• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Qarkullim dhe jo ripërdorim elitash

13:31 : 20/08/2020
në KRYESORE, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Duhet thënë qysh në krye të herës që vendi nuk ka pasur ndonjëherë shifra modeste të partive politike, deri aty sa shumë kryetarë partish me vula në xhep dhe antarësi as sa familja e tyre nukleare i kanë mjelë mbarë e mirë këto instrumenta në dukje demokratikë për përfitime vetjake. Në vitet 90-të këto përfitime shkonin nga ato banalet si pasja e një selie, apo pasaporte diplomatike për kryetarët me vulë, deri te sekserizmi për vizat e shtrenjta dhe përfitimet nga buxheti i shtetit. Ndërkohë fare pak apo aspak kanë shtuar në kandar në drejtim të doktrinës, filozofisë politike, diferencave ideologjikë, divergjencave programorë, apo qoftë dhe kuadrit të burimeve njerëzore. Shumica thjesht dhe bukur kanë parazituar, ose kanë luajtur rolin e kameleonit politik, ose kanë pasur kryetarë-gallataxhinj që kanë shërbyer si lolo në teatrin e madh të asburdit të politikës vendore. Një pjesë e mirë thjesht e kanë kopjuar programin e tyre, shumica nuk kanë fare faqe interneti ndërsa dhe më kryesoret i kanë ato të papërditësuara. Transparenca mungon thuajse totalisht por akoma më shqetësuese është mungesa e vizionit, strategjive, objektivave apo formave të komunikimit politik dhe publik.

Partitë, duhet të ishin reflektuese të vlerave të ndryshme shoqërore, mbartëse të interesave shpesh të kithëta të grupe shoqërore, përfaqësuese të shtresave të ndryshme sociale apo të reflektonin nuanca identitare, kulturore, tradite. Por në fakt, kanë shërbyer shumë më tepër për akses korruptiv të e mira publike të cilën e kanë parë si plackë që duhet shpërndarë mes sho-shoqit, apo bashkim intereseash të atypëratyshme dhe kanë funksionuar si korporatë, ose thjesht dhe vetëm si shpërndarës vendesh pune apo përfitimesh të tjera direkte nga torta e shtetit. Ndërkohë që kanë qenë pak të inspiruara nga filozofi politike të caktuara, apo të kenë plane konkrete politikash publike që të zgjerojnë tortën ekonomike dhe të rrisin dhe shfrytëzojnë potencialet e vendit për të maksimizuar përfitimet e shoqërisë shqiptare.

Por edhe nga nga ana e përmbajtjes ka pak apo aspak risi që lënë vend për debat. Për shembulll, a ka nevojë të diskutohen tema të tilla si roli i tregut të lirë si vet-korrigjues dhe nevoja për një qeverisje të vogël apo përkundrazi duhet t’i mëshohet mekanizmave rregullatorë dhe rritjes së atributeve të një qeverie të fortë qëndrore? Në fakt e fundit nuk duhet ngatërruar me shkallën e autoritetit pasi numrat, vençarisht në shtete të dobëta dhe jo-funksionale si i yni, nuk shtojnë gjë në kandarin e cilësisë por përkundrazi shërbejnë si qerasje postesh bazuar në klientelën e radhës. Nga ana tjetër, a duhet t’i kushtohet më tepër vëmendje konceptit të rishpërndarjes si rezultat i rritjes së polaritetit apo barazisë së shanseve dhe uljes së taksave për të nxitur sipërmarrjen? I duhet mëshuar më tepër përgjegjësisë individuale, pra bazimit në meritën vetjake dhe jo kërkesë-llogarisë ndaj strukturave shtetërore për të kapërcyer atë lloj fryme etatiste ku shteti nënkupton njëkohësisht “lopën që duhet mjelë” po aq sa fajësohet për dështime individuale? Që në vetvete është një akt lidershipi që duhet të gjejë përfaqësimin e tij politik dhe ku më tepër se te forcat politike të djathta të cilat i kanë këto parime në ADN-në e tyre politike.

Apo duhet vënë theksi te shpërndarja më e drejtë e burimeve dhe fryteve të punës për të krijuar premisat për një shoqëri më barazitare? A duhet që platformat elektorale të radhës të partive të djathta të theksojnë incentivat që shpërblejnë sipërmarrjen, aftësitë dhe punën dhe ato të majta ta vënë theksin te zbutja e pabarazive dhe efektet sociale të biznesit apo do të vazhdojmë të zgjedhim mes iks dhe ypsilon lideri si rëndom në të kaluarën?  A duhet të kemi një kthim në vlerat tradicionale si një ankorim i sigurt në kohë sfidash ekonomike sa globale, aq edhe lokale si familja apo komuniteti (vençarisht në zonat rurale apo edhe qytetet e vogla ku të gjithë i njohin të gjithë) apo duhet të orientohemi drejt debateve për legalizim marijuane dhe prostitucioni sikundër artificialisht dhe “shashkë tymuese” është hapur debati ditët e fundit? Këto janë disa pikëpyetje modeste në prag të çeljes së fushatës elektorale jo-zyrtare të radhës. Tregu politik premton bollëk si shpeshherë në këto tre dekadat e fundit por ngelet të shihen premtimet fluturake nëse do bazohen apo jo në programe reale.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

Liberation Day

Apo nëse do kemi qarkullim dhe jo thjesht riprodhim dhe ripërdorim elitash. Nëse do të kemi fund të tranzicionit apo do të na kthehet ky i fundit në një gjendje të përhershme dhe përzishme status kuo-je gri. Ngelet për t’u parë se sa vullnet dhe guxim politik do të ketë për të konfiguruar një vizion që sheh kah të ardhmes dhe jo të shkuarës dhe që filtri politik do të lërë në fushën e lojës vetëm ato parti që guxojnë të kapërcejnë Rubikonin dhe të kenë programe të qarta, të ofrojnë përfaqësim real, të kenë drejtues të aftë dhe lidership vizionar.

*Shkruar enkas për BoldNews.al

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

Liberation Day

15:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama ka pasur informacion për zhbërjen e “non gratës” së Berishës

20:45 : 08/05/2025
AKTUALITET

Shpresë ka

15:36 : 05/05/2025
AKTUALITET

Leksionet e një fushate të pazakontë

10:49 : 28/04/2025
AKTUALITET

Fushata/ Kalemaj: Rama po merr tezat e opozitës në minutat e fundit

18:41 : 26/04/2025
Para

PD publikon shkresën e Ardi Veliut: Si mbrojti mbi 500 “sigurisma” në Polici. Loka duhej shkarkuar

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com