Dy pronat të paluajtshme në emër të vajzës së Ben Blushit dyshohet se janë përfituar përmes një kontrate noteriale jo të rregullt nga ana ligjore. Një kallëzim është depozituar në Prokurorinë e Tiranës për verën penale të falsifikimit të dokumentave. Personat e paditur janë noterja me zyrë në Tiranë e cila ka nënshkruar aktin e shit-blerjes së dy pronave, Violeta Sulkaj dhe tjetra Natali Blushi, vajza e Ben Blushit, Drejtorit të Pëërgjthshëm të televizionit “Top Channel”.
Dyshimet janë se firma e blerësës së pronave (vajza e Ben Blushit) në aktin noterial është falsifikuar, pasi pretendohet se ka prova që Natali Blushi ka qenë jashtë Shqiptarisë në kohën kur mbi kontratë është vënë firma e saj.
Kallëzimi është bërë pas publikimit të dokumenteve dhe të dhënave nga sistemi TIMS në media, se akti i shit-blerjes së pronave, të vitit 2015, bërë nga noterja Violeta Sulkaj mes Andon Dhimës dhe Natali Blushit ishte me firmë të blerëses, falsifikuar.
Së fundmi, në media u raportua nisja e një hetimi administrativ për noteren Violeta Sulkaj.
Kallëzimi
Ndërkohë pranë Prokurorisë së Tiranës është depozituar një kallëzim penal nga shtetasi Andon Dhima për vajzën e Ben Blushit dhe noteren Violeta Sulkaj.
Në kallëzim, shitësit e pronave ngrenë akuzat për falsifikim dokumentash ndaj notreres dhe vajzës së ish-deputetit, lidhur me dy pasuritë e përfituara nga kjo e fundit në Korçë, një bodrum dhe një njësi shërbimi, të dyja me sipërfaqe totale rreth 470 m2. Prona që sipas kallëzimit, janë shitur për 30 mijë euro dhe 5 milionë Lekë të vjetra.
“Nëpërmjet një artikulli transmetuar në media, jam vënë në dijeni se Ministria e Drejtësisë ka filluar një hetim administrativ përsa i përket procesit të lidhjes së dy Kontratave të lartpërmendura, për shkak se sipas të dhënave të sistemit TIMS … ka rezultuar se pala blerëse Natali Blushi nuk ndodhej në Shqipëri në kohën e lidhjes së kontratave. Referuar të dhënave të sistemit TIMS rezulton se Znj. Natali Blushi ka dalë nga Shqipëria në datën 6 Prill 2015 dhe është kthyer në Shqipëria në datën 19 Qershor 2015, ndërkohë që kontratat janë lidhur në datat 28 dhe 29 Maj të këtij viti. Në këto rrethana, nënshkrimi i blerëses Natali Blushi rezulton të jetë i falsifikuar”, thuhet në kallëzimin e depozituar pranë akuzës së Tiranës.
“Sqaroj për organin e akuzës se në lidhje me këtë fakt nuk kam pasur dijeni më parë, pasi kontratat e kam nënshtruar në të njëjtën kohë me palën blerëse, për arsye se jemi paraqitur pranë noteres në momente të ndryshme. Unë, në cilësinë e palës shitëse i kam nënshkruar kontratat e lartpërmendura rregullisht në zyrën e noterisë dhe më pas jam larguar. Kopja ime e kontratave më është vënë në dispozicion nga zyra e noterisë pasi at janë nënshkruar edhe nga pala blerëse, të motorizuara”, sqarohet më tej në kallëzim.