• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhja e “sekretarëve” në Gjykatën e Lartë, konkurenti akuza USAID-it: Mashtruesa, si shqiptarët (Foto)

20:17 : 13/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një jurist i ri, i identifikuar në rrjetin social “Facebook” me emrin Bruno Mebelli, ka hedhur akuza të rënda për procesin e zhvilluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe USAID për përzgjedhjen e 12 “sekretarëve gjyqësore” për Gjykatën e Lartë, të cilën Ambasada Amerikane në Tiranë e konsideron si “histori suksesi”.

Djaloshi Mebelli, i cili duket se ka qenë një prej konkurentëve në këtë proces, ka akuzuar organizatorët e konkursit, përfshirë KLGJ dhe USAID, për paracaktim të fituesve.

“Provimi me skandaloz që kam marrë pjesë ndonjëherë. Kur do i bëni publike emrat e fituesve dhe pikët e marra, të paktën për transparencë. Pyetjet e provimit ishin të nivelit për vitin e parë juridik. Shkurt, vendosët kë donit ju, personat ishin të paracaktuar, pa mundësi për të rishikuar tezën nëse vërtet nuk ishin marrë pikët për kualifikim”, shkruan ai me nota revolte.

Lexo edhe:

Histori shqiptare/ Halla shikon mbesën dhe nuk ndal lotët: E kam zemrën e thyer, nuk…

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD! Emri (Foto)

Më tej, i riu nuk ka asnjë kompleks për të vënë një shenjë barazimi mes shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, kur i konsideron të dyja palët mashtruesa.

“Sa na harxhuat kohë kot dhe lekë për plotësim dokumentash. Prandaj nuk bëhet ky vend, sepse dhe ndërkombëtarët janë bërë mashtruesa, më keq se shqiptarët”, e përfundon komentin e tij Bruno Mebelli, në një status të USAID-it në rrjete sociale, ku reklamohej si një risi e rëndësishme përzgjedhja e 12 juristëve të rinj, të cilët do të stivosin rreth 35 mijë dosje stok në Gjykatën e Lartë.

6 muaj për 12 sekretarë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe USAID-Albania e kanë vlerësuar procesin e “përzgjedhjes së 12 juristë të rinj e të zotë shqiptarë në rolin e Nëpunësve për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP)”.

Sipas organizmave që financohen nga Uashingtoni, “Të dymbëdhjetë (juristët) punojnë tashmë në gjykatë dhe aktualisht janë përqendruar në krijimin e një inventari të hollësishëm të afro 35,000 çështjeve të pazgjidhura të gjykatës”.

Procedura për përzgjedhjen e NUNÇP-ave ka nisur në Prill 2020 dhe duket se është finalizuar vetëm së fundmi, pas një serie të gjatë procedurash konkuruese.

Megjithatë, koha e gjatë e përzgjedhjes së NUNÇP-ave dhe shprehjet me nota superlative të Ambasadës së SHBA dhe USAID për këtë proces, nuk duket se justifikohet me punën konkrete që do të kryejë kjo “trupë e përzgjedhur juristësh”.

Detyra e 12 juristëve të rinj është stivosja dhe arkivimi i stokut të dosjeve të Gjykatës së Lartë, një punë që e kanë bërë deri më tani dhe vijojnë ta kryejnë edhe sekretarët gjyqësore të këtij institucioni.

Aktiviteti i Gjykatës së Lartë nuk ka çaluar dhe, aq më tepër, nuk është bllokuar për shkak të arkivës.

Problemi aktual i Gjykatës së Lartë është që nuk ka numër të mjaftueshëm gjyqtarësh për të formuar kolegje gjyqësore e për të shqyrtuar mijëra çështje që presin prej vitesh të dalin në seanca.

Gjykata e Larta ka aktualisht në detyrë vetëm 3 anëtarë, i cili përbën numrin më minimal, të nevojshëm për shqyrtimin e një kategorie të vogël rastesh që paraqiten pranë saj.

Nga të dhënat publike të raportuara nga Gjykata e Lartë, deri më tani kanë marrë zgjidhje rreth 250 raste, ndërkohë që stoku i dosjeve të depozituara pranë saj e ka kaluar shifrën 35 mijë.

Gjykata e Lartë për dy vite ka qenë tërësisht jashtë funksionimit, pasi ajo u “zbraz” nga të gjithë ish-anëtarët, një pjesë e të cilëve u larguan në përfundim të mandatit, ndërsa të tjerë për shkak të Vetingut.

Zëra kritikë në Shqipëri kanë identifikuar procedurat me standarte të shumëfishta të Vetingut, si një ndër arsyet kryesore të paralizimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Faktorët ndërkombëtarë në Tiranë, bashkëpërgjegjës për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, janë munduar të sfumojnë këto kritika, duke premtuar se rezultatet në të ardhmen do të jenë shumë të mira.

Si rast suksesi përmendet edhe përzgjedhja e 12 NUNÇP-ave, të cilët, edhe nëse do të kenë angazhimin maksimal në 6 muajt e punësimit të tyre, deri në Mars 2021, sërish nuk do të mund të ulin stokun e dosjeve, të cilat shqyrtohen nga gjyqtarë dhe jo “sekretarë gjyqësorë”.

Etiketa: aktualitet boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Histori shqiptare/ Halla shikon mbesën dhe nuk ndal lotët: E kam zemrën e thyer, nuk…

21:52 : 11/04/2021
AKTUALITET

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD! Emri (Foto)

18:57 : 06/09/2020
AKTUALITET

Rikthehet kaosi në kufirin grek/ Dhjetëra makina të bllokuara në doganën e Kapshticës

11:51 : 29/08/2020
AKTUALITET

Shkarkohet Drejtoresha e Hipotekës në Korçë, ja kush e zëvendëson përkohëshisht! Emri

16:58 : 27/08/2020
AKTUALITET

Plani i sigurisë anti-Covid/ Ja çfarë do të ndodhë në shkolla në 14 shtator

19:41 : 25/08/2020
AKTUALITET

Marrëveshja Izrael-Emiratet Arabe/ Rama: Shembull për tu ndjekur në rajonin tonë

18:55 : 13/08/2020
Para

Rritja e rasteve me Covid/ Vasili: Qeveria përgjegjëse, të dorëhiqet menjëherë

TË GJITHA

Greqi/ 22-vjeçari shqiptar plagos oficerin e policisë me thikë

13:53 : 10/05/2025

Zgjedhjet/ Prokurorët e SPAK “zbarkojnë” në 12 Qarqet e vendit

13:34 : 10/05/2025

Incidenti në Maqellarë, policia procedon Xhemal Gjunkshin dhe 3 të tjerë

13:31 : 10/05/2025

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025

Vrasja në Has, avokatja e Ylber Jakut: Babai i autorit i kërkoi policisë të shmangte krimin

12:55 : 10/05/2025

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

12:43 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com