• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Europa League/ Luhet sonte finalja Sevilja-Inter

11:38 : 21/08/2020
në SPORT

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet në Këln të Gjermanisë finalja e Europa League, Sevilja – Inter.

Sevilja dhe Interi nuk janë përballur kurrë më parë ndërmjet tyre.

Dy klubet kanë patur një ecuri interesante dhe kanë mbërritur deri këtu, nga rrugë të ndryshme. Kështu Sevilja e nisi aventurën nga faza e grupeve në Europa League, me skuadra të tilla si Apoel, Qarabag dhe Dudelange, ndërsa Interi në anën tjetër u pozicionua në vendin e tretë në fazën e grupeve në Champions, me ekipe si Barcelona, Borusia Dortmund dhe Sllavia Pragë. Dy klubet ruajtën pozitat e tyre në kampionatet respektive, duke qenë gjatë gjithë kohës në katërshe dhe përmbushur me sukses objektivin për të përfunduar sezonin në Zonën Champions.

Në këtë mënyrë Interi e mbylli Serinë A në vendin e dytë, ndërsa Sevilla grumbulloi 70 pikë, praktikisht po aq pikë sa edhe Atletiko e Diego Simeones, që u klasifikua në vendin e tretë. Me vëmendjen në kampionatet respektive gjithsesi dy trajnerët ruajtën fokusin e duhur gjithashtu edhe në fazën e knock out-it të këtij aktiviteti. Për hir të së vërtetës zikaltërit kanë patur një rrugëtim shumë më të thjeshtë për të mbërritur deri në finalen e madhe. Skuadra e Kontes eliminoi me radhë ekipe si Ludogorets, Getafe, Bayer Leverkusen, ndërsa në fazën gjysmëfinale Interi shkatërroi 5-0 klubin ukrainas Shakhtar Donetsk, duke regjistruar në këtë mënyrë edhe fitoren më të thellë të këtij aktiviteti në këtë fazë.

Në krahun tjetër skuadra e Lopetegit pasi vuajti për të eliminuar vetëm në sajë të golit në fushë kundërshtare ekipin rumun CFR Cluj, kaloi me radhë me tek ndeshje kundërshtarë si Roma ,Wolverhampton dhe Manchester United. Me përbërjen e tyre “djajtë e kuq” konsideroheshin si ekipi favorit i këtij edicioni, megjithatë Sevilja diti të kthehej nga disavantazhi për të përmbysur gjithçka, falë një goli të realizuar nga sulmuesi holandez Luuk De Jong 12’ para përfundimit. Po në 78’ një ditë më pas sulmuesi gjigant i zikaltërve Romelu Lukaku e coi në 10 numrin e ndeshjeve radhazi, kur ia ka dalë mbanë për të shënuar në këtë aktivitet, madje 27-vjeçari me origjinë kongoleze tundi rrjetën sërish, për t’u ngjitur në kuotën e 6 golave të shënuar, në vetëm 353’ gjithsej, ndërsa në krahun tjetër spikat Munir El Haddadi me 5 gola në 426’ në total.

Lexo edhe:

Europa League/ Steaua eliminon Dritën, kampionët e Kosovës vijojnë garën në Ligën e Konferencës

Shkëndija e Tetovës mëson emrin e kundërshtarit të play-off në Europa League

Sevilja ka favorin që ka pushuar një ditë më tepër, sidoqoftë zikaltërit zbresin në fushë si favoritë dhe tepër të uritur për sukses. Trofeun e fundit Interi e ka fituar 9 vjet më parë, në Stadio Olimpico kur nën drejtimin e Leonardos ekipi mposhti 3-1 Palermon në finale, për të triumfuar në Kupën e Italisë. Kjo është finalja e 6 për Seviljen në këtë aktivitet, dy më shumë se cdo klub tjetër, ndërkohë Interi u bë klubi i nëntë me dhjetë finale në historinë e Kupave të Evropës, gjithsesi skuadra andaluziane ka fituar radhazi 5 finalet e fundit që ka luajtur në Kontinentin e Vjetër. Te Interi mungon vetëm Vecino, ndërsa në krahun tjetër është riaftësuar edhe mesfushori Nemanja Gudelj, sidoqoftë ish-mesfushori i Interit Ever Banega do të luajë ndeshjen e fundit për Seviljen, pas marrëveshjes për të kaluar në ligën Saudite, me klubin kryeqytetas të Al Shabab-it.

Sevilja ka fituar 8 nga 9 sfidat e fundit, 7 prej tyre pa pësuar as gol dhe ekipi i Lopetegit numëron plot 20 ndeshje pa humbje në të gjithë kompeticionet, ndërsa Interi ka humbur vetëm 1 nga 17 takimet e fundit në të gjithë aktivitetet, por sidoqoftë edhe mbrojtja zikaltër në 7 nga 9 ndeshjet e fundit e ka ruajtur portën të paprekur. Dy skuadrat kanë mënyra të ndryshme loje dhe Sevilja si skuadër spanjolle mbetet një ekip tepër dinak, që shfrytëzon më së miri kundërsulmin, ndërsa Interi përfaqëson një skuadër fizike dhe më autoritare, së cilës i pëlqen që t’i imponojë lojën kundërshtarit, gjithsesi interesant është gjithashtu edhe fakti që me 25 golat e realizuar me kokë në të gjithë kompeticionet, ekipi milanez mbetet edhe klubi që ka shënuar më shumë gola në lojën në ajër nga skuadrat e 5 kampionateve më të rëndësishëm në Europë.

Sevilja ka fituar radhazi 3 sfidat e fundit me skuadrat italiane, ndërsa zikaltërit kanë bilanc negativ teksa kanë fituar 14 dhe humbur plot 18, nga 43 përballjet ndërmjet tyre, për më tepër përpara fitores tepër të vuajtur me Getafe-n në Kupat e Evropës Interi kishte humbur plot 4 nga 5 sfidat e fundit me klubet nga Spanja. Takimi final do të fillojë në orën 21:00 në RheinEnergieStadion të Këlnit dhe do të drejtohet nga kryesori holandez Danny Makkelie.

Etiketa: Europa League

Lajme të lidhura

SPORT

Europa League/ Steaua eliminon Dritën, kampionët e Kosovës vijojnë garën në Ligën e Konferencës

22:05 : 14/08/2025
SPORT

Shkëndija e Tetovës mëson emrin e kundërshtarit të play-off në Europa League

22:30 : 12/08/2025
SPORT

Fund i hidhur në Champions për Shkëndijën, Europa League, objektivi i ri

19:53 : 12/08/2025
SPORT

Merret vendimi përfundimtar, klubi i Premier League përjashtohet nga Europa League

15:36 : 12/08/2025
SPORT

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025
SPORT

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025
Para

"Pagat e luftës"/ Punonjësit me gabime në të dhënat bankare, afat deri në 31 gusht për t’i korrigjuar

TË GJITHA

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com