• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Epidemiologu: Në shtator mund të kemi frenim të rasteve, por shkollat më mirë të rrinin mbyllur

15:31 : 26/08/2020
në AKTUALITET

Tashmë stina e verës po mbyllet dhe në një kohë pandemie kjo përkon edhe me shtimin e pasigurisë mbi një valë të dytë që rrezikon të shtojë rastet e të infektuarve në vend.

Por sipas epidemiologut Alban Ylli, për momentin në Shqipëri situata është ende nën kontroll. “Shqipëria është sërish pjesë e një prirje rajonale të zhvillimit të pandemisë, por jemi në një rritje lineare dhe jo eksponenciale, pra në një situatë mesatare.  Në Bosnje, Kosovë, Moldavi, situata ka rrjedhur në mënyrën më të keqe. Vendet e Europës lindore, që patën pak probleme në pranverë me pandeminë, nga momenti që virusi hyri me vonesë, po e shprehin potencialin e tyre në këtë moment”, tha ai për “A2 News”.

Ka edhe një shembull kundër trendit rritës. “Në Maqedoninë e Veriut kjo prirje duket sikur ka rënë, dhe ne shpresonim se e njëjta gjë do të ndodhte edhe me Shqipërinë, por vendi nuk është më i izoluar, ka qarkullim të njerëzve që e bën të vështirë parashikimin”.

Pamundësia e rikthimit në karantinë u shpreh edhe nga kryeministri Rama, dhe epidemiologu bie dakord. “Lockdown-i u mor si masë nga të gjithë vendet sepse mendohej se virusi kishte karakter respirator dhe që në verë do të pakësohej. Kjo nuk ka ndodhur, dhe tashmë jemi të detyruar në kushte të pamundësisë  të një lockdown-i të dytë, të zbatojmë masat e distancimit social që në një mënyrë ndihmon imunitetit e tufës. Edhe pse duhet të presim gjithsesi vaksinën” .

Për Yllin, statistikat e infektimit tregojnë gjithsesi një trend shpresëdhënës për javët në vijim. “Në Tiranë dhe qytetet e mëdha si Durrësi personat që kanë kaluar infeksionin po shkon te 10 %, ndërkohë që në pjesën tjetër të vendit jemi tek 5%. Një përqindje e tillë, edhe pse ende larg imunitetit të tufës, është sërish një barrierë e mirë për mos shpërndarjen e virusit. Mendohet se piku jonë mund të jetë rreth 200 raste në ditë, dhe ne po arrijmë atë pikë, por unë mendoj se në shtator mund të kemi një frenim të rasteve, ndërkohë që vala e dytë mund të shfaqet më vonë gjatë vitit”.

Lexo edhe:

Ja kur mund të ketë një frenim të rasteve me Covid-19

Ja skenarët shqiptarë të koronavirusit/ Flet epidemiologu Alban Ylli

Gjithsesi, në prag të vitit shkollor, epidemiologu mbetet skeptik. “Të ishte për mua, unë do t’i mbaja të mbyllura shkollat. Vendimi është politik,  balanca midis rrezikut mjekësor dhe humbjes së një gjenerate që nuk po i kthehet bankave”, thotë ai.

Etiketa: Alban Ylli

Lajme të lidhura

SHENDETI

Ja kur mund të ketë një frenim të rasteve me Covid-19

21:41 : 07/12/2020
Lajmet e Dites

Ja skenarët shqiptarë të koronavirusit/ Flet epidemiologu Alban Ylli

00:13 : 22/03/2020
Para

Partia e “ajkës” së Hajdarit dhe shpresa për një vend në listën e Bashës

TË GJITHA

Sherr për prona, i riu i djeg dy makinat xhaxhait/ EMRI

15:25 : 30/10/2025

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025

Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

15:14 : 30/10/2025

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com