• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministri Majko, as mish, as peshk, as midhje…, guackë!

23:56 : 18/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pesë ditë tmerri në kufirin shqiptaro-grek në Kakavijë kaluan me një dhimbje të mëdhe, po sot ishte dita e turpit edhe më të madh! Qeveritarët rendën pas rrjeteve sociale në mburrje të vetes për këtë “zgjidhje”. I pari kryeministri ynë, i cili në momentet kur mijëra qytetarë mbanin të sfilitur një radhë kilometrike në mes të vapës, ai shrihej gjerë e gjatë në shezlonët e vilës qeveritare në Dhërmi dhe freskohej në detin e pastër, ku të vetmit që mund ta “shqetësonin” ishin rojet e shumtë personale. Edhe kur një femijë 10-vjeçar u aksidentua për vdekje duke pritur në radhë, Rama shijonte pushimet.

Në këtë tmerr që zgjatet pafund, ka bërë përshtypje edhe një qëndrim i Ministrit të Diasporës Pandeli Majko. Një ministri tërësisht honorifike, por Pandi e mori dhe e mbajti atë detyrë sepse statusi ministër gjithnjë të ofron benefite! Duhet të ishte në krye të kësaj situate, të gjente zgjidhje ende pa ndodhur ky tmerr që më shumë se për shkak të pandemisë erdhi për pasojë të papërgjeshmërisë.

Janë personazhe të shkëputur tërësisht nga realiteti. Nuk dinë çfarë është të presësh me ditë e ditë të tëra në stres e sfilitje për të kapërcyer një kufi, ku andej matanë i pret një punë po aq e stërmundimshme për të mbajtur familjen. “Falënderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare veçanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhuara në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshi. Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ia kërkova kryepeshkopit Anastas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”, shkruan Majko në rrjetet sociale.

Kaq mjaftoi që në adresë të tij të vinin një lumë kritikash, aq të gjata sa vetë radhët e pritjes në kufi… Shumëkush nuk e akuzon Majkon për ndonjë jetë luksi, në mandatet e fundit as për ndonjë aferë të rëndë, gjithashtu edhe disi larg botës së errët të krimit ku ministra e zyrtarë të tjerë të pushtetit ndajnë kohën dhe mbi të gjitha paranë publike.
Disa persona pranë tij thonë që Majko nuk ka qenë dakord me disa nisma të qeverisë që shkaktojnë pasoja të rënda për qytetarët, por është aq pa bosht, sa kurrë nuk e thotë fjalën aty ku duhet. Por sot askujt nuk i vlen “shpirti” i Majkos, se çfarë ndjen ai në thellësi, duhet një zë që të dalë publikisht kundër asaj çfarë nuk shkon dhe e keqja është se shumëçka nuk shkon.

Lexo edhe:

Majko – demokratëve: Ndërroni godinë, nuk ju sjell fat të mirë! SHQUP-i përdorej për vaki

E hoqën nga Kukësi/ Pandeli Majkos i besohet bastioni i Sali Berishës

Sjelljet e tij nuk janë për tu marrë shëmbull si “ndryshe nga të tjetër”. Për një post, qoftë edhe honrifik “nxehet” me veten, por nuk ka minimalisht guximin të shkundë edhe si zë i vetëm një qeverisje e cila ka kapërcyer çdo kufi antinjerëzor. Majko nuk është as mish, as peshk, as midhje, por duket vetëm një guackë në duart e kryeministrit Edi Rama, të cilën e mban aty sa për të bërë ndonjë batutë pa shije.

Ministri i Diasporës nga ana tjetër lëvdon kryepeshkopin Anastas Janullatos. Po çfarë ndikimi ka një klerik në një çështje tërësisht shtetërore? Pa dashje doli në dritë diçka që ka plot 28 vjet që ndodh. Athina zyrtare dhe Kisha Ortodokse Shqiptare janë kaq të lidhura dhe ngatërruara në korridoret e errëta të anishqiptarizmit edhe në guackën e pelerinës së klerikut, sa pala shtetërore shqiptare e kupton, por para vendit fqinj këta pushtetarë kabaresh dhe buzuqesh janë gati të bëjnë çdo pakt në dëm të shtetit e mbi të gjitha në kurriz të qytetarëve të tyre.

Shumëkush mund të këmbëngulë: “Majko është ndryshe nga të tjetër”… Nuk po i thotë kush Majkos që është edhe si homologët Xhaçka apo Cakaj. Ministrja e Mbrojtjes në ditën e dytë të tragjedisë shqiptare që po ndodhte në kufirin grek flutoroi majë një helikopteri të ushtrisë dhe pas qëndrimit as një orë aty, u kredh mirë e bukur në hotele luksoze në Jug të vendit.

Nuk është as si ministri i jashtëm me autorizim Gent Cakaj që paaftësia e gërshetuar me adoleshencën e vonuar, e ka shkatërruar edhe më shumë shërbimin nëpër ambasada dhe konsullatave tona në vendet e huaja. Ndaj i nderuari Majko, ose duhet të ndërrojë qëndrim, ose thjesht të ulë kokën dhe mos ndihet për fare, ashtu skurse ka bërë në këto vite. Të mbajë atë post dhe të nisë e mendojë për të qenë si dekor i Ramës në fushatë, pasi kryeministrit i vlejnë “lolot” për të bërë të qeshin në ndonjë miting apo takim Rilindasit.

Etiketa: pandeli majko

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Majko – demokratëve: Ndërroni godinë, nuk ju sjell fat të mirë! SHQUP-i përdorej për vaki

11:27 : 27/02/2025
AKTUALITET

E hoqën nga Kukësi/ Pandeli Majkos i besohet bastioni i Sali Berishës

11:51 : 13/01/2025
AKTUALITET

Përgjimi/ Majko i dërgon kërkesë zyrtare SHISH-it: Me vendosni në dispozicion çdo informacion

11:49 : 08/01/2025
AKTUALITET

Përgjimi për blerje votash/ Majko: Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar

12:44 : 07/01/2025
AKTUALITET

“U vendos për trafikantët, por ra Pandeliu”/ Përgjimi i Majkos, Berisha: 300 mijë euro i çoi në Tropojë

13:18 : 06/01/2025
AKTUALITET

Rama sjell Majkon në Tiranë, internon Shalsin në Kukës

11:29 : 06/01/2025
Para

Kryeministër! Jeta e një 10-vjeçari nuk blihet me lekë!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com