e çuditshme në vesh, si një pako patatinash që i shtypte dikush me dorë. “Unë vazhdoja të telefonoja për simptoma të reja dhe më pyesnin,” Si jeni me shëndetin mendor?”, thotë ajo. “Mes rreshtash po më thonin se këto simptoma nuk ishin të shërueshme ose nuk ishin dhimbje të vërteta.”

Ajo kishte skuqje të çuditshme në të gjithë trupin e saj ose gishtërinjtë e këmbëve i bëheshin të kuq, nganjëherë ajo zgjohej me dhimbje therëse në pjesë të ndryshme të gjoksit.

Një natë, ndërsa po fliste me shoqen e saj në telefon, ndjeu sikur ana e djathtë e fytyrës po i binte. Ajo shkoi drejt e te pasqyra, por fytyra dukej normale. Ajo ishte e shqetësuar se po pësonte një goditje në tru por mjekët nuk gjetën prova për një të tillë.

Për shkak të izolimit, Monique mundi ta bënte tamponin, i cili provoi që ajo nuk kishte Covid, por jo se nuk e kishte pasur kurrë. Katër muaj pasi ajo u sëmur për herë të parë, mund të dilte lirshëm nga shtëpia.

Frymëmarrja e saj ishte përmirësuar, ndërsa në fillim nuk mund të ngjiste shkallët pa u ndalur për të marrë frymë deri në korrik, tani ajo mund ta bënte më lehtë. Por pasi mori fshesën me korrent për të pastruar dhomën, ajo u shemb nga pamundësia për t’u përmbushur me frymë. Ajo mbeti në shtrat për tre javë pas kësaj.

Monique e ka bërë testin e antitrupave, i cili rezultoi negativ. Megjithatë, mjekët thonë se disa persona që e kanë pasur virusin nuk kanë antitrupa. Mjekët nuk dinë ende si t’i ndihmojnë këta pacientë me simptoma që nuk ikin. E vetmja mënyrë trajtimi mbetet terapia e shëndetit mendor, e cila u ofron një mundësi për të menaxhuar realitetin e ri të të qenit njëkohësisht i shëndoshë dhe i sëmurë.  / BBC

Etiketa: 6 muaj me pasbritanikëCOVID 19simptoma

Lajme të lidhura

BOTA

21-vjeçares britanike i gjenden në valixhe kanabis sintetik me vlerë 1.4 mln euro në Sri Lanka

19:22 : 05/06/2025
BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
AKTUALITET

Vdekja e turistes britanike/ Gjykata e Sarandës kthen për hetime dosjen ndaj Saimir Kushovës

19:58 : 15/04/2025
AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Kërkon lirinë, Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin

14:17 : 10/04/2025
AKTUALITET

Turistja britanike vdiq gjatë zhytjes në Sarandë, i ati: Çështja po zvarritet deri në harresë

20:43 : 01/04/2025
AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
Para

Bandat shqiptare përpasje me armë me anarkistët grekë/ Ja arsyeja

TË GJITHA

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com