• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi/ Brataj: S’do ketë valë të dytë, jam kundër rikthimit të karantinës

20:07 : 15/08/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur me nota optimiste sa i përket të ardhmes që e pret vendin tonë në përballjen me pandeminë e koronavirusit, ndërsa kjo sipas tij nuk duhet të ndikojë në uljen e vigjilencës dhe mosndjekjen e protokolleve të rekomanduara nga ekspertët.

Brataj tha gjatë një bisede me Fax News se tamponi për personat familjarë të të cilit kanë dalë pozitiv nuk janë të domosdoshëm në rast se nuk ka simptoma duke argumentuar se shpesh nuk janë të sakta përgjigjet për shkak të një sërë faktorëve.

“Detyrat janë të ndara për çdo institucion, ne kemi urgjencën, por në një situatë të tillë, nëse kanë një familjar me Covid, nuk është e domosdoshme bërja e tamponit, pasi edhe nëse tamponi del negativ në disa raste, nuk del pozitiv dhe për këtë ka shumë motive. Sepse nëse nuk ka simptoma nuk e jep shpesh edhe tamponi pa kaluar disa kohë. Shpesh këmbëngulet edhe pse pa simptoma për të hequr merakun.

Tamponi natyrisht është e vetmja mënyrë për ta zbuluar, por nuk ndodh gjithmonë që përgjigja të jetë vendimtare. Ka që dalin negativ, por nuk do të thotë se janë 100% të infektuar. Kur bëjmë tamponin mund të dalë negativ por nuk përjashton praninë e sëmundjes. Herë pas herë pacient pozitiv kanë dalë negativ dhe më pas janë kthyer në pozitiv. Po nuk pate shenja nuk është e thënë po ashtu se je negativ. Si prognozë e sëmundjes dhe si terapi nuk ndryshon asgjë. Në këtë periudhë mund të shfaqen edhe viroza të tjera të stinës.”, tha Brataj.

Në lidhje me rikthimin e mundshëm të karantinës, Brataj e hodhi poshtë, duke thënë se nuk e mendonte as nuk do e rekomandonte, ndërsa theksoi se ashpërsim të masave mund të ketë nëse shtohen rastet dhe qytetarët nuk ndjekin udhëzimet.

Lexo edhe:

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

Ai tha gjatë intervistës për Fax News se nuk është nga ata që beson se do ketë valë të dytë, ndërsa pohoi se virusi ndodhet mes nesh.

“Nuk është folur për karantinë, nuk do të ketë dhe nuk e këshilloj. Ndërkohë shtrëngimi i masave me rritjen e rasteve mund të vijojë. I kuptoj njerëzit për vështirësitë që kanë por shëndeti mbi të gjitha. Gushti do të jetë kështu. Shpresoj dhe mendoj se nga fundi i Gushtit dhe Shtatori të kemi numra drejt zbritjes. Nuk ka valë pas vale, siç flitet ka valë të parë valë të dytë. Virusin e kemi këtu”.

Brataj tha se gjithë çështja është për të mos kolapsuar sistemin shëndetësor, ndërsa pohoi se nuk është rritur vdekshmëria por shpeshtësia e përhapjes së virusit.

“Nëse numri i të infektuarve ndodh në kohë shumë të shkurtër, numri i pacientëve që kanë nevojë për shumë përkujdesje mund të krijojë kolaps në sistemin shëndetësor. Mendoj se nuk do të ketë ndryshime të mëdha katastrofike që kë kap virusi do humbi jetën, nuk është e vërtetë. Sot kemi mbi 3000 të infektuar, 114 janë në spital, të tjerët shumica nuk kanë as simptoma e disa ndiqen nëpër banesa. Është një sëmundje si gjithë të tjerat, nuk është shtuar vdekshmëria, por është shpeshtësia e përhapjes së virusit që na shqetëson”.

Etiketa: BratajCOVID 19karantinavale e dyte

Lajme të lidhura

BOTA

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025
BOTA

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

17:31 : 01/09/2025
AKTUALITET

Zjarr në fshatin Brataj të Kukësit, rrezikohet Mali i Gjallicës

14:19 : 28/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët

19:46 : 31/07/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
Para

Lajmi i Fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë

TË GJITHA

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

21:42 : 19/09/2025

Ndodh në Elbasan/ Lind fëmijë me partnerin e ri, ja regjistrojnë në emër të ish-burrit

21:41 : 19/09/2025

Tensionet në seancën plenare, Bardhi: Rama u tall me Kuvendin, përvetësoi rolin e kryetarit

21:35 : 19/09/2025

VIDEO/ Kapet në Spanjë banda shqiptare e grabitjeve nëpër vilat luksoze

21:22 : 19/09/2025

VIDEO/ Si iu falën taksat e qytetarëve Xhemal dhe Kujtim Qefalisë

21:17 : 19/09/2025

Braçe “shpërthen” ndaj Anuela Ristanit, i nxjerr sms-në: Turp të kesh! Arrogancë e pushtetit

21:11 : 19/09/2025

Dhunohet një efektiv policie në Fushë-Krujë, identifikohet autori (Detaje)

21:03 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com