• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pasuritë e Mesdheut Lindor, çfarë fshihet/Pse Greqia dhe Turqia janë gati të shkojnë në luftë

19:12 : 28/08/2020
në BOTA

Turqia, Greqia dhe Qipro janë përfshirë në një konflikt që po përshkallëzohet duke përdorur edhe anijet úshtarake. Por cili është synimi tyre?

Ashtu si në shumë mosmarrëveshje globale, vendet në fjalë kanë konflikte me njëra-tjetrën për qasjen në burimet natyrore, përkatësisht depozitat e mundshme të gazit dhe të naftës në detin e Mesdheut. Tensionet në Mesdheun Lindor nuk janë asgjë e re, pasi aleatët e NATO-s dhe fqinjët si Greqia dhe Turqia janë në prag të lúftës për një sërë çështjesh që nga vitet 1970.

Konkurrenca për të drejtat e eksplorimit në  rajon, për rezervat e naftës dhe gazit është mosmarrëveshja e fundit mes dy vendeve. Por, çfarë ka ndodhur? Turqia dërgoi në fillim një anije eksplorimi në Mesdhe në maj të vitit 2019 ku realizoi testime sizmike dhe shpime eksploruese jashtë bregdetit verior të Qipros.

Si përgjigje ndaj këtij veprimi, BE sanksionoi Turqinë në korrik të vitit 2019, duke zvogëluar ndihmën financiare për vendin gjatë vitit 2020 me 145.8 milionë euro. BE-ja ka vazhduar të tregojë “solidaritet të fortë” me Greqinë dhe Qipron, duke paralajmëruar vazhdimisht Turqinë që të reduktonte aktivitetet e eksplorimit gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë, ministria e jashtme e Turqisë lëshoi një deklaratë në atë kohë duke thënë se sanksionet e BE-së “në asnjë mënyrë nuk do të ndikojnë në vendosmërinë e Turqisë për të vazhduar aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor”.

Lexo edhe:

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Ndërkohë në qershor, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, pas një takimi me Përfaqësuesin e BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, dënoi veprimet e Turqinë.

Nga fundi i muajit gushtit, Greqia dhe Turqia kanë vendosur anijet e tyre úshtarake në Mesdhe duke kryer ushtrime lúftarake konkurruese në detin midis Kretës dhe Qipros. Në përgjigje të konfliktit  Greqia  njoftoi në 26 gusht se do të zgjerojë ujërat e saj territoriale nga 6 milje detare në 12 milje detare.

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas paralajmëroi të dy vendet se ato ishin “duke luajtur me zjarrin, dhe çdo shkëndijë  sado e vogël  mund të çojë në një katastrofë”.

Po Qipro? Historikisht, marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara  dhe kanë qenë të përqendruara kryesisht te Qipro. Turqia e njeh Qipron,  si Republika Turke e Qipros Veriore.

Kombet e Bashkuara e njohin atë si një “territor të Republikës së Qipros që aktualisht është nën qeverisjen turke”. Qipro dhe Turqia i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike zyrtare që nga viti 1974.

Si qëndron e vërteta e gazit? Mosmarrëveshja ka hapur plagë të vjetra sepse zona ku Turqia fillimisht dërgoi anije përfshin ujërat e brigjeve veriore të ishullit. Qiproja dhe BE e konsiderojnë veriun pjesë të Republikës së Qipros dhe ujërat që e rrethojnë,  pjesë të Zonës Ekskluzive

Ekonomike (EEZ) që do të thotë se vendet e BE-së kanë të drejtën ekskluzive të peshkimit, stërvitjes dhe kryerjes së aktiviteteve të tjera ekonomike.

Por ndërsa Turqia njeh Qipron Veriore si të pavarur, Ankaraja ka deklaruar  se ka të gjithë të drejtat për të eksploruar në ujërat e Mesdheut.  Në maj 2019, në kohën kur filluan mosmarrëveshjet, ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez, tha: “Turqia do të vazhdojë operacionet e saj.”

Ai shtoi se marrëveshjet e njëanshme të bëra midis Qipros dhe vendeve të rajonit që u përpoqën të “vidhnin” të drejtat e Turqisë dhe qipriotëve turq nuk kishin “asnjë vlefshmëri ligjore”.

Deri në gusht të vitit 2020, qëllimi i operacioneve shpuese eksploruese të Turqisë u zgjerua duke përfshirë ujërat në brigjet e jugut të Qipros dhe një zonë më të madhe deti në Mesdheun Lindor midis Qipros dhe Greqisë. Greqia pretendon se kjo zonë është mbi kufirin e saj kontinental dhe në këtë mënyrë ka të drejta ekskluzive për çdo depozitë të mundshme të gazit dhe naftës.

“Fryma osmane” Gara e energjisë mund të interpretohet si një aspekt tjetër i përpjekjes së presidentit turk Erdogan për të zgjeruar ndikimin e Turqisë përtej kufijve të saj. Madje  kjo ka bërë që disa komentues të deklarojnë  se Erdogan ka përqafuar “frymën osmane”.

Gjatë fushatave elektorale të kaluara, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdogan ka përdorur madje parulla të tilla si “pasardhës i osmanëve” për të përshkruar mbështetësit dhe vetë presidentin./Abcnews

Lajme të lidhura

BOTA

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:01 : 15/05/2025
SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
Para

Algoritmi i ri rrit numrin e personave të shëruar nga Covid-19

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:01 : 15/05/2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com