• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk ka s*ks ka lekë”/ Prindërit lexojnë bisedat, denoncojnë vajzën në polici. Dyshimet

14:44 : 31/08/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Një 25-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, pas divorcit është kthyer tek prindërit. Ngado që shkon ajo poston fotografi në Instagram. E dhënë pas modës, ajo dukej sikur në çdo lokal që ulej, restorant që frekuentonte ajo shfrytëzonte ambientet për të reklamuar veshjet, aksesorët apo çantat deri ditën kur harroi rrjetet sociale hapur dhe kur prindërit lexuan një komunikim që i tronditi. Prindërit dyshojnë se e bija është përdoruese droge dhe nga varësia e drogës ajo ushtron edhe prostitucion. Këtë bindje sipas burimeve policore të gazetës Si, kallëzuesit P. A që është i ati, ia ka përforcuar një mesazh i dërguar në telefon . “Vajza kishte harruar Facebookun hapur dhe aty së bashku me gruan lexuam në inbox ku dikush e pyeste “A e ke marrë vizën? A do të ta sjell unë?”

Një mesazh tjetër në rrjetet sociale në Instagram tregon se si vajza e P. A ia bën të qartë një komunikuesi që e fton për kafe se “nuk vij pa para”.

Ndaj nënës së dy fëmijëve sipas burimeve të gazetës Si ekzistojnë edhe dy kallëzime të tjera në muajin mars, kur prindërit u ankuan pranë policisë së Kamzës për largimin pa adresë të E. A. “Vajza u kthye në të dyja rastet, as që u interesua për fëmijët, të cilët i la me ne dhe u largua. Gruaja e pyeti dhe i kërkoi llogari, -thotë denoncuesi – por vajza i tha me jetën time bëj ç’të dua”.

Çifti i kallëzuesve tregojnë se rasti i fundit i sjelljeve jonormale të E. A. ndodhi në mes të gushtit. 25-vjeçarja pasi gjeti adresën e prindërve që shkuan për vizitë familjare në Babrru, i braktisi të dy fëmijët e saj në hyrje të kësaj adrese. “Na thanë që ajo u largua me taksi, e ëma e pyeti a po ushtron prostitucion dhe ajo ju përgjigj çdo gjë e bëj me dëshirën time”, shton më tej në polici i ati që insiston sipas burimeve të gazetës Si se e bija është përdoruese dhe për këtë shkak është e pandërgjegjshme. Policia e pyet të atin se përse dy prindërit dyshojnë që e bija ushtron prostitucion dhe ai përgjigjet “jemi bindur nga fotografitë e saj në instagram, dhe nga videot”. Kur policia i pyet prindërit a kanë të dhëna shtesë mbi identitetin e ndonjë shtetasi me të cilin e reja frekuentohet ata përgjigjen “komunikimet më të shpeshta i kryen me një person, i cili shfaqet në komunikimin që vajza kishte harruar hapur si personi që i ofron drogën”.

Ndërkohë gjatë marrjes së dëshmisë të të ëmës, gruaja me inicialet F. A tregon që bisedën që zhvilloi me të bijën. “I thashë , bijë ne e dimë me kë flet se ke lënë instagramin hapur dhe e pyeta pse u dërgon foto e zhveshur disa personave. Por E. ma ktheu – bëj ç’të dua me jetën time. Në këto biseda unë lexova kur vajza ju thoshte këtyre njerëzve – nuk ka seks pa lekë”, rrëfen gruaja për agjentin e policisë.

Lexo edhe:

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

Pas pronave publike dhe mashtrimit me taksat, Ismet Shehu fton minorene për mish në hell

Burimet shtojnë për gazetën Si se pas këtyre pretendimeve është thirrur edhe E. A , 25 vjeçe e papunë dhe e divorcuar. Por 25-vjeçarja ka hedhur poshtë çdo pretendim të familjes, pasi sipas saj prindërit ishin paragjykues pasi ishin martuar në moshë shumë të vogël dhe njësoj kishin vepruar edhe me të. “Punoj parukiere në të zezë dhe ndaj rezultoj e papunë. Më pëlqen moda. Në rrjetet sociale kam njohur një djalë beqar, ditën që ai kishte ditëlindjen ua lashë fëmijët prindërve pasi ata përkujdesen shumë për ta. Ika fshehtas pasi ime më më qëlloi me shpullë, nuk i pëlqen mënyra ime e të jetuarit”.

Por sipas burimeve pas këtij prezantimi, policia ka hyrë në temë dhe e ka pyetur 25-vjeçaren mbi kuptimin e disa frazave në instagram.

Agjenti: Ç’do të thotë pyetja që të bëjnë “punon për vete apo për të tjerë”? dhe ti përgjigjesh “për vete”.

E. A- Unë flas me shumë djem në instagram dhe facebook, me siguri kam bërë shaka.

Agjenti – Përse prindërit të dyshojnë se ushtron prostitucion?

E.A- Nuk jam pjesë e asnjë rrjeti. Nuk ushtroj prostitucion. Kam shkuar me shumë djem, por nuk kryej marrëdhënie për para apo në shkëmbim të diçkaje tjetër. Familja nuk pajtohet me jetesën time.

Agjenti: Kush është djali që, familja juaj dyshon që ju shtyn për prostitucion?

E. A – E kam njohur në rrjetet sociale, kam dalë disa herë me të. I kam kërkuar kokainë, pasi ai është përdorues dhe më ka dhënë. Me të jam e lidhur prej dy javësh, bëjmë flirte të rinjsh, nuk ia di mbiemrin dhe nuk e di ku banon.

Agjenti- Përse i kërkove konkretisht këtij personi drogë?

E. A – Më tregoi që ishte përdorues dhe nga kureshtja i kërkova. Jam e sigurt që më dha dozën e tij.

Policia bën me dije se në instagram, 25-vjeçarja tregon se kishte miq dhe shokë policë.

Agjenti – Na thuaj emrin e policit që ke shok?

E. A – Në bisedë e sipër kam thënë që kam shokë policë, por nuk njoh asnjë polic dhe nuk kam asnjë shok polic

Në përfundim sipas burimeve pasi janë përpiluar këto dëshmi, nëna 25-vjeçare propozohet të vendoset nën hetim për braktisje të fëmijëve të mitur. Pavarësisht se ajo insiston që nuk ka ndërmend t’i braktisë, por vetëm i ka lënë për pak orë nën kujdesin e gjyshërve pa ju marrë leje. “Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në jetën time, nuk kam asgjë për të fshehur, nëse do fshihja diçka nuk do i lija Facebook-un dhe Instagramin hapur”, e ka mbyllur e reja që pavarësisht versionit që ka dhënë thuhet se është vendosur nën vëzhgim për të zbuluar kontaktet e saj dhe nëse ajo në të vërtetë është pjesë e ndonjë rrjeti sikurse rezultoi gjatë javës së kaluar me 17-vjeçaren, e cila gjithashtu largohej pa adresë nga shtëpia derisa u zbulua që ushtronte prostitucion nën tutelën e një çifti.

Etiketa: denoncimiprinderitVajza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
AKTUALITET

Pas pronave publike dhe mashtrimit me taksat, Ismet Shehu fton minorene për mish në hell

18:26 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Buzi Store shet motorë elektrikë pa dokumenta”/ Qytetarët në hall: Policia po na i sekuestron

19:29 : 15/07/2025
AKTUALITET

Eskorta dhe në burgun e Reçit/ Dy “VIP-e” të showbizit “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave

15:39 : 15/07/2025
SPORT

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut

11:05 : 14/07/2025
Para

Zgjedhjet në Malin e Zi, dalin rezultatet zyrtare/ Gjukanoviç fiton votat, por jo qeverinë

TË GJITHA

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

10:06 : 21/07/2025

Ranë nga lartësia, humbin jetën dy punëtorë ndërtimi në Gjakovë

10:04 : 21/07/2025

Dhunohen sërish varret monumentale Ilire të Selcës

10:00 : 21/07/2025

“U soll si gangster”/ Zeqir Kordhoni: Lapaj na gënjeu! Nuk e mbajti fjalën

09:50 : 21/07/2025

Zjarri në Shkopet del jashtë kontrollit, flakët mbi digën e HEC-it dhe afër banesave

09:39 : 21/07/2025

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq

09:26 : 21/07/2025

Rama harron investimin miliona euro për satelitët: Territorin e mbrojmë me dron

09:22 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com