• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

1 vakt ushqim dhe cigare, si u shfrytëzua për prostitucion 17-vjeçarja në Tiranë

17:40 : 24/08/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një vajzë e mitur, vetëm 17 vjeç, është shfrytëzuar për prostitucion në hotelet e Tiranës. Gerald Mali dhe Evisa Mema, dyshohet se kanë përdorur vajzën për prostitucion, në hotelet “Gjilani” dhe “Arland” në Tiranë.

Është zbardhur denoncimi i vajzës, emrin e së cilës zgjedhim të mos e publikojmë, e cila tregon se si u shfrytëzua seksualisht në dy hotelet.

Ajo tregon se madje as nuk është paguar, por Gerald Mali dhe Evisa Mema vetëm i jepnin një vakt ushqimi dhe 1 paketë cigare, duke i thënë se “tepër e ke dhe kaq”.

Madje çifti i ka marrë vëllain në makinë, në momentin që vajza nuk donte të dilte më si prostitutë. Recepsionistët dhe administratorët e hoteleve konfirmojnë se në dhomën e vajzës së mitur janë futur disa herë djem dhe burra.

Por si ka ndodhur kronologjia e shfrytëzimit seksual. Gazeta Mapo sjell denoncimin dhe hetimet që ka bërë Prokuroria dhe Policia.

Lexo edhe:

Binaj “ndez motorët” e fushatës, Hasimja zbulon detajet nga takimi: Bashkimi i opozitës funksionon

Përndiqej nga 2 persona, 16-vjeçarja në Tiranë vetëplagoset me thikë gjatë dëshmisë

Shfrytëzimi Seksual

Më datë 22 Gusht E…. ka bërë kallëzim ndaj Gerald Malit dhe Evisa Memës se e kanë shfrytëzuar për prostitucion në dy hotele të Tiranës, Hotel “Gjilanit” dhe Hotel “ Arland” në zonën e Freskut në Tiranë.

17-vjeçarja është njohur me Evisa Memën dhe ka patur shoqëri me të para një viti. Kjo e ka prezantuar me Gerald Malin duke i thënë se është burri i saj. E…. është larguar disa herë nga shtëpia ku jeton me nënën dhe vëllain. Nëna e E….. ka bërë kallëzim se një person me emrin Geri e shfrytëzon vajzën për prostitucion. Ajo ka kallëzuar edhe një vajzë me emrin Evisa, e cila i shkonte shpesh në shtëpi për të takuar vajzën e saj.

E… ka kallëzuar se e kanë dërguar disa ditë në Hotel “Gjilanin” në afërsi të ish-shkollës së bashkuar dhe aty e kanë futur në një dhomë ku më pas i sillnin klientë për të kryer marrëdhenie seksuale kundrejt pagesës.

E…. thotë se nuk ka marrë asnjë shumë lekësh prej Geraldit apo Evisës, por ata i blinin një paketë cigare dhe ushqim një herë në ditë, duke e kërcënuar se “Haje këtë dhe tepër e ke” dhe se do të punosh përsëri që të nxjerrësh bukën e gojës.

E… kishte shenja goditjesh në pjesët e trupit. Fillimisht vajza ka mohuar se është shfrytëzuar për prostitucion nga frika.

Në datë 22 Gusht E…. ka marrë në telefon një shokun e saj ku i ka thënë “O rrushi sa lekë do më japësh për të kryer marrëdhënie seksuale”. Këtë E.. e ka bërë me arsyetimin për të mashtruar Geraldin dhe Evisën që të largohej nga Hotel “Arland”. Duke qenë se kanë menduar se po shkonte për punë, ata e kanë lejuar dhe ajo është larguar në shtëpi.

Më pas Geraldi dhe Evisa kanë shkuar me një makinë BMV Seria 7 te shtëpia  e E…. dhe i kanë kërkuar që të shkojë me ata. Ajo nuk ka pranuar, por Evisa dhe Geraldi i kanë marrë vëllain e vogël dhe ia kanë hipur në makinë dhe në këto kushte E… ka pranuar që të shkojë me ta.

Ajo u ka thënë: Sa të rregullohem dhe të bëhem e bukur në shtëpi e pastaj vij. E…. ka dalë nga rruga tjetër ka marrë nënën e saj në telefon dhe është paraqitur te Drejtoria e Policisë.

Policia gjyqësore ka shkuar në Hotel “Gjilani” dhe aty u gjetën rrobat e E…. Recepsionisti i hotelit konfirmoi se E… kishte fjetur 4-5 ditë te Hotel “Gjilani” dhe se kishte ikur pa bërë pagesën.  Ai tha se në një dhomë tjetër ka qëndruar Enisa Mema me një djalë tjetër. Madje tregon se ka parë dy shokë të djalit që kanë hyrë në dhomën ku rrinte 17-vjeçarja.

Policia gjyqësore shkoi edhe në hotel “Arland” në zonën e Freskut me administrator, Arnold Hida, i cili deklaroi se në hotel kishin vajtur 3 persona, dy vajza dhe një djalë. Kanë marrë dy dhoma dhe se këta persona lëviznin në dhomat e njëri-tjetrit. Më pas janë larguar të 3 pa bërë pagesë. Hida thotë se ka telefonuar djalin dhe i ka thënë se lekët do ia sillte nusja.

Sipas Amdinistratorit në hotel janë futur 2-3 persona, të cilët janë shprehur se do takonin Gerin, por ai nuk i ka parë çfarë kanë bërë me vajzën e vogël./Mapo.al/

Etiketa: 17 vjecarjaEvisa MemaGerald MaliprostitucionTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Binaj “ndez motorët” e fushatës, Hasimja zbulon detajet nga takimi: Bashkimi i opozitës funksionon

22:00 : 21/10/2025
AKTUALITET

Përndiqej nga 2 persona, 16-vjeçarja në Tiranë vetëplagoset me thikë gjatë dëshmisë

14:10 : 21/10/2025
AKTUALITET

Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

13:44 : 21/10/2025
AKTUALITET

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për suportin

19:51 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shpërndanin drogë në formë xhelatine, arrestohen dy të rinj në Tiranë

12:16 : 18/10/2025
Para

Çështja Navalny, autoritetet gjermane zyrtarizojnë helmimin

TË GJITHA

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com