• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Brataj: Koronavirusi s’është më agresiv, ja ç’po ndodh në Urgjencën Kombëtare!

20:16 : 02/09/2020
në AKTUALITET

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, komenton shifrat e larta të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi në muajt e verës në vend.

Në një postim të gjatë në ‘Facebook’, Brataj thekson se pavarësisht rritjes së shifrave agresiviteti i virusit nuk i njëjtë me muajt mars-prill, pasi në të vërtetë, siç thekson mjeku, nuk ka pasur rritje të vdekshmërisë.

Sipas mjekut të njohur, “Numri i të infektuarëve edhe pse u rritën kapacitetet e testimit ka pasur një maksimum deri në 178 të infektuar në ditë dhe vazhdon të jetë më pak se 200! Pra nuk është 1.000-2.000 në ditë!

Është ulur numri i thirrjeve për Covid -19 në këtë periudhë. Është ulur numri i skedave të persona me shenja dhe simptoma për tampon. Është ulur numri i vizitave në përgjithësi dhe për Covid në banesë”.

Mesazhi i Bratajt:

Lexo edhe:

Brataj: Covid s’ka ikur ndonjëherë. Gripi është shumë agresiv! Ja çfarë ndodhi në 2-3 vitet e fundit

EMRI/ Arrestohet pas 12 orësh 44-vjeçari që terrorizoi fshatin duke qëlluar me kallash në Selenicë

Kemi nevojë për LAJME TË MIRA!! Interpretim personal!

Para dy javësh bëra share(shpërndarje) të një statusi të Dr. Crisanti, një kolegu italian ku përshkruante se mënyra e hapjes ose lirimit të masave duhej të ishte bërë në mënyrë më graduale. Kjo do të kishte çuar në një kursim jetësh dhe në një numër më të ulët të vdekjeve. Ky material ishte në gjuhën italiane dhe i përkiste Italisë. Dikush e përkëtheu dhe titujt e gazetave bën të vetën duke trumbetuar që Brataj deklaron se në shtator do të kete 1.000-2.000 të infektuar! Kjo nuk është e vërtet sepse siç e thashë më lart i përkiste Italisë dhe jo Shqipërisë dhe nuk ishte shkrimi im por thjesht një shpërndarje, për të kujdesin që duhet treguar hap pas hapi.

Tani le të kthehemi te realiteti shqiptar!

Kam deklaruar disa herë gjatë muajit korrik dhe gusht se do të kishte rritje të numrit të të infektuarëve, të të sëmurëve dhe vdekjeve gjë e cila tregoi dhe vërtetoi atë që thashë sidomos gjatë dy muajve të fundit.
Po ashtu kam deklaruar se detyrimi i maskës në ambientet e mbyllura dhe në transportin publik, respektimi i rregullave të distancës fizike, dhe mos lejimi i shkeljes së këtyre rregullave, do të ndikonte në uljen e infeksionit! Masat ndikuan!
Rritja maksimale e infeksionit ka pasur një ecuri tipike sipas datave të hapjes së lirimit të masave. Data e fundit ishte transporti publik, ajo e 17 korrikut. Në javën e tretë pas hapjes pati një rritje të të infektuarëve duke arritur maksimumin në fundin e javës së katërt, tipike e sjelljes së virusit. Infektimi ka qenë në masën 20.6% në muajt korrik dhe gusht por me një pik rreth 30.03 %. Po ashtu vdekshmëria është rreth 3.1%. Pra nuk ka pasur rritje të vdekshmërisë. Kjo tregon se argesiviteti i virusit nuk është i njëjtë me muajt mars-prill.

Numri i të infektuarëve edhe pse u rritën kapacitetet e testimit ka pasur një maksimum deri në 178 të infektuar në ditë dhe vazhdon të jetë më pak se 200! Pra nuk është 1.000-2.000 në ditë!
Është ulur numri i thirrjeve për Covid -19 në këtë periudhë.
Është ulur numri i skedave të persona me shenja dhe simptoma për tampon.
Është ulur numri i vizitave në përgjithësi dhe për Covid në banesë.
Jam shprehur disa herë në lidhje me temperaturat e larta dhe ndikimin e saj në mbijetesën e virusit! Ka pasur dhe ka kritikë që janë gati çdo thënje të ta kujtojnë dhe interpretojnë sipas dëshirës, ta shtrembërojnë informacionin e kështu me radhë. Mjeksia është një shkencë dinamike që ndryshon shumë shpejt, por parimet bazë nuk ndryshojnë. Dihet që viruset janë të ndjeshëm karshi temperaturave të larta, por besoj që edhe ky virus nuk mund të jetë shumë më ndryshe të tjerët!

Çfar ka ndikuar?

Qëndrimi në ambientet e hapura nuk lejon rritjen e përqindjes së virusit.
Sipas meje temperatura e lartë luan një rol të madh në uljen e mbijetesës së këtij virusi dhe uljen e agresivitetit të tij.
Ventilimi sidomos në zonat bregdetare ka qënë i rëndësishëm
Jam i kësaj ideje sepse po të kemi parasysh lëvizjen e madhe të njerëzve në këto tre muaj nga Tirana, qytete të tjera, Kosova dhe Maqedonia drejt qyteteve bregdetare si: Saranda, Himara, Dhërmiu, Vlora, Durrësi, Lezha, Velipoja e tjer, numri i të infektuarëve, të sëmurëve, të vdekjeve duhet të ishte shumë më i madh sesa numri i të infektuarëve në Tiranë, apo Kosovë! Pra edhe pse ka pasur një numër shumë të lartë të infektuarish dhe bartës të virusit të ardhur në këto zona, nuk kemi rritje të infektuarish, të sëmurësh apo rritje të numrit të vdekljeve në këto qytete.
Në këtë periudhë ka shumë të infektuar pa shenja dhe simptoma, siç kemi thënë edhe më pare, ose shenja të lehta për dy-tre ditë.
Aparati respirator është më i godituri nga kjo sëmundje.

Sëmundja Covid-19 ka ndryshuar mënyrën e shfaqjes së saj, nuk është agresive si në fazën e parë. Kjo duket edhe nga dy qëndrimet që mbajtën shtete të ndryshme në fillim të Pandemisë. Ato që u mbyllën patën dhe kanë më pak vdekje. Ato që nuk bën mbyllje patën dhe kanë një numër më të madh vdekjesh dhe kjo lidhet me agresivitetin e virusit e cila është më e madhe në fazën e parë të infeksionit, asaj të Mars-Prillit. Edhe kjo është tipike e të gjitha viruseve në përgjithësi, të cilët janë agresiv dhe shkaktojnë një infektim dhe përkeqësim të sëmundjeve të tjera dhe vdekshmëri më të lartë në fazën e parë dhe më pak virulent në fundin e sezonit. Ndërsa numri i të infektuarëve në këtë moment nuk ka diferenc të madhe midis këtyre shteteve dhe zgjedhjeve të tyre! Pra përgjigja fillestare ndikoi shumë në numrin e vdekjeve! Imunizimi i tufës midis vendeve që u mbyllë dhe atyre që nuk u mbyllën është i pa përfillshëm!
Sars/Cov2 është pjesë e familjes së viruseve dhe sado i ndryshëm që të jetë do ti nënshtrohet rregullave të natyrës.
Nuk ka infeksion viral që nuk ka një fillim dhe një fund!
Nuk duhet të neglizhojmë në këtë periudhë pasi fillojnë shkollat, ulen teperaturat, rriten kontaktet nëpër lokale të mbyllura e të tjera.
Për këtë arsye

Mbaj maskën në ambjentet e mbyllura
Ruaj distancën fizike
Respekto rregullat e higjenës
Mos lejo të tjerët ti shkelin ato.
Së bashku do ja dalim

Dr.Skender Brataj

Etiketa: Brataj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Brataj: Covid s’ka ikur ndonjëherë. Gripi është shumë agresiv! Ja çfarë ndodhi në 2-3 vitet e fundit

08:32 : 30/01/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet pas 12 orësh 44-vjeçari që terrorizoi fshatin duke qëlluar me kallash në Selenicë

15:27 : 01/12/2024
AKTUALITET

Botuesi i Kadaresë i përgjigjet Bratajt: Zotëria i Urgjencës na qenka shqetësuar aq shumë…

21:58 : 03/07/2024
AKTUALITET

I riu humbi jetën duke punuar në gurore, gjyshja dhe e ëma: Na gënjyen, duam drejtësi!

16:58 : 27/05/2024
AKTUALITET

Përhapja masive e gripit, kreu i Urgjencës: Simptomat kur duhet të shqetësohemi

19:27 : 11/01/2024
AKTUALITET

Skënder Brataj jep alarmin: Serumi dhe antibiotiku, gjëja e fundit për fëmijët

21:53 : 10/01/2024
Para

VIDEO/Ceremonia e Luftës së Vlorës, Rama dhe Meta në siklet pranë njëri-tjetrit

TË GJITHA

Përfundon numërimi i votave në Fushë-Arrëz, fiton PD-ja

07:49 : 12/05/2025

Përfundon numërimi në Bashkinë e Kolonjës, ja si ndahen votat

07:35 : 12/05/2025

Si ndahen mandatet për sicilin Qark deri më tani

07:13 : 12/05/2025

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com